Ndryshime në ligj: Sandër Lleshi, kërkon një drejtor për Policinë e Shtetit nga ushtria

6 Dhjetor 2018, 10:39Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, sipas burimeve të gazetës TemA, do të propozojë për të emëruar drejtor të Përgjithëshëm të Policisë nga radhët e ushtrisë.

Kjo strategji e Z.Lleshi duket se do të bëhet fakt, pasi sipas burimeve tona, ai ka dhënë urdhër për ngritjen e grupeve të punës për propozime, për ndryshimin e ligjit 108 “Për Policinë e Shtetit”.

Respektivisht, ai ka dhënë orientime për ndryshimin e dispozitave të nenit 13 të ligjit “Kriteret e emërimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë”.

Gjithashtu orjentime ka dhënë edhe për ndryshimin e dispozitave të nenit 14 të ligjit “Emërimi dhe Kriteret e emërimit të zëvendësdrejtorit të Policisë së Shtetit”.

Këto ndryshime synojnë injektimin e dispozitave që do të lejojnë emërimin në këto detyra nga ushtria.

Me këto ndryshime duket se Z.Lleshi do të pasojë me ndryshime të mëpasshme thelbësore në strukturat drejtuese të Policisë.(TemA)

10 komente në “Ndryshime në ligj: Sandër Lleshi, kërkon një drejtor për Policinë e Shtetit nga ushtria”

  1. i papami says:

    bravo ketij ministri

  2. Tironsi says:

    E coi policine per lesh dmth.Kjo ndodh vetem ne Afrike

  3. PAK DRITE says:

    O pall nuk ka lidhje profesionale ndermjet ushtris dhe policise.
    Ky ka te drejte se ne keto 30 vjet tankisti u be oficer policie, piloti of kembsorise apo oficere te ndryshem ushtrie u bene inspektora e shefa krimesh, e kuptoni se cfar katrahure eshte bere dhe vazhdon te behet ne kete institucion .
    Gavetaxhinjte po drejtojne anen profesionale te nje institucioni qe nuk ka lidhje profesionale me ta pra oficere ushtrie
    Ne vendet evropjane nje student qe mbaron degen polici , njihet si specialist i shkencave policeske.

    Bejuni kurse 6 mujore si ato te plepave oficerve te ushtrise dhe vazhdoni ti bini tambures per aritje.

  4. rrema says:

    O SANDER KARABINA, OFICERAT E USHTRISE DINE VETEM TE JAPIN URDHERA USHTAREVE DHE JO QYTETAREVE PRANDAJ HAP SYTE O KARABINE. JU TE USHTRISE JENI GJENERAL TE USHTRISE VDEKUR SE VETEM USHTRI NUK KEMI.

  5. artan kurti says:

    Po kur pijanecet qe drejtojne policin ose disa sektore te policise dhe nuk merren masa,si mund ti quajm.Kur drejtoret shikojne vatesit te pire dhe qe gethasin ne oborr dhe nuk marrin masa ,cfare te themi.Te kthehet drejtori i meparshem

  6. Vlonjati says:

    ..dhe dentisti u be gjinekolog.

  7. Martini says:

    Debilitetet vazhdojne.Edhe kjo mungonte.Nuk ka asnje lidhje midis formimit usharak qe edhe ky per oficerat.aktuale shqiptare eshte mizerabel(nisur nga shkolla qe bejne ushtrine shume modeste qe drejtojne,mungesen e armeve moderne qe kane ne perforim dhe forminin e ngrtitjen mizerabel kulturoro inrelektuale aktuale) dhe aktivitetit te oficerit te policise.Vendosja ne drejtim e.ushtarake.e le policine.shqiptare edhe 20.vjet te tjera prapa.Sander Dalakieza le te shohe se sa.vlejne oficert aktuale te policise.qe kane ardhur nga ushtria prej kohesh.Jane nul.Le ta drejtoje vemendjen nga te rinjte qe mbarojne ne perendim e.Turqi. Gjermani Itali etj.A e di Sandri.qe perm70 vjet shkollat me.te dobta ne Shqiperi kane qene dhe jane Shkolla.ushtarake dhe ajo e Saukut.Ky eshte nje nga shkaqet kryesore te prapambetjes mbreselenese te Minisyrise se brendshme historikisht e sidomos tashti.Mos.beni eksperimente te papergjegjeshme.Pasojat e te.cilave bien mbi shqiptaret.Shikoni rendimentin e punes dhe performancen mizerabel te prefekteve qe udheheqesi Edi emeroi me prejardhje nga ushtria.Nuk.eshte pergjegjesia e.Sandrit qe lindi katolik ose mbaroi shkolle ushtarake.Drejtuesit e policise duhet te jene ne krye te luftes kunder krimit te organizuar.Nuk do te drejtojne police qe vetem korin hashash.

  8. OPGJ says:

    Sander Lleshi me qe di te lexoje ne ghuhen angleze le te shikoje ma
    terialet dhe ligjet e perforimit te policise ne perendim.Ku perdorimi i ushtrise dhe kuadrove ushtarake per vendosjen e rendit dhe zbatimit te ligjes mundet te behet vetem ne ato raste kur rrezikohet serjozisht ekzistenca e shtetit.Perdorimi i tyre cenon rende demokracine.

  9. Martini says:

    Kur do te vendoset demokracia ne Shqiperi e te mare fund vasaliteti antiligjor antidemokratik e i plote i Drejtorit te Pergjithshem te policise nga Ministri i Brendshe.I cili zgjidhet subjektivisht e politikisht nga Kryeministri.Ai ne te shumten e rasteve ne Shqiperi ka qene Stropjo.Drejtori i policise se shtetit.duhet te jete personalitet me autonomi te plote te menduare e urdheruari vetem sipas ligjes.Shekoni drejtoret e policise ne perendim dhe krahasojini me keta sharlatanet tane te zgjedhur dhe urdheruar nga politike.E ne perf0undim Drejtori i ri gatitu dhe i serviloset edhe nje deputeti p.sh.si djalit te Fari Balliut.

  10. ermal says:

    PO VETINGU NE POLICI ,PSE NUK PO BEHET??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje