Njihuni me biznesmen që kërkon t’i zërë vendin e Angela Merkel-it

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Tre kandidatë po konkurrojnë për të zëvendësuar kancelaren gjermane Angela Merkel si kreun e konservatorëve kristiandemokratë (CDU), por një anëtar tjetër i partisë, biznesmen, tha se ishte i gatshmë t’u bashkohej tre kandidatëve të tjerë.

Andreas Ritzenhoff, aktualisht drejtor ekzekutiv i kompanisë ”Seidel” të produkteve të aluminit, është i bindur se një delegat në konferencën e CDU-së, të premten, do ta paraqesë atë si kandidatin e katërt.

Të tre kandidatët e deritanishëm, biznesmeni Friedrich Merz, sekretarja e përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn kanë bërë fushatë përpara konferencës, ku do të ketë një votim për të zgjedhur një udhëheqës të ri.

“Nëse nuk arrijmë të formojmë një komb të përbashkët europian brenda pak vitesh, ekziston rreziku që mundësia të humbet përgjithmonë”, theksoi Ritzenhoff.

“Politika e jashtme, mbrojtja, politika e emigracionit dhe politika industriale janë shembuj të portofolave ​​që duhet të grupohen së bashku në një qeveri europiane”, tha ai.

Ritzenhoff, i cili u bashkua me CDU këtë vit, deklaroi se do të luftonte për të përmirësuar infrastrukturën gjermane dhe për të investuar më shumë para në zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Merkel ka vendosur të braktisë frenat e partisë që ajo e ka udhëhequr që nga viti 2000 pas rezultateve të turpshme në zgjedhjet rajonale dhe rënien e vlerësimeve në opinionin publik.

Ajo ka në plan, megjithatë, t’i shërbejë kancelarisë deri në vitin 2021.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Njihuni me biznesmen që kërkon t’i zërë vendin e Angela Merkel-it”

  1. Shqipetari-Gjermani says:

    Pa Koment:FIton Herr Friedrich Merz…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *