PD, mos iu qas kësaj proteste!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mentor Kikia

Të gjithë jemi fajtorë që e shkatërruam këtë gjeneratë!

Ky është brezi i ri, që nuk e ka përjetuar kapërcyellin e epokave në 1990. Por ky është brezi që ka provuar ti vënë mësuesit në rresht, që në klasë të pestë, për të shkuar në mitingjet e PD-së dhe PS-së.

Ky është brezi që ka dëgjuar(me prova bindëse) se, që të fillosh punë duhet të jesh në FRESH, LRI dhe FRPD. Ky është brezi që prindërit po i nxisin të mësojnë gjermanisht, pasi e ardhmja e tyre nuk është më këtu.

Ky është brezi që për pedagogë kanë edhe nga ata që doktoraturat i kanë marrë copy-paste apo i kanë blerë në universitetet-punishte.

Ky është brezi i viteve 2000, por që mëson në standarte cilësore shumë më të dobëta se ato të 50 viteve më parë.

Ky është brezi, para të cilit të gjithëve ne duhet të na vijë turp që ia shkatërruam vendin ku ata lindën, ia shkatërruam shkollën, shpresën për të ardhmen dhe perspektivën e jetës.

Para tyre nga presidenti, kryeministri, ish-presidentë e ish-kryeministra, ministra e ish-ministra, deputetë e ish-deputetë, gjykatës, e prokurorë, gazetarë e dreqi me të birin bashkë, që në këto 28 vjet kanë kontribuar në degjenerimin e këtij vendi dhe kësaj shoqërie, pra të gjithë ne, duhet ulim kokën, pa patur kurajë për ti parë në sy.

Nëse ndërgjegja e këtij brezi është zgjuar, atëherë udha e mbarë!

Shembni çfarë ju mendoni se ju ka zënë rrugën. Ne nuk mundëm të bëjmë më shumë e më mirë.

Ju të opozitës, që fërkoni duart ndërsa shikoni këtë energji që u derdh rrugëve të Tiranës sot, jeni po aq fajtorë para kësaj gjenerate.

Mos i shikoni këta të rinj si shkallë ku do të vini këmbët tuaja të pista për të hipur në pushtet.

Bëni tutje nga ajo rrugë ku të rinjtë kanë vendosur të ngrejnë zërin e tyre, për të patur një arsim më dinjitoz. Nuk është rruga juaj ajo.

Ani, edhe nëse e kanë gabim. Është më mirë t’i shikojmë të rinjtë të protestojnë, sepse mbetëm duke i parë vetëm duke ikur rrugëve të botës.

Shpërndajeni këtë thirrje. Le të jetë një himn për të rinjtë dhe një shuplakë për ne të tjerët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në “PD, mos iu qas kësaj proteste!”

  1. Ai qe qesh se nuk qan dot says:

    Bravo Mentor.!!!!!!!!!

    1. prizem says:

      Bravo i thone gomarit kur del nga balta .. dhe Mentori vetem gomarlleqe ka thene ketu duke u bere pale me nje tufe negelesish parazite qe ne vent te auditoreve frekuentojne kafenete. Mblidheni mendjen se aresimi i larte nuk eshte i detyruar dhe si i tille nuk mund te paguhet i gjithi me taksat e shqiptareve.

  2. syri says:

    Te vjen keq por kjo tregon nivelin e inteligjence se studenteve! Une mendoj qe keta nuk meritojne te jene ne universitet! Provim ne vjeshte?! Ruana o Zot! Nuk e di se si Tosi dhe Andi do te komentojne kete proteste! Si te varfer apo si parallinj llapaqensh?

  3. Albi says:

    Mir e ke o Mentor po a mundet qe ku lloj brezi te kete ideale te medha !?
    Vertete jane derdhur rrugeve po ata rrugeve i ke gjithmone vetem se ne baret e bllokut. Shiko kauzat e tyre jane te gjitha qesharake prej te perkedhelurish.Me e keaja eshte se keta maxhorenominorenet nuk kane shembuj meritash prandaj morali dhe mendimi i tyre ka degjeneruar ne kerkesa qesharake prej deshtakesh.
    O KALAMOJA MESONI RRITUNI BENI SAKRIFICAT QE MERITON DIPOLMA KONKURONI ME DIJE dhe pastaj NGRIHUNI TE SHPORRNI KETE TUFE MJERANESH QE KA PUSHTUAR KETE VEND NGADO.

  4. Konti i Monte Krrabes says:

    Ky shkrim eshte postulat dhe le te sherbeje si nje këmbane qe bie mbi kokat e qelbura te presidenteve, kryeministrave, ministrave dhe gjithe deputeteve te pjerdhur dhe te mykur qe nga viti 1992 e deri sot qe nuk bene asnje gje per kete vend, por u pasuruan per vehten e tyre. Duhet forcuar kjo levizje nuk duhet politizuar nga politikanet e dhjere dhe te paafte, por te ndergjegjesohet populli i thjeshte qe te shfarosin politikanet shqiptare te te gjithe kraheve, duke filluar nga presidenti, k/ministri dhe gjithe soji dhe sorollopet e deputeteve te krimbur . Studentet jane heronjte e sotem.

  5. xhokonda says:

    keni te drejte kikia. por ne na mbyten militantet. o njerez nuk me ushqen partia me ushqen djersa e ballit. te ulen tarifat sepse per vete keta politikane perverse i kane te siguruar kelyshet e tyre.dhe mua me dhimset femija im jo femijet e partise. o militante injorrante qe zanat keni ti lepini kepucet shefit

  6. xhokonda says:

    keni te drejte kikia. por ne na mbyten militantet. o njerez nuk me ushqen partia me ushqen djersa e ballit. te ulen tarifat sepse per vete keta politikane perverse i kane te siguruar kelyshet e tyre.dhe mua me dhimset femija im jo femijet e partise. o militante injorrante qe zanat keni ti lepini kepucet shefit

  7. Durimi says:

    Ai eshte brezi qe xhilrt lakuriq ne mes te melcizit

  8. Epirioti says:

    Derisa ti dhe siamezët e tu në mizëri, keni brerjr ndërgjegjjeje për çfarë i bëtë këtij brezi, atëherë qepe gojën dhe ule kokën. Jepi mundësi ndonjë prej atyre të shkruaj në gazetë e të flasin në median televizive, pêrditë, kudo, derisa ti kuptojmë e pastaj tu hapim rrugë e t’i ndihmojmë. Lerini të flasin, të shfryjnë, të gabojnë madje, siç bëmë edhe ne dikur. Shkrimi tregon se nuk të bren ndërgjegjja fare, por është një shans që ju jepet juve “megaeditorialistëve” për tu shfaqur diçka, se as emrin dhe qëllimin nuk ua kuptoj dot.
    Unë, ndryshe nga ty dhe sojsëzët e tu majtas e djathtas, bëra shumë, sa munda, por nuk më latë më sepse ishte koha e “të kapim ç’të kapim, të rrëmbejmë ç’të rrëmbejmë, të plaçkitimç”të plaçkitim”, si pushtues të huaj, si prapanik dhe kundërshtar të qytetërimit, sepse andej erdhët, me hejben në fund të shkopit me pak bukë misri e djathë.
    Normale që duhet t’ju vijë turp, edhe pse gënjeni se jeni të gjithë plagjiaturista.

  9. H says:

    Kompleksi i rëndë i injorancës së thellë që ka pushtuar rininë shqiptare, është terreni pjellor për zhvatjen rrënqethëse që i bëhet familjeve dhe kombit shqiptar. Universitetet në shqipëri janë si ato indulgjencat që shiste vatikani në kohën e reformës Luterane. Copa letre ku vërtetohet që je i kulturuar edhe pse personi vetë e di që nuk është i kulturuar. Shpreson që ta besojnë tjerët,se ai e di të vërtetën.

  10. Viola says:

    Mund te kete probleme per te diskutuar por parimisht jam dakort me Hilen dhe mbase ja vlen qe te lihen gjera mangut ne ndonje sektor dhe te ktheget me shume interesimi per edukimin dhe te arthmen e rinise.

  11. bureto says:

    Të krijohet një qeveri me studentë. Të hartojnë ata një buxhet që të kemi universitete elitare, dhe pa studentë vjeshtukë dhe jo vjeshtukë, por që këta të dytët i marrin provimet me ndonjë pesë me para, universitete pa pedagogë të korruptuar. Buxhet për kushte jetese di jitize në konvikte, të ndërtohen shkolla që të eliminohet mësimi me turne dhe ne 20 nxënls për klasë etj. Gjithashtu buxheti i tyre të sigurojë një shëndetësi falas dhe të cilësisë maksimale, me rtoga si të europës për mjekët dhe infermierët, që të mos na ikin, buxhet për një bujqësi që të jetë konkuruese në tregun europian duke eksportuar produkte të çertifikuara. Rroga dinjitoze për policinë dhe ushtrinë, adminustratën shtetëror të të gjithë niveleve si premisë për uljen e fiktivitetit dhe korrupsionit, sidomos në fushën e shërbimeve. Buxhet që brenda mandatit të saj, të ndërtojë të gjitha rrugët deri në fshatrat më të thella, por pa koncesione dhe pa PPP. Buxhet i cili të parashikojë rritjen e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike. Buxhet që të shpronësojë 100% pronat me e pa leje që nevoitet të prishen për interes publik. Buxhet që brenda mandatit të qeverisë me studentë, por edhe me disa pedagogë sigurisht, që të mubdlsojë shpërblimin dhe kompensimin e pronarëve të ligjshëm të shpronësuar nga regjimi komunist, pronat e të cilëve janë zaptuar nga ata që kërkojnë legaluzim të paligjshmërisë, përfundimin brenda nandatit të saj dhe kompensimin e të burgosurve politikë, që punuan galerive të minerave dhe tharrjen e kënetave, ku disa lanë dhe kockat.
    Ja pra kjo duhet të jetë qeveria e Parajsës Studentore, që nën udhëheqjen shpirtërore të profetëve majtistë Lubonja, Kokëdhima, Blushi dhe ushtarake, më falni luftarake, të strategut të revolucionit proletar Berisha, gjeneralëve të tij Basha, Vasili, lesi dhe oficerëve taktikë ( të luftës trup me trup) të rangjeve më të ulta si Salianji, Balliu, Paloja etj.
    O këtë qeveri ose rrugë tjetlr s’ka. Do ngelen të gjithë të kënaqur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *