Po ai që vodhi lopën s’ka ndonjë faj?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Çapajev Gjokutaj

Kanë hak që janë kaq të revoltuar, thashë parmbrëmë me vete, ndërsa po shihja në tv se si po shembnin një shtëpi tek Unaza e Re.

I lanë të ndërtonin pa leje, i sorrollatën vite të tëra, ‘legalizim sot e legalizim nesër’ dhe tani vijnë dhe u bëjnë pluhur e hi mundin e një jete të tërë.

Por dje mbasdite, i bllokuar në trafik për gati një orë nga që protestuesit kishin bllokuar rrugën, nisa të ndryshoj qendrim.

Kanë zaptuar pronën e tjetrit dhe kanë ndërtuar pa pyetur për ligj e për moral. E si të mos mjaftonte kjo kanë njëzet e kusur ditë që po u pëlcasin buzën qindra qytetarëve, që puna e halli i bien të kalojnë këndej.

Dhe shumica e këtyre buzëplasurve të bllokuar në trafik janë qytetarë të rregullt, s’kanë zaptuar pronën e tjetrit, kanë paguar rregullisht drita e ujë e s’i kanë hyrë në hak kujt.

Si më kaloi vala e parë e mllefit, me që kohën e kisha me bollëk, nisa ta mendoja gjënë më gjerë e më nga larg, medemk të filozofoja.

Eshtë mbushur vendi me ndërtime të paligjshme. Një aty, një këtu, pa pyetur për tokë buke, kolektor, zonë e përmbytshme e ku e di unë se çfarë.

Shumë janë shembur e të tjera do të shemben. Toka arë është shpërdoruar si të ishim në stepat e rusit dhe jo në skërkat e një vendi kryesisht malor.

Këto ndërtime, një këtu e një atje, kërkojnë e do të kërkojnë qimet e kokës të furnizohen me energji, ujë etj. Páre, mund e djersë të shpura dëm. Dhe jemi populli më i varfër i Europës.

Ç’e do mall e ç’e do gjënë, kur s’ke shtetin për të qenë, shpotita. Pa e shijuar akoma mirë parodizimin e proverbit për gruan, m’u kujtua skeçi: Po ai që vodhi lopën s’ka ndonjë faj?

Po ne të tjerët, që bëmë sehir këtë vaterlo dhe vazhduam të tregojmë përrallën e lashtë për dheun e të parëve, që është i shenjtë dhe i paprekshëm, kemi a s’kemi ndonjë faj?

Dhe dolëm çdo herë të votonim kush njerën e kush tjetrën palë të parisë. Jo për gjë, thjesht për të luajtur thiatron e demokracisë.

Kemi ngec në semafor, thashë me vete, dhe m’u kujtua ajo kënga e Portokallisë. Sipas kokës edhe festen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Po ai që vodhi lopën s’ka ndonjë faj?”

  1. "BOHOTINA" says:

    Z. Çapajev! Bukur mire e ke trajtuar. Si gjithe jeten qe ke shruar mire. Forca e ligjit duhet te vendoset. Sa i perket tokes se punueshme eshte bere krim i pandreqshem. Dil ne Kruje dhe shih fushen nga Lezha ne Tirane. Te shfaqet nje fshat i stermadh qe te vret syte duke u prishur nje fushe e mrekullueshme e dranazhuar qe kishte rendiment te madh prodhimtarie.
    Tek ne u be hataja dhe jo vetem per temen qe trajtoni juve, por per gjithçka. Per kete mua me kujtohet ajo shprehja e Shvejkut: “Tere rruget ne Buqojevice me çojne”. Mua tere rruget me çojne tek Saliu, per gjithe poshtersite e ketij vendi. Jo larg. Shko ne Kosove te shikosh fshain – fshat, qytetin – qytet dhe jo rrumpalle. Nje dite te plote kam ecur nga me makine nga Sofja ne Stamboll. Tere kete dite nuk pash asnje kolibe qeni te ndertuar jashte rregullave.

  2. ben says:

    Nje sarkazme e perdorur me efikasitet. Jemi bere per te qeshur e per te qare. Vetem tek ne, hajdutet e nje prone quhen pronare te ligjshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *