Protesta, Spiropali: Ministria e Arsimit u surprizua, lajm i mirë që studentët janë një trup me vetëdije që organizohen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputetja e PS-ës, Elisa Spiropali e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, ka komentuar protestën e studenteve, duke e cilëuar atë si një lajm të mirë.

“Është një lajm i mirë që studentët janë një trup me vetëdije që organizohen”, u shpreh ajo. Spiropali, tha se protesta e studenteve 7 muaj pas miratimit të VKM-ës, e kishte kapur në befasi Ministrinë e Arsimit dhe heqja e saj brenda ditës ishte arritje.

Një koment të parë për këtë protestë?

Ne me protestën e studenteve nuk kemi asnjë problem. Përkundrazi zëri i studentëve për të ngritur problematikat, është më mirë të shprehen të ballafaqohen dhe të gjendjet zgjidhja. Ajo që bëri ministria sot, ishte diçka e mirë, u mirëprit me një rezultat konkret. Nuk e konsiderojmë tërheqje pikën 4 të VKM-ës. Fakti që shqiptarët i vendosin kaq rëndësi shkollimit të tyre, është një lajm shumë i mirë.

Është pikërisht kjo arsyeja pse qeveria vendosi të bërë një reformë të Arsimit të Lartë për t’i dhënë autonomi. A ka probleme në Universitet? Sigurish që ka. Po ashtu sa reflektohet buxheti që u rrit, pra ka një zinxhir të gjërave që duhen adresuar që studentet dhe familjet e tyre të marrin ata që meritojnë. Është kërkuar të ngrihet një këshill i përbashkët pune me Rektoratin, ne jemi dakord.

Ishte tërheqje?

Nuk e konsiderojmë tërheqje një kërkesë që e konsiderojmë të arsyeshme. Janë disa nga rektorët që e kanë kërkuar, për studentët që shtyjnë provimet, diplomat, ndaj edhe u vendos. Ajo që vëmë re është se nuk ka patur një komunikim nga ana e universiteteve. Po flasim për një universitet, që të jetë i vetëmjaftueshëm.

Firma e VKM-ës i përket qeverisë?

Ne kemi një tendencë që gjithçka ta lidhim me qeverinë, kjo VKM është e 7 muajve më parë. Edhe ministria ka patur një lloj surprize, se kjo VKM është bërë 7 muaj më parë. Kjo protestë ka qenë diçka spontane e bërë aty për aty, dhe VKM u hoq brenda ditës. Është një lajm i mirë që studentët janë një trup me vetëdije që organizohen.

Është kjo një formë goditje për qeverinë?

Në një vend që është i lirë dhe demokratik, këto protesta janë të zakonshme.

Është shprehje e një pakënaqësie të madhe?

E kam shumë të qartë pyetjet dhe secili analist dhe media e komenton sipas interesit të tyre apo pronarëve. Ne vuanim shumë kur ishim në opozitë sepse presioni i Rektoratit ishte aq i madh sa nuk guxonin studentët. Reforma nuk është e vjetër ka nevojë për kolaudim. Besoj se një pjesë e madhe e vëmendjes së ministrisë dhe Dekanatit, duhet të shkojë për të përmirësuar këtë raport të deformuar me studentët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Protesta, Spiropali: Ministria e Arsimit u surprizua, lajm i mirë që studentët janë një trup me vetëdije që organizohen”

  1. oli says:

    FOLI dhe kjo shuruflla e doganes ,,,,qe erdhi pa breke ne bythe nga amerika dhe e futi edi rama te pasurohet tek dogana,,,,,ndenji 1 vit dhe vodhi 2 million dollare…///kjo do arrestuar nje ore e me pare,,,bashke me afrim qendron dhe edi ramen per vjedhjet unazes..////

  2. nori says:

    PSE nuk I jepni komentet ju pisat e temes,,/////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *