Që Universitetet, të prodhojnë studentë!

6 Dhjetor 2018, 18:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Studentët shqiptarë kanë të drejtë të jenë të revoltuar. Ata janë të varfër, të pashpresë dhe me shumë pak shanse të jenë të shkolluar mirë, edhe nëse arsimohen falas, edhe nëse arsimohen me lekë, dhe me fare pak shanse për punësim.

Problemi më i madh që ka sistemi ynë arsimor sot, është se Universitetet janë kthyer në një gënjeshtër të madhe, që japin diploma, por jo arsim cilësor. Me gjithë ndërhyrjet në sistem në vitin 2014, me mbylljen e dhjetra “fabrikave” të diplomave, tregu i arsimit mbeti ende i varfër, i korruptuar, dhe mbi të gjitha, Universiteti publik, shkëlqen nga korrupsioni, paaftësia dhe pafuqia për t’u menaxhuar si institucion i pavarur.

Nuk jam shumë entuziast, pse studentët fituan të drejtën që të mos paguajnë kur përsërisin provimet, apo kur i mbartin ato. Është një detaj banal në pirgun e madh të plehut të arsimit në Shqipëri.

Ndaj, e vetmja gjë për të cilën mund të gëzohen studentët sot, është që qeveria reflektoi nga protesta e tyre, por jo për atë çfarë ata kërkojnë.

Ajo çfarë studentët i bën të sigurtë, në një sistem arsimor në Shqipëri, nuk janë thjeshtë tarifat, por arsimi cilësor dhe siguria se kjo cilësi përfillet nga tregu i punës në të ardhmen.

Dhe arsimi cilësor vjen nga një treg i hapur, konkurrent mes Universiteteve publike dhe atyre private, nga një rankim dinjitoz i Universiteteve dhe nga ndjeshmëria që tregu i punës do të ketë ndaj kësaj cilësie.

Në fillim duhet nisur me studentët cilësorë.

Shqipëria duhet t’i garantojë çdo djali dhe vajze të këtij vendi, qoftë fëmijë e një fshatari pa bukë, apo një milioneri, apo zyrtari, që nëse është i talentuar, nëse është i shkëlqyer në mësime, të shkojë në Universitet i paguar nga shoqëria. Në dispozicion të tyre duhet të jetë fondi i ekselencës, bursat që duhet të akordojnë vetë Universitetet, dhe një sistem i tërë përkrahjeje, në mënyrë që asnjë fëmijë i talentuar i këtij vendi të mos mbesë pa shkollë, për shkak të mundësive ekonomike.

Kështu ndodh edhe në Perëndim. Nëse ty të pranojnë Universitetet më të famshme të botës, gjithmonë gjendet dikush që ta paguan shkollën, edhe pse është super e shtrenjtë. Në shumë raste ta paguan vetë Universiteti. Dhe këtu jemi tek beteja për të formuar elitën tonë universitare në vend, ndaj duhet të investojmë.

Së dyti, duhet të kemi pedagogë cilësorë. Mjerisht, shumica e trupës pedagogjike të Universiteteve tona, është mediokre, e korruptuar dhe me një formim akademik të diskutueshëm. Garda e vjetër e profesorëve të vërtetë, formuar nga shkollat e vjetra ruse, apo perëndimore, tashmë kanë ikur dhe pedagogu më popullor quhet Artan Fuga, meqë shkruan përditë në gazeta dhe Facebook.

Fallciteti i gradave dhe titujve shkencorë, plagjiatura që ka bërë kërdinë mbi këto tituj, dhe klientelizmi i mënyrës se si është formuar piramida e trupës universitare, duhet të pësojë një tërmet. Çdo Universitet privat apo publik, duhet të ngrejë urgjent institucionin anti-plagjiaturë, dhe duhet të detyrojë çdo pedagog që ka tituj shkencorë, të riformatojë punimet e tij shkencore në formatin e kontrollit të plagjiaturës dhe të verifikojnë punimet e tyre. Kujtoj që gradat shkencore fallco në Shqipëri kanë efekt financiar, pasi për to paguhen, dhe është detyrim që ato të verifikohen, pasi nuk është vetëm vjedhje e pronës intelektuale, por dhe dëm financiar shkaktuar shtetit. Mund të ketë një amnisti për të mos u ndëshkuar për manipulimin, por absolutisht duhet hequr çdo gradë apo titull shkencor fallco në këtë vend.

Më tej akoma, gara në Universitete nuk duhet të jetë kush mbledh më shumë lekë nga studentët, por kush Universitet bën më shumë lekë nga kërkimi shkencor dhe nga të qënit i dobishëm për shoqërinë. Universitetet më të famshme në botë, nuk jetojnë me lekët e studentëve, edhe pse ato pagesa janë aq të larta, sa të marrin shpirtin. Ato jetojnë me kërkimet shkencore dhe projektet që i shesin tregut.

Kur Universitetet tona të arrijnë këtë, do të jetë lajm i mirë.

Së fundmi, dhe e di që kjo është anti-popullore, por duhet të ndalim masivizimin e Universitetit, duke e parë atë si një rrezik real për shoqërinë. Pashë një status të Sali Berishës që thoshte se në protestë kishte 120 mijë studentë… Kjo nuk ka rëndësi për shifrën në protestë, se dhe dhjetë mijë bëjnë punë, por ka rëndësi për shoqërinë. Nëse Shqipëria prodhon 120 mijë studentë këtu, arsimi i lartë në këtë vend ka marrë fund.

Universiteti nuk është arsim i detyruar parashkollor, apo 9 vjeçar. Universiteti është standard, është cilësi, është elitarizëm dhe jo populizëm. Të talentuarve duhet t’ua garantojmë Universitetin pa lekë dhe t’i kërkojmë aty ku janë. Të tjerët duhet të mësohen të jetojnë me një sistem arsimor i cili të pranon për të filluar shkollën, por nuk e ka detyrë të të kalojë doemos dhe të shqetësohet për çdo hall tëndin. Ndryshe Universitetet në vend të studentëve, do të prodhojnë vazhdimisht protestues, dhe do vrasim me duart tona studentët e talentuar, ata që shkojnë për të mësuar aty.

Në këtë pike, qeveria mund të adaptojë sistemin amerikan të kredive studentore, që shlyhen pas studimeve, por kjo kërkon një treg pune të sigurtë.

Tregu i punës, i cili është kriteri kryesor që rankon Universitetet në Perëndim, në një vend të korruptuar si i yni, do të vrasë shpresën për meritokraci, pasi studentët e talentur, do të humbasin si gjilpëra në kashtë, në masivizimin e Universiteteve.

Tani të shkosh në një treg universitar që ka mbi 100 mijë studentë jocilësorë, ku shumica e tyre punojnë në Call Center-at e Gones, për të shtyrë ditët në Tiranë, dhe kur mbarojnë askush nuk ka dëshirë t’i marrë në punë, pasi i konsideron të pakualifikuar, është një tragjedi shumë më e madhe, se sa ajo që duhet të paguajnë pak më shumë, nëse ka provim të mbartur.

Në vendet me arsim cilësor, një provim i mbetur është një goditje e rëndë jo vetëm financiare, por dhe cilësore për studentin.

Në Universitetet angleze përshembull, nëse mbetesh në një lëndë, kur e përsërit atë, edhe pse mund të marrësh notë të shkëlqyer “A”, të quhet thjesht notë kaluese, duke ta ulur mesataren në mënyrë poshtëruese. Dhe kjo bëhet për ta kuptuar se ke ardhur për të mësuar dhe jo për të ngelur.

Ndaj beteja themelore duhet të mbetet beteja për arsim cilësor, për të garantuar çdo student të talentuar të këtij vendi që të arsimohet falas, dhe për të ndalur masivizimin e arsimit të lartë, si një mënyrë kriminale për të relativizuar vlerat e elitës universitare në Shqipëri.

Ndryshe jo vetëm që këto Universitete nuk do prodhojnë studentë, por më keq akoma, do të prodhojnë një kategori sociale që gjithë jetën do mallkojë veten që ka humbur kohë në Universitet dhe do të ndjehet e paaftë për të bërë diçka në këtë vend.

30 komente në “Që Universitetet, të prodhojnë studentë!”

  1. Andrea says:

    Merommos u hidh deri ne Amerike per sistem arsimor. Hidh syte ne vendet fqinje qe kane psk a shume nje strukture si ne: Greqi, Maqedoni, Serbi, Bullgari etj. Ti zotrote pagove per universitetin? Jo, perkundrazi ke marre dhe burse. Arsimin cilesor Naim Cili do na e beje me 200 doktoratura ne vit?

    1. Me durim says:

      Andrea, Merua nuk pagoi se ishte sistemi Enver Hoxhes qe duhej te kishe mbi 2000 leke te ardhura ne muaj per antar familje qe te mos merrje burse shteti. Por ama atehere une s’paguaja taksa direkt. Sot une te paguaj taksa dhe ti hashe ti, kjo nuk shkon. O ti, o une.

      1. Adi says:

        Po ti qe paguan taksa nuk ke hallin se po t’i vjedhin qindra milion me ppp e me kompani offshore?!!! Po te marrim 40 milion per 2 km rruge?!!! Ke hallin se mos paguash 2 lek me shume per studentet? Apo kur t’i vjedh partia s’ka problem

    2. NY. says:

      NGRIHUNI STUDENTE,I GJITHE POPULLI PRET NGA JU, BEHE
      VENDIN TEND SI GJITHE EUROPA, FITOHE DINJITETIN QE TE TAKON
      MOHOUAR NGA XHUNGLAT E KRIMIT POLITIK.BEHU AI QE DO TE JESH
      O SHQIPETAR,BEHU AI QE JE, QYTETAR I RESPEKTUAR I EUROPES.
      LARGOJINI, ATA JANE TE GJITHE NJESOJ,ZGJIDHNI MIDIS JUSH,RINIA
      I KA TE GJTHA MUNDESITE PER TE SJELLE NE PUSHTET ATA QE MERITOJNE
      KENI SHUME,I GJENI KUDO BRENDA DHE JASHTE,GJAK I PASTER KOMBETAR

    3. prizem says:

      Jashte dembelet dhe parazitet nga Universitet shqiptare…Studentet te ndjekin te njejten rruge si koleget e tyre ne perendim dhe SHBA ku ju duhet te punojne dhe marin kredi ne banke per te paguar shkollen. Aresimi universitar nuk eshte i detyruar dhe si i tille barra nuk mund te mbahet vetem nga shteti. Mos u perdorni per nje kauz qe nuk eshte e tille asgjekundi.

  2. Lexues says:

    Kredi studentore si ne Amerike? Ne cfare planeti jeton mor zoteri? Borxhi studentor ne Amerike dhe Britani po i nxin jeten miliona te rinjve. Imagjono ta fillosh jeten profesionale me 30-40 mije dollare borxh a me shume. Skllever me kravata jane. Ne gjithe Evropen kontinentale arsimi i larte eshte falas ose me tarifa simbolike. Mos te te genjeje mendja se cilesia e te diplomuarve franceze, gjermane apo nordike eshte inferiore ndaj amerikaneve. Thjeshte keto shoqeri kane nje sistem ekonomik dhe shoqeror me egalitar.

    1. Adi says:

      Shume dakort! Na e shpifen keta “liberalet” ekstrem. Ishte dashnore te stalinizmit te konvertuar ne liberale ne ekonomi. Shqiperia ne 90 ne vend te ndoqte terapine e shokut duhet te kishte perpjekur te merrte modelin social-demokrat nordic. Sot do ishim diku, kurse ne vec nderruam dogmat e komunizmit me dogmat e ekonomise se tregut

  3. asnjones says:

    Ndryshimi i vertete do ndodhe nese , qe neser , pedagoget dhe profesoret do zevendesohen me studentet qe protestojne. ,kunder tarifes per kreditet e provimeve te mbartura . Mbetet vetem per tu kuptuatr nese do ishte hop cilesor apo sasior.

  4. erion brace i verteti says:

    Andrea ti les re malaka?! Greqia eshte lodhur ca, po eshte akoma shume xhiro para te tjereve …

  5. Miri says:

    O Andrea I shkreti ti.Ne socializem nuk paguhesh arsimi she 90% shkonin me merite.Ne kapitalizem paguan qimet e kokes the dalin studentet me nje mal me borxhe ne kurriz.E cfare studentet se.Jo si kta qe paguajne 300 euro per lende the rrijne kafeneve e klubeve.Dashke zotrote te punoj une per kta drogaxhinjte dhe imoralet qe nuk dine te shkruajne emrin e tyre.

  6. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Kabim e ke analizën e analizuar o Mero
    rëndësi ka t’a mbarojnë, qoftë edhe me pesa
    Ne kemi mjaftueshëm ishstudentë ekselentë
    si Saliani, Ballgjoni xhunior, apo si Supermbesa!

  7. Lumi says:

    Shoqeri rrumpalle, asgje nuk po zgjidh. Bejeni universitetin te detyrushem. Prinderit punojne studentet bredhin kafeneve.

  8. Zigur Qarri says:

    Nuk mund te keshë arsim cilësorë,pa pasur politikë cilesore,nuk mund te keshë pedagogë cilësorë ,pa pasur politikanë cilësorë.
    Nuk i hyne ne pune titujt shkencore ne Ekonimi Z. Shkelqim Cani,perderisa u zevendesua nga nje gjysmak si Arben Ahmetaj.
    Si mund te reformohet arsimi pa u reformuar politika,pa u bere vetingu per politikanet?!Mesuesit e nje Shkolle 9 vjeçare,i dergojn
    zyrtarisht nje leter Ministres,ku protestojn kunder emerimit te Drejtorit te paafte,me dipllome (te blere)por pa mbaruar gjimnazin.
    Ministrja Nikolla e hedh poshte kerkesen e mesuesve,por pa e argumentuar.Drejtori injorant,dikur militant i PD-s,kishte kthyer
    pllaken per tu bere militant i zjarrte i PS-s.Ministrja Nikolla si militante e thekur ne te dy sistemet,di ta vleresoje fort mire rendesine
    e militanteve per te mbajtur pushttetin.Askujt nuk i ka interesuar forcimi i institucioneve shtetrore deri tani,por vetem i pushttetit.
    Dhe ja ku eshte situata.Sipas ish zv/Ministrit Taulant Muka,”Rama i kërkon llogari ministrave për numrin e “Like” dhe “Share” që
    kanë marrë gjatë javës në Facebook.Dhe në mbledhjen e parë të qeverisë Shqiptare ku mori pjesë (7 Nëntor), fliste vetëm një individ,
    Kryeministri (KM) i vendit ndërsa të tjerët mbanin shënime. Pjesa e parë ishte formale, KM i vendit lexonte vendimet dhe vetë pohonte “Miratohet”.Eshte mese e qarte,ai qe duhet te largohet i pari,eshte bojaxhiu Edvin Rama,qe ka marre peng PS-n dhe Shtetin shqiptare.
    “Ministrja Lindita Nikolla, 32 vite më parë, nuk ka qenë studentja ekselente. Lindita Llesh Gjergji, nuk ka qenë aspak e fortëdalluar
    në universitet, dhe rezultatet e saj ishin të larta, më së shumti në lëndët ushtarake, ato partiake dhe në zbatimin e çdo detyre të
    organizatës bazë. Një mesatare specialitetesh 5.9, mesatare e përgjithshme 6.8, dhe shoqërore 7.2, janë të dhënat e tre viteve të
    para të studentes në fakukltetin e Shkencave të Natyrës, që sipas pedagogëve të saj, ishte e vullnetshme. Studentja Gjergji, ishte
    e gatshme të kryente çdo detyrë që i ngarkohej nga organizata e rinisë, sigurisht. Kështu shprehej para 32 vitesh presidenti socialist
    Rexhep Mejdani, dekani i fakultetit në ato vite, teksa përcillte rekomandimin për studenten, e cila përpiqej të ndërronte degë, nga
    që nuk po ishte aq e suksesshme në shkencat ekzakte. Në dhjetor të vitit 1986, Gjergji ndërpreu studimet duke shpresuar të
    kalonte në një tjetër degë më komode për të. Por kryeministri Rama, duket se nuk ka pasur aspak kujdes të mësojë për mesataret,
    por më tepër sesa për rezultatet e larta, i duheshin bindja ndaj organizatës së rinisë atëherë, dhe të asaj të rilindjes tani. Zonja
    ministre prej dy ditësh nuk përballet dot me studentët, ndërsa pret twitterin e shefit të saj kryeministër, për t’u orientuar, se cila
    do të jetë përgjigjja ndaj të rinjve të universiteteve.

  9. Krio says:

    ku lejohet privati te hapi universitet. ky esht krim. aq me keq po e hapen te huajt.
    Mero studentet dhe familjet e tyre sakrifikojn. kujdes se nuk mund ti shash.
    Cili i iu nenen me universitete me doktoratura.
    ne tv vetem privati jep reklama
    sheh gjith ministra kan bere universitete. Memushi Ruka Mariglen Spiro Bamir Topi. hajdut me cizme
    ca t them me. kush me pjerdh mua nga pushtetvjedhsit

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, zgjidhet dhe ky problem dhe duhet te filloje nga shkolla e mesme. C’do shkolle e mesme ne Amerike ka nje test ne fund te vitit qe te bej. Nuk eshte test per shkollen e mesme (ajo eshte vecas), por eshte per hyrjen ne shkolle te larte per kualifikim (Esej test). Duhet te kalosh shkollen e mesme sigurisht dhe kur ben testin parauniversitar, perqindja e finalizimit te testit te tregon me perqindje a je I denje per shkolle te larte apo jo.. Duhet te dali ky test Mero qe studentet duhet te kuptojne te vazhdojne shkollen e larte apo jo dhe sa mbrapa jane nga ky test qe mos te harxhojne kot para dhe kohe. Po ishte 50% ose 60% te ketij testi, ti s’je I denje te shkosh dhe harxhosh para dhe kohe per dicka qe je kaq mbrapa. Shko e apliko per shkolle zanati pastaj.. Kjo do ta ndihmoje BIG TIME jo vetem te rinjte qe jane bere si miza lisi ne shkolle te larta por shkurton dhe pedagoget e korruptuar duke e bere stafin me cilesor. Dil me test parauniversitar dhe beje me detyrim qe po nuk kalove 70% te testit, ti nuk mund te kualifikohesh me parat e taksapaguesve por qofte edhe te tuajat. I njejti standart duhet te aplikohet edhe ne shkollat private. Mos e mbushni shkollen e larte me kokebosha qe gjysmen e shkolles se mesme ja kan kaluar kafeneve dhe tani gerthasin se kane ngelur ne teste duke hyre ne shkolle te larte pa asnje pengese.. Mos I lejoni ne shkolle te larte me mesataren e shkolles se mesme, por me test gjitheperfshires se c’fare kane mesuar ne te gjithe 4 vjetet e shkolles se mesme..

  11. sali says:

    NE CILIN VEND TE BOTES KENI PARE JUVE QE UNIVERISTETI ESHTE FALAS.eSHTE FALAS DHE JEPEN NDIHMA NGA SHTETI VETEM PER ATA STUDENTE QE JANE TE SHKELQYER.TE TJERET TE PAGUAJNE PER ATE QE DO MARIN

    1. Adi says:

      Ne Gjermani, Austri, France, Suedi, Hollande. Te mjaftojne?

  12. Shaqo says:

    Ne monizem qe te fitonje nje te drejte studimi ne universitet, duhej te kidhe note mesatare 8 e siper, nen 8 nuk behej fjale per te drejte studimi.
    Sot nga 5 dy-tre vite para reformes arsimore, u rrit be 6.5, qe per mua edhe kjo note eshte e nivelit 4 te sistemit te kaluar, degjojme lajme se nga 30 mije maturante fitojne te drejten e studimit 40 mije.
    Eahte e tmerreshme. Prandaj dhe mbasi u harxhojne edhe ato pak leke qe kane prinderve, mbas universiteti punojne kamariere apo ne call centre.
    Kjo eshte fatkeqesi kombetare.

  13. Korkodili says:

    Nuk kia intelektual prodhimi , Inxhinjer elektrik, mekanik , gjeollog ,kimist, laburant et etj s’ke ku i ushtron keto profesione
    nuk ka pune per studentet qe mbarojne , i prishen vendet e punes mbas 1991 si uzina e fabrika, kombinate tekstili etj , i shiten per skrap dhe bashke me ta shiten edhe universitetin.
    Nuk ka c’na duhet universiteti ku do te ushtrohen . ,
    Ne shqiperi kerkohet puntor per te qepur sutjena, brek ,kanatjere.
    E goditen intelektualin e prodhimit.
    SKLLAVERI moderne .

  14. drino says:

    Analize teper e sakte. Niveli i universiteteve eshte ZERO. Nuk do flas per kushtet ne konvikte se ato gjithmon duan rinovim por ne keto shkolla hyjne student me nivele medioker dhe ne fund diplomohen dhe dihet qe paguajn. Nuk ka universitet ne bote qe te ndodhi ky fenomen. Ketu u la arsimi qe ish ne diktature dhe qe dolen breza te arta dhe u krinuan sbkollat e Saliut ku regjistroheshin 100 dhe diplomoheshin200 apo 300 mender student. Ne cdo vend te botes jo cdo person eshte i afte te mbaroi nje shkolle te larte si ketu te ne dhe me e keqja jane universitetet private ku mjafton te paguash diplomen e merr.

  15. kafeneja says:

    Ne Amerike 1 vit shkollor ne universitet eshte 40000$. Ne Kanada 25000$. Kurse rroga e punetorit 1000-2000$?!Ketu viti kushton 250$ kurse rroga 200-500$?????? Femijet e mij punojne gjithe veren. Ne Shqiperi ???? Jemi ne kapitalizem. Kush ka le te shkoje ne shkolle. Per te tjeret kete kerkuan …. Une skam pse te paguaj taxa Merooo per dembelat.
    A mendoni qe ka nevoje vendi per kaq universitete?! Dhe 3-4 jane shume. Duhet te mbyllen sepse jane kthyer ne korrupsion per shoqerine e turp per vendin.
    Ketu ska as fabrika as gje! Pse duhen kaq universitete?? qA s’eshte me mire te punojne …. apo te qendrojne neper kafene??

  16. Bureto says:

    Mero, ke harruar më të madhin, babain e erotizmit shqiptar prof. 71 vjeçar Edmond Tupe.

  17. BR says:

    Qe universitetet te prodhojn student, duhet nje shtet ligjor. E per kete duhen drejtues e lider me vizion. E keta, meta, basha, kryemadhi, edi e sala kane vizionin e shkurt, deri ne xhepat e tyre. Prandaj sot eshte e nevojshme qe universitetet se pari te prodhojn lider per te ndertuar shtet ligjor.

  18. h says:

    Para universitetit, te rinjte jane injorante provinciale me ca leke nga familja.
    Pas universitetit, te rinjte jane injorante mendjemedhej edhe te varfer.
    Te mbyllen urgjentisht universitetet ,keto qendra te vesit,prapambetjes,
    qe prodhojne te papune dhe monstra negativiteti dhe probleme shoqerore .
    Vetem dy universitete.Nje shteterore dhe nje private me numer te mbyllur.

  19. marku says:

    Nga 92 deri ne 2014 nuk pame asnje demonstrate te studenteve sepse thjesht nuk pati me as studente e as aresim te larte,njesoj si me sindikatat qe kemi vetem Gezim Kalane e Saliut sot e kesaj dite ! Pavaresisht se te gjitha ato qe thote z.Baze qendrojne,prape me duket se dicka pozitive eshte bere me aresimin e larte perderisa studentet arrijne te protestojne per dicka konkrete,ne menyre masive dhe pa nxitjen e politikaneve!

  20. Omer Zgjuarsia says:

    Omer si nuk bere ndonje shkrim per opoziten ,bravo Omer po vjen ne rruge te drejte, ike plaku Mere as shkrimet spo ti lexoj me, u bere i mbaruar fare i shitur deri ne limit.

  21. BoraBora says:

    Universitete pa para (apo me tarifa rregjstrimi fare te ulet) ka ne gjithe Europen Perendimore (Gjermani, Zvicer, Austri, France, etc)
    Ne Zvicer me dy here te ngelur ne te njejtin provim te hiqet e drejta jo vetem e deges por edhe e disa degeve qe jane te ngjashme.

    Ajo qe i mungon Shqiperise eshte arsimi professional qe fillon qe ne klassen e 10 dhe vetem pjesa me e paket shkon ne gjimnaz dhe qe aty vetem gjysma ne universitet. Gjysma tjeter ben arsim te larte professional (nje shkalle me ulet se universiteti) ose fillon pune qe pas klasses se 12 (pra me 18 vjec). Ne total vetem 20% e te rinjve mbarojne universitet.

  22. dikush says:

    Ne zvicer u bene zgjedhjet per qeverine nga 9 ministra sa ka zvicra per her te par shumica perbehet nga njerz pa universitet. pra 5 ose 6 prej tyre perveq punes se ministrit qe e bejn ne menyr perfekte, din dhe te rregullojn makinat, prodhojn djath, elektroinstalim modern, prodhojn pjes metalesh te mdryshme, ndertim etj. Gjith kombi zviceran ne pjesen dermuese i kane duart flori. Kurse shqiptaret llapaqen vetem gojen e kan flori,. Thenia e e kryeministrit ngelet lapidar, ne shqiperi ska profesionist. te gjith duan ni cope leter diplome. RRjeta e pramnimit ne universitete zvicerane esht shum e ngushte vetem gjenit ja dalin

  23. Anu Naki says:

    Hallall o zotni, keshtu eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje