SGS Automotive Albania shton orët dhe ditët, në shërbim të qytetarëve, për të shmangur radhët e gjata të fundvitit

6 Dhjetor 2018, 14:12Sociale TEMA

Dhjetori vazhdon të mbetet muaji më i ngarkuar i vitit për qendrat e kontrollit teknik të SGS Automotive Albania, ku mundësia e krijimit të radhëve të gjata është ende e pranishme.

Me qëllim shmangien e pakënaqësive të qytetarëve dhe mbarëvajtjen e procesit të kryerjes së kontrollit teknik të automjetit, edhe në kësi ditësh të ngarkuara, SGS Automotive Albania njofton se do t’i vë Qendrat e Kontrollit Teknik në shërbim të qytetarëve çdo ditë të javës, nga e hëna në të shtunën dhe çfarë është më e rëndësishmja do të punohet me orar të reduktuar edhe në ditë të diele (përkatësisht në datat 23 e 30 dhjetor).

Qendrat do të jenë të hapura edhe në dy ditët e pushimeve zyrtare, 8 e 10 Dhjetor, ndërsa do të jenë të mbyllura vetëm në datat 25 dhjetor 2018, 1 dhe 2 janar 2019.

Kujdes! SGS ju kujton se oraret e sporteleve të taksave janë të ndryshme nga oraret e qendrave të kontrollit teknik, prandaj duhet të merren masa që pagesat e TVMP (dhe gjobave) të kryhen gjatë ditëve dhe orarit të tyre të punës. Mjetet që sillen për kontroll teknik pa dokumentacionin e duhur nuk do të mund të pranohen.

Kompania SGS Automotive Albania do të testojë çdo mjet që do kërkojë shërbimin në qendrat tona të kontrollit, por ndërkohë u rikujton qytetarëve të bëjnë rezervimin online duke klikuar në www.automotivealbania.sgs.com ose përmes telefonit në +355 (0)44 503 503.

Bashkëpunimi dhe respektimi i rregullave dhe orareve shmang çdo lloj konfuzioni dhe vonese të panevojshme.

Duke iu uruar qytetarëve “Gëzuar Festat”, SGS Automotive Albania, thekson edhe një herë se objektivi kryesor i kompanisë mbetet përkushtimi ndaj nevojave të klientëve, si dhe cilësia e lartë e shërbimit të verifikimit dhe inspektimit në sajë të një sistemi automatik dhe elektronik që ofron saktësi maksimale në kontrollin teknik të mjeteve motorike në Shqipëri.

Kompania SGS është lider botëror në shërbimet e inspektimit, verifikimit, testimit dhe certifikimit. SGS njihet si pikë referimi globale për cilësinë dhe integritetin. Me më shumë se 80.000 punonjës, SGS operon në një rrjet prej mbi 1,800 zyrash dhe laboratorësh në mbarë botën.

Lutemi të gjeni më poshtë oraret, sipas ditëve përkatëse duke nisur nga data 8 dhjetor deri më 31 dhjetor.

8 dhjetor (e shtunë) – nga ora 08:00 deri 13:00

10 – 15 dhjetor (e hënë- shtunë) – nga ora 08:00 deri 17:00

17 – 22 dhjetor (e hënë-shtunë)- nga ora 08:00 deri 17:00

23 dhjetor (e dielë) – nga ora 08:00 deri 13:00

24 dhjetor (e hënë) – nga ora 08:00 deri 17:00

25 dhjetor (e martë) – pushim / mbyllur

26 – 29 dhjetor (e martë – e shtunë) -nga ora 08:00 deri 17:00

30 dhjetor (e dielë) – nga ora 08:00 deri 13:00

31 dhjetor (e hënë) – nga ora 08:00 deri 17:00

1 janar (e martë) – pushim / mbyllur

2 janar (e mërkurë) – pushim / mbyllur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje