Shaqiri i bindur se Liverpuli do të fitojë titullin: Nuk duhet të kemi frikë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sulmuesi me origjinë shqiptare i Liverpulit, Xherdan Shaqiri ka folur për mediat angleze pas ndeshjes kundër Bërnlit në kampionat, ku u shpall dhe njeriu i takimit.

Autori i golit të tretë për të kuqtë u shpreh:

Nuk duhet të kemi frikë në asnjë ndeshje. 

E dimë që do të kemi shumë presion me çdo minutë që kalon këtë sezon, por jam i bindur se kemi shumë shanse për të fituar titullin kampion.

Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse unë erdha këtu, për të fituar trofe dhe për të qenë më të mirët. Klop është një trajner i madh që ka nëj raport shumë të mirë me çdo futbollist.

Jam i lumtur që shënova, pasi Bërnli po mbronte shumë mirë dhe ishin të rrezikshëm në kundërsulm.

Me rezultatin 2-1, nuk je asnjëherë i sigurt, por goli im e qetësoi skuadrën dhe jam shumë i lumtur me këtë”,– u shpreh Shaqiri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *