Studentët e kanë një hall të madh! Hanë keq, vishen keq, kulturohen keq, punësohen keq!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Artan Fuga

Mbi kërkesat e studentëve për të mos paguar hyrjen në provime e mbartura sa frëngu pulën dhe ca yçkla të tjera!

——————————————————

Një rast për ta përdorur për reformën e kuadrit financiar të arsimit universitar publik dhe më gjerë!

Paraprakisht dëshmoj se tarifa për provimet e mbartura nuk ka asnjë kuptim të ekzistojë, meqë asaj nuk i korrespondon asnjë kosto shtesë nga ana e universiteteve. Pedagogu paguhet njësoj atë ditë pune si me, si pa studentë në provime. Si mund të vihet një tarifë pagese për një shërbim që nuk ka asnjë kosto shtesë?

Edhe në Mesjetë taksat viheshin, por ndërkohë ishin pagesa indirekte për një shërbim shtesë që kishte koston e vet për ofruesin e tij!

Historianët e Mesjetës mund ta konfirmojnë këtë!

Nëse ajo tarifë është vendosur që t’i motivojë studentët që të mos mbesin në provime është përsëri problematike. Studenti mund të pretendojë që ne pedagogët mbesim studentët për vjeshtë, sepse duam të shtojmë të ardhurat e universiteteve tona. Mund të dali ndonjë administrator, madje të japi urdhër: Mbesni sa më shumë, sepse kemi nevojë për të ardhura, përndryshe nuk ka rroga!

Eshtë një shtrat korruptiv!

Studenti që ka shumë provime të mbartura duhet skualifikuar, jo të paguajë. Duke paguar ai e jep provimin sa herë të dojë! Ku vajti pastaj seleksionimi i vlerave të personit kur ato u blikan me lekë? Shtrenjtë ose lirë???

Unë kam pasur edhe e kam një moto të palëvizshme si profesor universiteti:

Studentët kanë gjithmonë të drejtë!
Pikë.
Edhe kur studentët nuk kanë të drejtë, ata kanë të drejtë! Pikë.

Se një hall të madh e kanë ata!

Hanë keq,

vishen keq,

kulturohen keq!

Punësohen keq!

Por, këtu nuk dëshiroj t’u hyj halleve të mëdha studentore, sepse ato mund të mbushin hone, që nga cilësia e studimeve dhe deri te propozimet butaforike të Bashkisë të Tiranës që i thërret në punë vullnetare ndërkohë që u ka uzurpuar terrenet sportive për t’i bërë parkingje duke i nxjerrë ato nga destinacioni!

Ktheni terrenet e universitetit të Tiranës o pushtetarë e bashkiakë të Tiranës! Lërini lodrat mes jush!

Po, studentët paguajnë për studimet universitare sa frëngu i punës!

Harwardi nuk është gjë me çmimet që ka!

Por, zgjidhja e vërtetë sipas meje nuk gjendet fare te ministria!

Ministria, sipas meje, sot, duhet të heqi dorë nga caktimi ose zyrtarizimi me akte nënligjore dhe me vendime jashtë tregut të tarifave të rregjistrimeve dhe studimeve, nëse ato nuk hiqen fare nga ligja për një arsim falas, madje të heqi dorë edhe nga aprovimi formal i kuotave të pranimeve. Të vendosësh tavane do të thotë t’i ftosh universitet të kapin ato tavane, pra të shkojnë në kuota maksimale!

Ka fakultete në universitetet publike që u marrin lekët studentëve dhe në shkëmbim u japin një diplomë që nuk ka asnjë vlerë në treg!

Pra, i diplomojnë për profesione të paqëna, ose të shuara!

Do të ishte sikur dikush të hapte një kurs për kuaj për karro që realizojnë shërbimin taksi Kamëz – Yzberisht! Ndërkohë që askush nuk e do këtë shërbim.

Ka plot profile studimesh që janë kështu!

Tarifat e studimit ose duhet të hiqen fare ose duhet të decentralizohen, pra konform ligjit, të përcaktohen nga vetë universitetet, dhe as të mos ndërhyjë administrata e shtetit në këtë pikë!

Kjo është zgjidhja!

Nuk ka rrezik ngritjeje të tyre sipas variantit të ndyrë liberalo-hajdut!

Sepse, çdo ngritje do t’i shkatërronte vetë Universitetet që do të donin të bënin rrjepësin e studentëve!

Tarifa jo të kthyera në urdhëra administrativë nga shteti!

Aty, ne profesorët, do të shohim sesa na vlen lëkura!

Le t’i ngremë tarifat në qiell po na e mbajti dhe dhe do të shohim sesi do të na braktisin studentët! Do të mbesim si peshq pa ujë!

Le të mbajmë tarifa të larta pa cilësi mësimdhënieje dhe do të shohim si do t’i kemi auditoret bosh!

Do të mësojmë muret!

Le të mos përkojnë tarifat që paguajnë studentët me cilësinë e mësimdhënies dhe me realizimin e pritshmërive për punësim të studentëve dhe do të shohim si do të ngelim pa rroga, pa punë, pa studentë.

Lypsarë rrugëve!

Gara e lirë brenda universiteteve publike dhe brenda fakulteteve të të njejtit universitet, madje edhe midis departamenteve të të njejtit fakulutet, është mekanizmi që do të na detyronte të zbrisnim në çmime tarifash margjinale. Pra, as të vogla, as të mëdha, por të drejta, të kapëshme, të legjitimuara.

Modeli i arsimit të lartë publik duhet të heqi të gjitha skorrjet e modelit stalinist burokratik! Sot universiteti publik ka një modek kazerme, vertikal, burokratik dhe që çon në mosfunksionime financiare, shkencore, etj.

Brenda agjencive publike të arsimit të lartë me bazë departamentin duhet të vendoset, hajde mos e themi konkurrenca, por gara për fonde, studentë, cilësi. Jo ndarje buxhetesh në mënyrë mekanike, arithmetike, sipas parimit të pjestimit të tre kamjonave me shtatë bataliona!

Përndryshe administrimi universitar do t’i ngjajë për një kohë të gjatë administrimit të një burgu!

E sigurt që tarifat e shkollimit etj, do të kthehen në mekanizma zhvillimi nëse ato ekuilibrohen në mekanizmat që i përcaktojnë si ndeshje mes aktorëve!

Ato do të vendosen në mënyrë të drejtë vetëm nëse ne do të rrisim cilësinë e mësimdhënies dhe edukimit!

Pastaj të llogaritet ndihma sociale për të mos lenë askënd në baltë !

Pagat e pedagogëve duhet t’i realizojë fuqia publike. Por, jo pa kushte! Granti duhet të jetë në funksion të numrit të studentëve, dhe të kritereve të tjera që masin performancën dhe cilësinë e mësimdhënies sonë. Masin performancën e vërtetë dhe jo atë që masin agjencitë e sklerotizuara dhe përtace të sotme!

Me bordet administrative aktuale, qesharake, nuk administrohen universitetet. Janë qesharake!

Kështu:

a. pagat,

b. tarifat,

c. cilësia e mësimdhënies

d. Potenciali vendimmarrës i pedagogëve dhe studentëve

do të hyjnë në ekuilibër!

Universitetet do të bëhen arena negociimesh demokratike dhe jo si janë sot vendimmarrjesh burokratike dhe vertikale.

Do të vlerësohet profesori i zoti dhe punëtor, jo servili parazit!

Studentët nuk dëshirojnë thjesht shpenzime të ulta për studimet, por mbi të gjitha shpenzime të drejta, pra në përputhje me cilësinë e mësimdhënies dhe të potencialit integrues të studimeve në tregun e punës.

– Decentralizim i tarifave, pra përgjegjësi e universiteteve për to !

– Të drejta studentore për përfaqësimin e tyre real dhe jo me kukulla në senate, dekanate, borde universitare! Vendimmarrja duhet të përfshijë realisht trupat studentore dhe jo thjesht ca individë që nuk dihet se zërin e kujt përçojnë ndonjëherë!

– Kondicionim i grantit publik për universitetet në funksion të numrit të studentëve dhe arritjes të parametrave të cilësisë të mësimdhënies dhe jo me kritere burokratike nga agjenci jo funksionale!

Kështu universiteti publik kur me tarifa të larta rrezikon të uli numrin e studentëve, ai do të ketë si pasojë uljen e grantit publik, pra rrezikon të ardhurat e tij në krahun tjetër.

Nëse redukton kostot e mësimdhënies në kurriz të cilësisë, atëhere do të ketë si pasojë reduktimin e të ardhurave nga granti publik sepse nuk do të kishte plotësuar parametrat e cilësisë!

Ky është ekulibri!

Nëse ky ekuilibër si mekanizëm rregullator bllokohet, si tani, atëhere shpenzimet për arsim do të shkojnë në stratosferë kurse niveli i mësimdhënies dhe vlerave e diplomave do të shkojnë në puse të thella nën nivelin e detit.

– Rishikim i mënyrës të funksionimit të bordeve qesharake të universiteteve publike! Pa funksion!

Ministria e arsimit ka shansin e madh që pakënaqësinë e studentëve, oh sa legjitime !!!, ta kthejë sot në një energji të madhe për modernizimin e sistemit financiar të universiteteve publike që sot është :

as mish as peshk!

Një simbiozë mes burokratizmit stalinist dhe gjoja tregut, por pa konkurrencë, pa matësa të cilësisë të produktit, pa të drejta të atyre që u propozohet produkti.

Ka vend për vendime emancipuese krejt të mundshme!

Studentët sot janë si dikur blerësit në MAPO-n e qytetit, në totalitarizëm, ku shitësi pasi të shihte me inat, ironi dhe përbuzje, t’a hidhte djathin e racionuar në surrat duke të thënë : “Na, ndaç merre ndaç lëre!”

Eshtë një rast për të emancipuar universitetet shqiptare!

Kemi shansin t’a bëjmë sot !

Sot mund të jetë një ditë e bukur që fillon një etapë të re administrimi !

Nuk duhet humbur ky rast!

Sinqerisht!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

15 komente në “Studentët e kanë një hall të madh! Hanë keq, vishen keq, kulturohen keq, punësohen keq!”

  1. Tironci says:

    hane keq, vishen keq, kulturohen keq, punesohen keq, dhe e ka fajin tarifa??? po shkoni o pirdhuni, se ska sdutent qe ha apo vishet keq, mund te thuash nje pjese e vogel.

    1. Albi says:

      Po nuk kane faj ata duhen te vishen si Zeni , duan makinat e djalit te Fullanit, duan te shetisin boten di Armina dhe duna te keteakses ne vendimarrje si Keri deputetja . Se deri me sot nuk i ka mesuar ksuh qe duhet te punosh fort, te rrish pa gjume e te studiosh deri ne mesnate e nese ke koefivientine duhur te inteligjences tia dalesh ne fund e te diplomohesh .Dhe po te jesh i tille nuk ka dyer qe ti nuk shqyen me dhembe nuk ka bir nena qe te del perpara e te ndalon..

  2. Ergys says:

    Ngelsat qe nuk arrijne te marrin provimet shume nga ata jane me bursa shteti qe i paguajme ne te gjithe.Perse u dashka tu paguajme vitet e shkolles ne???Dhe ne kohen e Zogut kush nuk merrte provimet vitin tjeter duhet ta paguante vete.Edhe jashte shtetit keshtu eshte sot.

  3. xhokonda says:

    zoti Fuga ka te drejte. edi rama nuk ka kohe te takoje studentet sepse eshte i zene me konferenca dhe fjalimeduke i bere fresk oligarkut kastrati. o rini ikni nga ky vend qe edhe pse punon nuk mbyll dot muajin.o plera politikane si mund te jetoje njeriu vetem per te ngrene buke ju denofte zoti

  4. Iliri nga Gjermania says:

    Profesori Artan Fuga me duket se llogarite i bene per vete.
    Se po te shikoje ne Universitetet Perendimore te lejme menjane U.Private se jane te shtrenjta, por dhe ato Shteteroret jane me tarifa. Pra Profesori,nuk e di se ku ka pare Universitete pa Tarifa!

    1. Troç says:

      Studentet e sotem kane arrite rezultate te shkelqyera ne mesime, dine mire tabelen e shumzimit, rregullin e treshit dhe ajo ma e rendesishme rrenjen katrore, te kujdesemi shume per keta injorante qe po prodhojme me bollek

    2. Troç says:

      Studentet e sotem kane arrite rezultate te shkelqyera ne mesime, dine mire tabelen e shumzimit, rregullin e treshit dhe ajo ma e rendesishme rrenjen katrore, te kujdesemi shume per keta injorante qe po prodhojme me bollek

  5. Durrsaku says:

    E lexova shkrim e zoterise por jo te gjithim sepse e humb sensin se cfare thote.Por doja te shtoja diçka.Perjashto shkollat 9 – vjecare ku arsi eshte i detyrueshem ,kurse shkolla e mesme dhe ajo e larte nuk eshte me detyrim por me aftesi.Ai /ajo qe eshte i afte te mesoj ,nuk ka shance qe petagogu sado do te mundohej ta ngelte ne klase per te fituar ndonje lek ne provimet e mbartura nuk ja del dot.Nuk po them se ku punoj por studentet qe dalin ne proteste per kete arsye jane ajo kategori qe vijne edhe tek une per te bere fotokopje te minimizuara,pra per te kopjuar ne provim.Eshte per te ardhur keq nga kjo lloj situate qe ne ndodhemi tani.Por a e din ti zoti Artan qe me perpara ne kohen e komunizmit,kur studentet fillonin sezonin e provimete mbylleshin ne dhome dhe vetem per te ngrene buke dilnin ose ja conin ne dhome.Kurse sot studimi eshte gjeja e fundin qe i shkon ne mendje nje studenti te kasaj kategorie,ne fillim vjen kafja pastaj shoqeria , celulari komentet dhe po i ngeli pak kohe do te mesoj.Gabimi i vetem i universitete dhe i qeverise eshte qe ka lejuar deri dje te rregjistrohen studente me mesatare fare te ulet ,pra ai brez qe vjen nga shkolla e mesme dhe eshte i notes 6-7 me mik.Jo zoteri kjo lloj ktegorie nuk duhet te lejohet te shkoje ne shkolle te larte sepse ai po ashtu do te vazhdoje ,po ato nota do te mari,kur ngel ne provime do te japi lek qe te kaloje,kur nuk ka me leke del ne protesta.Pse kjo eshte e ardhja e brevazave qe do te na zevendesojne?

  6. Shqiperia ka brez te afte. says:

    Pse te iki rinia jashte ! Rinia duhet te ngrihet ne proteste jo vetem per kushte me te
    mira, por te zgjedhe ne mes radheve te saja njerez te rij per te flakur prgjithmone nga
    kolltuqet Metat,Ramat,Berishajt,Lulzimat,SHQIPERIA KA GJAK TE RI.BREZ TE AFTE.
    Ngelesat e vertete jane politikanet e korruptuar koke e kembe.

  7. Shqipetari-Gjermani says:

    Hej o Milet..”Studentor” i AP.-seve..qe Mbetet gjithe diten duke “Studjuar”..neper Kafenete e Tiranes..
    1-Jame shume Dakorde qe Cmimi i Disa Lloje Provimeve te Reduktohen por jo te Hiqen…
    2-Ne Gjermani Nese dikush Meson Gjemanisht dhe do nje Zertifikate p.Sh te Gjuhes, do te jape Provimin dhe ky PROVIM PAGUHET…
    Fola per nje Raste te thjeshte..por Taksa Universitare eshte edhe ne Gjermani.. nese ne Shqiperine “Demokratike” Praktikohet Takse per C´do Provim Lende..ATHERE ESHTE GABIM DHE KORRUPSJON I HAPUR…lol

  8. sapa says:

    Te nderuar studente!A thua do perjetojme nga ju qe tju ngjani studenteve te korese se jugut ose atyre te vendeve arabe ku permbysen regjimet e korruptuara politike?veshtire ta besosh por te presim!

  9. Emigranti says:

    Djali im ne Kanada punon 4 muaj behari dhe paguan shkollen. U tmerrova veren e shkuar ne Shqiperi. Te gjithe ne plazh; te gjithe ne kafene te gjithe me vetura???
    Paguajne taxat e popullit per rrugsçet.

    1. Gaqi says:

      Mos i ngaterro me Xenin dhe Zahon orti shoq. Jan vertet ne hall. Paguajne tarifs dhe marrin nje sherbim skandaloz.

  10. enter"" says:

    Hane keq? Vishen keq?
    Cfare idioti!!!

    Mos ua qaj hallin. Te gjithe me celularet me te shtrenjte I ke. Sikur te mos paguanin 800 eur per nje cellular do kishin leke me pagu 300 provime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *