VIDEO: Çifti dhe 3 fëmijët e tyre sulmohen nga banditët, manovra e kryefamiljarit mbresëlënëse

6 Dhjetor 2018, 20:45Lifestyle TEMA

Bryant dhe Lauren Swenson po vozisnin në një rrugë të paasfaltuar pranë Maai Mahiu në Kenia, më 30 nëntor, kur para tyre u ndal një furgon i bardhë.

Prej tij zbritën disa persona të armatosur me shpata.

Çifti që kishte edhe fëmijët e tyre brenda makinës, të vetëdijshëm për rrezikun u kthyem mbrapsht.

Burrat e maskuar filluan t’i ndiqnin me synim për t’u grabitur makinën e tyre. Por, shoferi bëri një manovrim të pazakontë, duke u arratisur prej tyre.

Ndërsa makina po ecte mbrapa,  grupi i hajdutëve vrapuan për t’i zënë dhe sapo afrohen, shoferi i jep gaz përpara duke arritur të shpëtojnë.

Çifti dhe tre djemtë e tyre nga Utah i SHBA-ve, u zhvendosën tre vjet më parë në kryeqytetin kenian, Nairobi, ku hapën një palestër të CrossFit. Ata po vozisnin në shkretëtirë për të kërkuar një vend ku të xhironin një video për palestrën.

1 komente në “VIDEO: Çifti dhe 3 fëmijët e tyre sulmohen nga banditët, manovra e kryefamiljarit mbresëlënëse”

  1. arban SHMILI says:

    VOZISNIN, dmth hanin vezë, apo jo?
    Pastaj VOZISNIN dhe nuk vozisnin, pastaj sërish vozisnin.
    Bastardim mendor dhe gjuhësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje