VIDEO+FOTO/ Basha flet në protestë, Bashkia pak metra me tutje prish ndërtimet pa leje

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij protestonin kundër projektit të Unazës së Madhe në afërsi të Astirit, vetëm pak metra më tutje Bashkia e Tiranës vazhdonte punën për prishjen e objekteve të pa leje.

Siç edhe shihet nga fotot, makineritë e rënda sot në mbrëmje kanë vijuar punën e tyre duke shembur një tjetër godinë dy katëshe të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe.

Edhe në këtë rast Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe ndërmarrjet e tjera të Bashkisë Tiranë kanë gjetur bashkëpunimin e plotë të poseduesve të këtij objekti.

Ata hoqën fillimisht mobiliet dhe pajisjet e tjera elektroshtëpiake, ndërsa i kanë hapur më pas rrugë makinerive të IMT-së që të vijojnë me prishjen e godinës.

Numri i objekteve që janë prishur në Unazë gjatë këtyre ditëve ka shkuar në mbi 20 teksa vetëm gjatë ditës së sotme u prishëm afro 10 të tilla.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *