“Zbutet” May, bën lëshime për të shpëtuar Brexit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministrja britanike, Theresa May u shpreh sot se deputetët mund të kenë fjalën e fundit për aktivizimin e mundshëm të një dispozite për të shmangur vendosjen e kontrolleve kufitare në Irlandë pas Brexit, pikë shumë e diskutueshme e marrëveshjes së divorcit të negociuar me Brukselin.

Traktati i shkëputjes nga Bashkimi Europian parashikon një ‘’rrjet sigurie’’ që do të mbajë gjithë territorin e Britanisë së Madhe në një bashkim doganor me BE-në, si dhe një plan rregullator më të thelluar për Irlandën e Veriut, nëse asnjë marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme midis Brukselit dhe Londrës nuk arrihet deri në fund të periudhës së tranzicionit prej 21 muajsh postBrexit, parashikuar për në 29 mars 2019.

Por, ‘’rrjeti i sigurisë’’ është cilësuar nga deputetët pro-Brexit, deri brenda partisë konservatore në pushtet, si një rrezik i përhershëm i Britanisë së Madhe në BE.

Dhjetëra mes tyre kanë dalë kundër qeverisë duke rrezikuar deri në dështim të votimit për marrëveshjen e tërheqjes, më 11 dhjetor në Dhomën e Komuneve, që do të zhyste Britaninë e Madhe në pasiguri për të ardhmen e saj./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *