Zbythja e Blushit nga partia dhe hakmarrja e vjetër ndaj Xhafajt

6 Dhjetor 2018, 10:26Politika TEMA

Nga Redon Curri

Top Story shfaqi mbrëmjen e djeshme një speciale kushtuar veprimtarisë politike  të ish-ministrit të Brendsshëm të Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj.

Në specialen e përgatitur nën kujdesin e vetë drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel Ben Blushi, analizoheshin momentet më kulmore të Xhafajt si dhe marrëdhëniet e këtij të fundit brenda PS.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishin njerëzit që ishin përzgjedhur me kujdes për të folur dhe për të analizuar figurën e ish- ministrit socialist. Marko Bello dhe Kastriot Islami ishin përzgjedhur për të komentar figurën e ish- ministrit Socialist.

Kushdo që ka ndjekur zhvillimet politike të viteve të fundit këto emra u sjellin në vëmendje Lëvizjen Për Mendim Ndryshe, LMN,  që drejohej në atë kohë nga Ben Blushi dhe ku mbështetës ishin pikërisht Islami dhe Bello.

Në atë kohë Xhafaj ishte në krah të Ramës, ndërsa beteja përfundoi me tërheqjen e Blushit. Humbësit më të mëdhenj do të ishin Islami dhe Bello që do të largohehsin nga PS, ndërsa Blushi do të tentonte të zgjaste karrierën e tij politike.

Përplasja mes fraksioneve, atyre pro Ramës ku ishte dhe Xhafaj dhe atyre pro Blushit do të zgjaste gjer në mars 2016, ku me ndryshimet statutore vuloset edhe largimi i Blushit nga Partia Socialiste.

Do të ishte pikërisht Fatmir Xhafaj, që në 2016 që do të hartonte dhe do të prezantonte  ndryshimet e Statutit të Partisë Socialiste.

Në atë kohë  Ben Blushi e krahasoi me rrobaqepësin e Edi Ramës.

“Ky statut po bëhet në mënyrë krejtësisht hermetike, pra pa debat. Dhe ajo që po konstatoj, jo unë, por shumë njerëz, po bëhet statut për një njeri.

Ky nuk është statut për një njeri, po pajtohen me një statut, apo me një normë interesat e një njeriu që është Edi Rama, pra ata që po bëjnë këtë statut, më vjen keq ta them por po janë në rolin e rrobaqepësit.

Po i qepin Edi Ramës një konstum, po e shohin nëse i rri mirë. I rri ngushtë? I rri gjerë? Ka ftohtë? Ka vapë? I bëjnë kopsat? Cfarë ngjyre e do kostumin? Nuk bëhet kështu një statut, dhe ky është një nga problemet më të mëdha, që kemi ne sot në Shqipëri. Statuti po bëhet në analogji meligjet, se ligjet në Shqipëri bëhen për një njeri”, do të shprehej në atë kohë Blushi.

Xhafaj në atë kohë ishte kryetar i Grupit të Punës për ndryshimet në Statutin e PS. Sipas këtyre ndryshimeve që iu bënë Kongresit në 19 mars, mandati i kryetarit rinovohet automatikisht.

Ky moment  me sa duket shënjoi edhe armiqësinë e përbetuar të Blushit ndaj Xhafajt  dhe dëshirën e tij për t’u hakmarrë. Me sa duket e paska ruajtur dhe e goditi në momentin kur duket më i dobët.

Pas këtyre ndryshimeve statutore, Blushi do të përjashtohej nga grupi parlamentar socialist, e në 2016, do ti jepte fund karrierës politike duke gjetur strehim në profesionin e tij të vjetër, media, ku mund të sulmojë lirisht pa pasur frikën e përjashtimit nga partia.

Vetëm se e bën kur kundërshtarët e tij, nuk kanë më pushtet!

16 komente në “Zbythja e Blushit nga partia dhe hakmarrja e vjetër ndaj Xhafajt”

  1. Toma says:

    Mero dikush e ka shitur Xhafen por nuk eshte cudi sepse edhe Xhafa i shet te gjithe biles edhe familjen e vete.

  2. ne nga Dardha says:

    Qelbesire, dembel, i paafte, i pabese, hajdut pa moral, kur i thua keto epitete te del para syve ky BEN BLUSHI.

  3. Brahoo says:

    Shum po hakmeret dhe ky Blushi me hajdutet e PS.
    Njeher Peza qe ka bere 1 milion dollar si gazetar,njeher me vellain e Xhafajt qe eshte bere miliarder me parate e shtetit….Shum keq per Blushin qe na denancon hajdutet e partise. Nuk denancohen miliarderet se mezi i ka partia !

    1. blerimi says:

      Braho ja ke fut kot….
      e para, parate e aktivitetit permbarimor nuk jane parate e shtetit…
      e dyta, qekur paska dale e jashteligjshme te kesh aktivitet privat kur je familjar i nje politikani…. dhe
      e treta, hiqni dore nga paragjykimet… se ju ka mbire e keqja brenda….

      nese dikush eshte i zoti e ka sukses ne punen e tij jo detyrimisht eshte hajdut…

  4. a.f. says:

    Mjafton fjalia e fundit per ta cvleftesuar shkrimin e ketij gazetari.
    Blushi i ka filluar sulmet e veta kunder Rames kur Rama ishte ne pushtet.
    Sa per Xhafen (e pa pushtetshem) kjo e tanishmja eshte thjesht nje biografi.

  5. a.f. says:

    Mjafton fjalia e fundit per ta cvleftesuar shkrimin e ketij gazetari.
    Blushi i ka filluar sulmet e veta kunder Rames kur Rama ishte ne pushtet.
    Sa per Xhafen (e pa pushtetshem) kjo e tanishmja eshte thjesht nje biografi..

  6. Tomorri says:

    Xhafa qeka kopil komplet,prandaj eshte deputet nga fshati I gruas.Tradhetine e ka ne gjak.

    1. blerimi says:

      Fatmir Xhafa eshte pema me kokrra plot (kete e ka treguar me punen e vet te palodhur e dedikimin e tij te sinqerte ne te mire te popullit shqiptar, kjo e faktuar me vepra reale e jo me genjeshtra)…. dhe meqe hijenat e kane zakon, vetem e gjuajne.

  7. Aleks says:

    Ky Blushi do beje mire te denancoje gruan e vet bashke me hajdutat e tjere. Eva Blushi noterja me e degjeneruar ne shqiperi. Ka falsifikuar pronat e njerezve te gjysmes se tiranes deri sa te vije Spaku ta fuse me gjithe biblush brenda.

  8. Denoncuesi says:

    Blushi u largua me vullnet dhe nuk u perjashtua nga partia. Gazetar amator

  9. muci-muci says:

    skandal…si mund te perdoren (keq-perdoren) mediat kombetare per qellime personale…edhe sikur te jete gjithcka e vertete, kjo nuk shkon por thjesht neverit edhe me shume

  10. Liu says:

    Nuk e di po ky emisjon ish i persosur.

  11. Monitor says:

    Blush ka akoma brisqe ASTRA! Neper fshatra! Merr dyy cope! Se pervec Rames edhe Fairit i eshte pyll!
    Ben te thone lamash! Lam fol me ca te Top Chanal, punonjes ted thjeshte. Po si mer Ben njono s’foli nje fjale mire! O s flasin ose edhe kur.. thone bythqir per ty! Me thone te drejten kam dakort me to. Ene mu kshu m’dukesh! Te fala Andit te Kapo- Bushateve!
    Dhe paguje me mire ate bire kazani!

  12. Boston says:

    Xhafa eshte personi qe ka drejtuar Reformen ne Drejtesi, parndaj dhe hajdutet dhe kriminelt e luftojne por karvani po shkon perpara dhe qente le te lehin. Ky eshte person me I vleresuar nga USA & BE. Krahasoni pastaj me keta palaco si Blushi, Islami apo dikush tjeter ……..

  13. Gimi, miku yt i rinise. says:

    Me aftesite e kopilit qe ka Xhafa do haje edhe ne nja 4-5 qeveri te tjera, ju lehni se ai po ben plane me ke do lidhet tani qe viti tjeter ta zere prape Minister. Palaco i lindur se prapthi.

  14. Emigranti SHBA. says:

    Nje bravo te madhe per zotin XHafa. Esht nje nder deputetet, qe i ka dhen shum PS, drejtesis , me kryesimin e rreformes ne drejtesi dhe sa qe ne krye te ministris se brendeshme shpartalloi disa banda te rezikshme qe su ish qasur asnje minister i brendeshem me pare.
    LLafazanet dhe hipokritet , sevilat , karieristat, germojn neoer halet e vjetra per ta njollosur figuren e deputetit XHafa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje