A po kthehet protesta e studentëve, lëvizje politike? Arlind Qorri: Situata mund të dalë jashtë kontrollit, dhe jo vetëm për Ramën

7 Dhjetor 2018, 17:22Sociale TEMA

Protesta e studentëve nuk rrezikohet vetëm nga militantët e PD-së dhe LSI-së.

Nëpërmjet kësaj proteste, një grup neo-marksist, me përfaqësuesin më të njohur pedagogun Arlind Qorri, thotë se në fakt ata mund të rrëzojnë jo vetëm qeverinë, por gjithë sistemin politik.

Qorri dhe grupi i tij neo-marksist fshihen pas lëvizjes me emrin “Për Universitetin”, e cila ka disa vite që funksionon.

“Kanë frikë se nëse nuk i plotësojnë në kohë të gjitha kërkesat studentëve situata mund të dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar kështu jo vetëm qeverinë, por krejt sistemin politik në Shqipëri” – thotë Qorri në një bisedë me gazetaren e Dta-s, Entela Resuli.

Ai i quan deklarimet e kryeministrit për “studentë ngelësa” si përçmuese dhe arrogante.

“Të ishin ngelës nuk do të përmbytej Tirana dje dhe sot. Për sa u përket “ngelësve”, qeveritarët gojëprishur ndoshta nuk e dinë se sa shumë studentë detyrohen të punojnë. Për pasojë shtyrja e provimeve është e vetmja mundësi që kanë për të studiuar sistematikisht: – thotë ai.

Qori duket edhe vetë i befasuar me pjesëmarrjen: “Unë ende nuk po e besoj realitetin që po bashkëjetoj me mijëra të tjerë. Jemi si në ëndërr, ku një e ardhme e re po lind në zemër të të sotmes”.

-A e shihni ministren Nikolla të frikësuar nga kjo protestë?

Të frikësuar shoh gjithë qeverinë me Ramën në krye. Ata janë shastisur nga masiviteti dhe entuziazmi i paprecedent i protestës studentore. Besoj se kanë frikë se nëse nuk i plotësojnë në kohë të gjitha kërkesat studentëve situata mund të dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar kështu jo vetëm qeverinë, por krejt sistemin politik në Shqipëri.

-Nëse plotësohen kërkesat do të kërkoni dorëheqjen e saj apo do të ndërprisni protestën?

Nuk jam në gjendje të flas për një masë të madhe dhe të larmishme studentore. Koha do ta tregojë se cilat do të jenë hapat që do të hidhen.

-Në gjykimin tuaj, si është Lindita Nikolla si ministre?

Edhe për faj të saj, edhe për faj të politikave arsimore që janë përcaktuar nga qeveria, Lindita Nikolla do të hyjë në historinë e Shqipërisë për keq. Ligji klientelist i arsimit të lartë, që parashikon financimin e universiteteve private me paratë e popullit, ka qenë pika e humbjes së çfarëdo autoriteti moral nga ana e qeverisë dhe ministres Nikolla.

-A mund të shfrytëzohet kjo energji e protestës së studentëve, edhe për një kërkesë më tepër për të ndryshuar mënyrën se si qeveriset Shqipëria?

Për momentin lumi i protestës mbetet tek universiteti. Po jam i sigurt që pas fitores së kërkesave studentore, shumëkush do të frymëzohet për të kërkuar të drejtat e mohuara. Kështu që me hir apo pahir do të ndryshohet edhe mënyra se si jemi qeverisur këtë çerek shekulli.

30 komente në “A po kthehet protesta e studentëve, lëvizje politike? Arlind Qorri: Situata mund të dalë jashtë kontrollit, dhe jo vetëm për Ramën”

  1. JANI says:

    KA NJEREZ TE MIRE SHQIPERIA SA TE DUASH SI KY ARLIND QORRI DHE SHOKET E TIJ,,,,ISHALLAH KRIJOJNE NJE PARTI TE RE ,,,,,SE ME KETO TE VJETRAT VETEM VJEDHJE DHE VRASJE DO KETE SHQIPERIA../////

    1. Tani says:

      Asnje gje nuk do te arrihet. Protesta do te shuhet sepse eshte nje proteste qe mbeshtet kthimin e sistemit komunist ne Shqiperi. Nese une do te isha ne vend te Rames do te ndiqja menyren amerikane te eliminimit te grupeve marksiste. Kapni Qorrin, futeni neb urg per perhapjen e doktrinave te gabuara ne Shqiperi dhe te ndaluara me ligj. Degoni forcat speciale. Kapni kokat e studenteve dhe te tjeret do te shkojne ne shtepi. Per ata qe duan te degjojne dhe negociojne tarifat vihen nga universitetet dhe jo nga qeveria. Keshtu qe qeverise me proteste i rruajne b.then. Qeveria eshte zgjedhur nga 1 milion shqiptare dhe nuk ka Perendi qe e rrezon pervecse me vote. Kjo te behet e qarte. Qeverite ne cdo sistem demokratik ndrrohen vetem me vota. Nese tentojne te veprojne ndryshe atehere te marrin si pergjigje sulmin policor. Ndiqni menyren amerikane te shuarje sse protestave. Sprejini ne surrat me tonela sy-djeges dhe merrini me dru perpara. Arrestoni kokat dhe futini brenda per protesta te paligjshme. Nuk kane asnje shans te fitojne me keto lloj protestash marksiste.

      1. Evropa si Shqiperia says:

        Degjova studentet te therrasin “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”. Sa turp!! Nuk ka vend ne evrope ku studentet te cfilitin kohen sic bejne keta tanet nepr kafenera apo bare. Mbreme kisha 5 studente ngjitur ne lokalin ku isha dhe te gjithe ishin ne nje mendje se “kush can k..in per provimet tani”. Dicka do dali nga gjithe kjo edhe per kete gje. Te tjera gjera kerkuan studentet dikur per nje Shqiperi evropiane dhe ndryshe e kuptojne Evropen keta studentet tani. Pika ju rrente ne tajare rini parazite!!

      2. Mul Noka dhe Paloka says:

        O Tani
        Me ke merresh a i vrare. Keta nuk kuptojne qe ky Arlind Qorri eshte nje marksist anarkist i ndyre, qe vetem bosht politik nuk ka. Por njerezve u ka errur syte urrejtja partiake dhe nuk shikojne se nga na vjen e keqja kombetare.

  2. Mikel says:

    Cudi qe sa here ne Kosove dhe Shqiperi nis dicka serioze per kombin tone fap si me magji fillojne protestat dhe rremujat te ne.Duket si pune agjenture greko-serbe.

    1. shqiptari i ilirise says:

      As që diskutohet që në këtë të ashtuquajtur protestë studentore ka dorë agjenturat Rus – Sërbo- Grekë.Patjetër që prej kohësh po financohet një rrëmujë e tillë.
      Motivi i vetëm është dështimi i reformës në drejtësi dhe shpëtimi i gjithë klanit pro rus që prej 28 vjetësh sundon shqiptarët.Vetëm destabilizimi shoqëror politik është shpëtimi i tyre.
      Të presim e të shohim.

      1. Labi says:

        Boll o idiot , o gumen pa fare boll se le nam ne dy kontinente.
        O kafshe , o sozia e Erdoganit nboll ,
        Ti ke shume asian ne fytyre dhe aspak Iliran.

    2. Adi says:

      Ca ishte kjo gjeja mire per kombin? Llogjet ”patriotike” te rames ne Twiter nderkohe qe vjedh miliona!!!

    3. Rilindja mavi says:

      Ashtu eshte, gjithmone armiku i jashtem dhe i brendshem jane gati te rrezojne pushtetin popullor te dale nga gryka e pushkes, me fal, rrenja e hashashit doja te thoja. Ata e kane hale sy Shqiperine qe po kthehet edhe shkemb graniti edhe kopesht i lulezuar (gjelberuar) buze Adriatikut, dhe qe po shkon nga fitorja ne fitorje ne udheheqjen e shokut Edvin.
      Jete te gjate shokut Edvin dhe marte edhe nga ditet e te gjithe rilin-idoteve, bilte do Zoti ua mer te gjitha ditet qe te rroje njemije vjet.

  3. tafa says:

    Per mua ju organizatoret jeni thjeshte kopilat e politikes dhe pushtetareve.E ndermoret kete proteste pasi e dini qe popullit i ka vajtur litari ne fyt dhe se permban dot me kush dhe me kete rast ju e shkaterroni shtetin ,por dhe vetingun e shume pritur.Nuk do lejohet as berja e vetingut e as ngritja e spakut.Keshtu qe pushtetaret e politikanet tane ja hedhin serisht bythes e i shpenzojne ne qejf te vet ato miliardat e vjedhura.Turp.

  4. merikan says:

    Nqs ju do te viheni ne krye ka shume mundesi qe te mos deshtohet ne te kundert mbetet mashtrimi I radhes dhe kaq….

  5. tom says:

    o studente kerkoni cilesi ne mesimdhenie ai qe do te mesoi mere edhe kredi dhe e shlyen duke u futur ne treg,Mos beni lojen e mafies te hajduteve injoranteve qe nuk dine per vete dhe u japin juve mesim,Braktisni pedagoget injorante se keta u bejne demin me te madhe u harxhojne kohen qe eshte shpenzimi me i madhe i shkuar kote.Nuk jane gje ato kerkesa qe beni ju per tarifa leshi keshtu ju i sherbeni me shume mafjes.Kthjellohuni pyesni baballaret tuaj mos dilni ne rruge kote duke i ngritur kostot ketij populli.

    1. AloAlo says:

      Mire e ke Tome. Pyesni baballaret sa kane paguar per te ndjekur studimet e larta gjate regjimit komunist kur hanin fara, benin xhiro, uleshin ne bordura dhe hidhnin themelet e begatise qe gezojme sot. Po kane qene brez serioz c’eshte e verteta (edhe shume guximtar ?

  6. Pashai says:

    Po kundërmon aromë Salianji!

  7. Zigur Qarri says:

    Duhet patjeter te kthehet ne levizje politike.Sistemi zgjedhore duhet te ndryshoje tani,ne moment,dhe nese PS,PD dhe LSI
    nuk pranojn,duhet perdorur dhune,rruge tjeter nuk ka me keta hajdute.Kush me mire se studentet mund ta permbysi
    shkerdhatokracine politike,qe e ka kthyer Shtetin ne nje organizate mafioze.

    1. Ylli Kuq says:

      Gezohu Zigur…marksistet e rinj po vijne…:D

      Po sa te forte paskan qene xhanem komunistet,nuk shkulen kollaj ?

  8. shqiptari i ilirise says:

    Student!
    Mos u bëni vegël e mafjes ruso – sërbë që kërkon dështimin e reformës në drejtësi dhe zhytjen e vendit në kaos,për shpëtimin e hajdutëve që vjedhin shqiptarët dhe i ndajnë me ata paratë.
    Po destabilizimi vendin dhe do e zhysni shqipërinë në varfëri e mjerim.
    Ju lutem kuptojeni!
    Aspiratat e shqiptarëve po i udhëheqin SHBA dhe Gjermania.Mos ja jepni Shqipërinë Rusi Sërbi dhe Grekut!

    1. Studentet sjellin vetem te miren e kombit says:

      Ik ore kafshe , tifoz i Rame. Qenka gjithe rinia ne sherbim te Serbit. Ik o kafshe te kishe hedh ndonje pushke ne kohen e luftes e mos te rrije prane zjarrit , burre k…

      1. Petriti says:

        Varet shume kush eshte duke i manipuluar… Pplitikanet i kane studentet lende te pare per arritjen e qellimeve revolucionare…

  9. Buda says:

    Nje dukuri historike e ketyre 25 viteve te clirimit nga diktatura enveriste: Komunisti i sofistikuar Sali Berisha, sapo e mori pushtetin, ndertoi piramiden shteterore qe t’i sherbente interesave personale te pushtetit te tij. Pervec fushave te tjera, Berisha spastroi dhe pushoi nga puna njerezit e ndershem dhe ngriti ne postet drejtuese te institucioneve shkencore dhe universiteteve militantet e tij. As FATOS NANO e as EDI RAMA per 14 vjet me radhe qe drejtuan shtetin nuk i preken ekipet drejtuese berishiane te ketyre institucioneve. Dhe ja, tani ndodhemi perpara revolucionit berishian per te permbysur pushtetin e PS, sic ndodhi me PPSH, ne vitin 1990. Dora shkaterruese e Berishes ne levizjen studentore do te beje kerdine ne Shqiperi pasi ka gjetur terren ne arrogancen, brutalitetin, megallomanine e Edi Rames dhe injorancen e servilitetin e peshtire te ministreve e ministrave te tij, te cilet per etikete nuk po i permend me emra, pasi jane laakuar mjaft nga populli i thjeshte. IU vetmi minister me integritet, Fatmir Xhafa, u detyrua te jepte doreheqjen para arrogances dhe megallomanise se ballistit Edi Rama.

  10. Eri says:

    Bie ere Sali e Likemut me keto protesta.Agjentet e serbit dhe grekut Janullatos.Kane frike nga reforma e drejtesise.Studentat po si koqe si ata te dhjetorit Azem bolja me shoke.

  11. Shqiptar i Ndershëm says:

    Krijimi i nje Levizje Demokratike te Madhe Politike Mbarepopullore Shqiptare Patriotike dhe te majte,
    e krahasueshme por edhe shume me e mire se p.sh. partite majtiste SYRIZA Greqi, ose PODEMOS Spanje,
    duke ruajtur dhe forcuar partneritetin strategjik te Shqiperise me UNITED States of America & Europian Union,
    une mendoj dhe gjykoj se eshte shume e nevojshme, shume e domosdoshme, per situaten e Shqiperise & gjendjen e Shqiptareve.

  12. HQ-18 says:

    Na çatë karin me Saliun, ruso serbët dhe grekët ju trapa me teoritë tuaja prej fije kashte.
    Hapni more sytë të shihni…

  13. Shqiptar i Ndershëm says:

    Krijimi i nje Levizje Demokratike te Madhe Politike Mbarepopullore Shqiptare Patriotike dhe te majte,
    e krahasueshme por edhe shume me e mire se p.sh. partite majtiste SYRIZA Greqi, ose PODEMOS Spanje,
    duke ruajtur dhe forcuar partneritetin strategjik te Shqiperise me United States of America & European Union,
    une mendoj dhe gjykoj se eshte shume e nevojshme, shume e domosdoshme, per situaten e Shqiperise & gjendjen e Shqiptareve.

  14. Arjan says:

    Nuk mund te vazhdohet drejtimi I shtetit Shqiptar nga percmues politike nga skizofren qe Kur hipin ne pushtet harrojne votuesit harrojne vuajtjet kujtojne se jane zot dhe akoma nuk e kuptojne se jane aty ti sherbejne shoqerise Shqiptare.Vazhdimi ne rrugen e donkishotit sali Edhe nga rahmuti tregon qarte se njerezit nuk kane kohe per te humbur me idiote politike.Te gjitha vendet ne ballkan ndryshuan per mire Shqiperia me 2 milion banore nuk gjetka rrugezgjidhje vazhdon te boshatiset krimi me I larte ne evrope droge papunesi .Te gjithe Shqiptaret kane te drejte te organizohen te marrim persiper fatet e kombit ne dore dhe te mos mbeten peng i partive PS PD.Parlamenti Shqiptar duhet shkrire ,ai parlament nuk i sherben askujt perderisa ne te vazhdon te jete kryekrimineli Sali berisha.Vendimi dhe zgjidhja e presidentit Ilir Meta pa u pyetur baza e PS eshte gabim historik qe ne krye vendoset nje hajdut qe ju fut politikes ne moshen 22 vjecare pa I dhene asnje experience pune ketij vendi .Vendimi dhe zbatimi I varrezave greke ne jug te Shqiperise gabim trashanik dhe diletant I qeverise shqiptare ,deri tani 8 te vrare te gjithe Shqiptare perjashto minoritarin dhe nuk e dime fundin,kush mban pergjegjesi .Shqiptaret nuk kane shprese tek kjo klase politike qe eshte pasuruar padrejtesisht ne kurriz te nje populli te tere.Ligji I xhungles mbizoteron.

  15. Selim Rroshi says:

    Me ne fund u protestua kunder establishentit hajtut e aspak patriot. Edhe pse mund ta mbysin se kane para e pushtet establishmenti fara kunder tij u mboll. Nuk eshte Arlind Qorri drejtuesi i kesaj proteste. Jane rinia qe nuk mendojne si prindet e tyre. Pike

  16. Alb says:

    Protesta vtm per nje gje eshte e drejt permisimim e kushteve te konvikteve se na jane bere pallatet ne tirane si konvikte pastaj ulja e tarifes dhe mospagimi i tarifes jane deshtim i sistemit tone te famshem bolonj pa ta provojn keta student qe te perserisin vitin per nje dy lend te mbartura jo te tallin bythen shkojn njeher ne vit ne shkolle dhe bejne si student ekselent

  17. Ergys says:

    Po e dime qe Rama rr.k..i eshte,po tani nuk eshte momenti per protesta.Eshte momenti te shohim si do te shkoje reforma e drejtesise.A do te denohen politikanet e shumeperfolur??Pas saj te shikojme cfare rruge duhet ndjekur.

  18. Emigranti says:

    Kjo proteste i sherben vetem krimineleve dhe hajduteve te Shqiperise ( Ilir floririt, Saliut and Co.). Prisni o studente sa te ndertohet pushteti i drejtesise. Mos u beni vegla te se keqes, mos e prishni kete shans per shqiperine; jo per Edi Ramen. Vendi yne i ka humbur shume here rastet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje