Autoriteti Rrugor Shqiptar: Ja e vërteta e kompanisë amerikane, përfituese e lotit të parë të "Unazës së Madhe". Punimet pezullohen deri në përgjigjen nga SHBA

7 Dhjetor 2018, 11:09Ekonomia TEMA

Pas publikimit mbreme nga emisioni “Të Paekspozuarit” të disa dokumenteve, në lidhje me kompaninë Dunëell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, vjen nje reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Permes nje njoftimi, ARRSH ben me dije se tenderi është zhvilluar sipas ligjit dhe rregullave në fuqi.

Ndërkohë që ARRSH i është drejtuar institucioneve që përmes komunikimit me rrugë zyrtare tu të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të verifikuar dokumentet e paraqitura në institucionet shqiptare nga kompania në procedurën e garës.

Deri në sqarimin e situatës dhe përgjigjen nga autoritetet amerikane nuk do të vijohet me aktivitetin ndërtimor të kësaj kompanie për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja

Deklarata e plotë për shtyp e ARRSH:

Autoriteti Rrugor Shqiptar u vu në dijeni të materialit të transmetuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” në televizionin News 24 për garën e zhvilluar për njërin prej 3 loteve të projektit të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja.

Në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron sa vijon:

Procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje me ligjin Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, VKM-së Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik” e ndryshuar. Kjo procedurë bazuar në detyrimet ligjore të mësipërme, është procedurë e hapur, e zhvilluar në mënyrë elektronike përmes Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Autoriteti Kontraktor ka nënshkruar kontratën me bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik “Biba X shpk” dhe “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit.

Operatori ekonomik “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pjesë e këtij bashkimi, ka paraqitur dokumentacionin të përkthyer dhe të noterizuar në gjuhën shqipe, ku kompania mëmë “Dunëell Haberman” rezulton e regjistruar dhe ushtron aktivitetin në një prej shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht në shtetin Delaëare.

Në përmbushje të kritereve të dhëna në dokumentet e tenderit ka bërë regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe njësimin e licencës duke respektuar Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.42 datë 16.01.2008, “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”. Njësimi i saj ka konkluduar me një nivel maksimal të licensimit, bazuar në veprimtarinë ekonomike të saj në vendin e origjinës, duke mbajtur kategoritë maksimale (kategoria G).

Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka patur ndonjë indicie që vë në dyshim vërtetësinë e dokumentave të paraqitura e cila do mund të çonte në një procedurë verifikimi paraprak.

Kontrata e nënshkruar me këtë bashkim operatorësh në fjalë për këtë lot të Unazës nuk ka prodhuar asnjë efekt financiar për Buxhetin e Shtetit.

Në funksion të sqarimit të plotë të situatës dhe pretendimeve të shfaqura në emisionin “Të Paekspozuesit”, janë ndërmarrë këto veprime:

1.ARRSH i është drejtuar institucioneve që përmes komunikimit me rrugë zyrtare tu kërkohet autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të verifikuar dokumentet e paraqitura në institucionet shqiptare nga kompania në procedurën e garës.

2.Deri në sqarimin e situatës dhe përgjigjen nga autoritetet amerikane nuk do të vijohet me aktivitetin ndërtimor të kësaj kompanie për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja.

3.Në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë zyrtarisht pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kjo kompani, në zbatim të përcaktimeve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj. Në rast të zgjidhjes së kontratës, ARRSH do të rifillojë menjëherë procedurat e prokurimit për këtë lot për të mundësuar përfundimin në kohë të këtij projekti të rëndësishëm për kryeqytetin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar garanton opinionin publik se është i vendosur të mbrojë maksimalisht interesat e shtetit shqiptar duke zbatuar përcaktimet ligjore për çdo situatë të tillë.(TemA)

29 komente në “Autoriteti Rrugor Shqiptar: Ja e vërteta e kompanisë amerikane, përfituese e lotit të parë të “Unazës së Madhe”. Punimet pezullohen deri në përgjigjen nga SHBA”

  1. korrupsion pa limit says:

    ARRSH-ja dhe ministria e transporteve e kane ditur fare mire qe ne fillim , madje jane pjese e ketij zullumi , pasi ata avancuan deri ne finalizimin e tenderit . Ketu duhet te nderhyje prokuroria, pasi eshte bere e modes qe cdo tender te merret ne menyre korruptive.
    E njejta gje eshte edhe kompania fallco indiane , ne menyre qe mos duket nje oligark, ku shteti i pergatiti dhe i dha pa konkurence gjysmen e Vlores per fotovoltaiket dhe vazhdon ti japi pa konkurence gjysmen e shqiperise.

  2. Ari says:

    Po pse nuk verifikuat me par ju???? Esht drtyra kryesore apo futja ktij populli. Mos u fryfshi qe keni mbush administraten me injorant.

  3. Illi says:

    Pra ose do te shkoje rakipi ne Burg (dhe ai qe mund t’ja kete servirur pergjigjet nga USA – ne rast se ato Jane te fallsifikuara), ose autoriteti qe i ka akorduar tenderin firmes ne fjale ne rast se dokumentat Jane te falsifikuar. Sidoqofte pergjigjja e autoritetit rrugor i ngjan ne cdo rast nje lloj teatri komik, pasi nuk shpjegon se perse nuk i ka verifikuar dokumentet e huaj, qofte edhe Kur NUK ia kerkon ligji?!
    Pavaresisht se si do dale e verteta, KM dhe Maxhoranca duhet te ndermarrin nje nisme ligjore qe detyron verifikimin zyrtarisht te cdo dokument me orgjine te huaj, te paraqitur ne tenderime te ndryshme. Dhe ne rast se duan te largojne dyshimin e perzjerjes se tyre ne afera te tilla duhet TA bejne urgjent.

    1. T.T says:

      Ky Rakipi duhet arestuar,une jom ketu ne USA dhe,te genjesh si po genjen ky bashk me ate labin byth qire ska bo vaki,kjo kompani nuk egziston,egziston po jo per ndertimin e rrugve.

      1. Traplliku komunist says:

        Mua me del kompani zjarrfiksesh! Nje kompani Dunwell qe merret me ndertim e ka adresen ne North CAROLINA. Duket sheshit qe eshte nje mashtrim ordiner, dhe gjella eshte gatuar ne kuzhinen e Gjiknurit dhe Afrimit,. Rasr i paster korrupsioni

    2. Bureto says:

      Kjo do duhej të ishte në ligj, siç e bëjnë gjithë shtetet e tjera. Por albanisrsn hesapi. Nuk u ngopëm me Sarandopullos, Bechet, Serrenisima, Taçi, kuçi e maçi. Gjithsesi më mirë vonë se kurrë!

    3. lirindesi says:

      Shoku Afrim nuk e ka problem burgun per Partine se e ka provuar nje here kur u mbyt Tirana.

  4. syri says:

    Te gjitha jane pjese e konspiracionit berishian per te shpetuar nga BFH shqiptar dhe SPAK si qellim te mos denohen nga gjykata!

  5. Zigur Qarri says:

    Hahahaha…..per mashtrimin e rradhes,thone “Ja e vërteta”,shprehja kaq shpesh e perdorur(shperdorur) e Endri Fuges per skandalet
    e qeverise se drogaxhiut,per te justifikuar çdo mashtrim, çdo vjedhje te”rilindjes” dhe banditit Edvin Rama qe merr vendime vetem
    nen efektin e droges!Te mos kishte ndodhur denoncimi,puna(vjedhja) do te kishte vazhduar!Flitet per 20 milion Euro.Perse nuk e
    verifikoi me pare ARRSH,por tani qe plasi skandali?!Dhe per sa koh do qeveriset Shqiperia nga drogaxhinjt,mashtruesit,hajdutet,
    kriminelet e “rilindjes?10 here me burgim te perjestshem,duhet te denohet Edvin Rama,ne mungese te denimit me vdekje ne karrike
    elektrike.

  6. Kumandari says:

    Mos vazhdoni mashtrimin, ju lutemi!
    Sapo pranoni te thoni se “s’keni pasur indicie te vini ne dyshim…shkresat e kesaj kompanie…”, provoni pa dyshim dhe pashmangshem se MegaHajduteria fillon nga Siper Fare…
    18 milione tju ikin juve ne “drejtim te paditur?!”, E kujt?! Juve qe ska dite pa lajm me korrupsion?!

  7. edvin qameti says:

    Ylli Rakipi minimalisht duhet interrnuar ne kampin veror te Tepelenes. Na nxorri bojen,ose ka qene cilesia e bojes e dobet

  8. TNT says:

    Sa te degjeneruar paskeni pas qene dhe flisni per trafikun ne Tirane ju. Sa plehra te ndyra qe mos gjetshit rehat as ne boten tjeter ! Kujt i thoni ju se ka dorezuar dokumentacion ne perputhje me legjislacionin Shqiptar, atyre deleve qe shikoni ne endrra? Po pse mor delenxhinj te mjere, kaq pa fytyre jeni? Po nje klikim te emrit kompanise dhe e gjen menjehere se cfare aktiviteti ka dhe si funksionon …. Do ju mjaftontr vetem kaq , te klikonit emrin e saj dhe te shikonit qe fizikisht ajo nuk ekziston dh nuk ka asnje kontakt numer telefoni apo adresa email. Shpresoje qe kesaj rradhe ta paguani te gjithe, nga i pari deri tek ai debili qe bo politike me brekushe…. Harram besimi popullit dhe Zoti ju paste “kujdes”

  9. Traplliku komunist says:

    E verteta eshte korrupsion! Rama te ike nga facebook dhe te beje zgjedhje te reja

  10. turp injoranc skandal says:

    arrsh perhere nje instucion gangsteresh i suportuar nga vet shteti. Kta jane jo per burg, por me i lene lakuriq te astiri. Nuk mjafton organizimi skandaloz i punimeve por edhe kompanite me njiqind probleme. Ky projekt qe te behet sa me shpejt , o ju derrat e shtetit , do nji superorganizim dhe nje kompani me shume pervoje, a e kuptoni o njerez qe doni vetem me vjedh

  11. Te flasim shqipen e paster says:

    More po c’behet keshtu me injorancen qe po pushton administraten tone?
    A e kane shqipen gjuhe te pare apo gjuhe te dyte (te mesuar ne kurse) keta zyrtare qe perdorin terma te huaja ne vend te fjaleve shqip qe kane te njejtin kuptim (ose shprehje qe tingellojne keq shqip) si aktivitet ( veprimtari), indicie (tregues), lot (truall,) konstatuar (vene re), mbremjen e djeshme (dje), ne permbushje te (duke plotesuar), transparence (tejdukshmeri), ne funksion te (per te), etj.
    Si po na i bastardon shqipen tone te bukur kjo administrate e paditur dhe e pakulturuar.
    Ne para 1990 kishim nje Komision Qendror per pastertine e gjuhes shqipe te kryesuar nga nje zevendes-kryeminister, kurse sot po te ngrihej Eqrem Cabej e ta shikonte sa kot ka shkuar puna e madhe e Rilindasve dhe atdhetareve te mevonshem shqiptare do te na qortonte me ate qetesine e tij hyjnore:
    Pse more bij po silleni kaq mizorisht me gjuhen tone!?! Ruajeni, pasurojeni dhe mos u beni mekatare te kesaj gjuhe te bukur qe na lane te paret tane”

  12. Te flasim shqipen e paster says:

    More po c’behet keshtu me injorancen qe po pushton administraten tone?
    A e kane shqipen gjuhe te pare apo gjuhe te dyte (te mesuar ne kurse) keta zyrtare qe perdorin terma te huaja ne vend te fjaleve shqip qe kane te njejtin kuptim (ose shprehje qe tingellojne keq shqip) si aktivitet ( veprimtari), indicie (tregues), lot (truall,) konstatuar (vene re), mbremjen e djeshme (dje), ne permbushje te (duke plotesuar), transparence (tejdukshmeri), ne funksion te (per te), etj.
    Si po na i bastardon shqipen tone te bukur kjo administrate e paditur dhe e pakulturuar.
    Ne para 1990 kishim nje Komision Qendror per pastertine e gjuhes shqipe te kryesuar nga nje zevendes-kryeminister, kurse sot po te ngrihej i madhi Eqrem Cabej e ta shikonte sa kot ka shkuar puna e madhe e Rilindasve dhe atdhetareve te mevonshem shqiptare do te na qortonte me ate qetesine e tij hyjnore:
    Pse more bij po silleni kaq mizorisht me gjuhen tone!?! Ruajeni, pasurojeni dhe mos u beni mekatare te kesaj gjuhe te bukur qe na lane te paret tane”

    1. Peço says:

      Hë më të lumtë, ky është problemi kryesor këtu. Ç’u qi t’ëmën 18 milion eurove, lekët si ha as qëni, por gjuha, or tu bëfsha, gjuha ka rëndësinë më të madhe këtu. Edhe në baipasin Fier-Levan, kur hajdutët ikën në drejtim të paditur pasi morën paratë dhe nuk bënë punën, përsëri nuk u tregua kujdesi më minimal për pastërtinë e gjuhës. Ndaj them, ti paske hallë serioz, or tu bëfsha. Gjuha ka rëndësi, gjuha…..

      1. Zigur Qarri says:

        Hahahahaha……..

    2. Kalec Dega says:

      Kujt i thua, ata kane “delimitim “ trunor.Ministrja e Arsimit me Diplome Kristali, ai i ekonomise me diplome filoqyli, m’kupton mu?!

  13. Thiago says:

    Po po fshihuni mbas gishtit tani, jepni dorheqjen nese nuk paskeni ju gisht ne kete vjedhje per paaftesi ne nivele spektakolare (gje qe nuk e beson kush por po bejme sikur)
    Jo gjasme pezulloni projektin deri ne sqarim, se sqarimi ishte i qarte ne dokumentin e bere publik mbreme te derguar nga shteti ne fjale, qe do gje nga kjo kompani eshte e sajuar dhe fallcifikuar. Thene kjo, keto pallavra qe na tregoni nuk i ha as vogelushi qe keni ne maje te Bashkise Tirane.
    Pervec kesaj nxirrni moshen reale te administratorit te kesaj kompanie pasi mesa duket Z. Gjiknuri e tajkalon me ca fije moshen 26 vjecare te atij qe keni regjistruar, nderkohe qe per pronarin e kesaj kompanie qe mbledh cantat, nuk ka nevoje as te kerkohet kush eshte dhe as te thuhet se duket nga larg hija e tij dhe nuk mendere palluqja gjiknur ti mbaje € Z. Skenderbe

  14. Zigur Geshtenja says:

    Zigur! Bjeru ne lule te ballit. Hiç mos i lere keta bandite qe zbriten 1 nga froni.

  15. Bledi says:

    Edi Rama dhe Gjiknuri nuk kane gisht…

    1. Lili says:

      Jo nuk kane gisht, vetem koken se skema eshte e tyre!
      Gishti e doraper te tjeret..
      Po fitimi ne kontot e rames e gjiknurit

  16. T.T says:

    O shqiptare mos i besoni ketyre liberalve,edhe ai gjoja ka derguar ate letren eshte nje liberal qe do ket mare ca pare nga kjo fake madia,

  17. V says:

    A eshte fotoja e marre ne Tirane ? Nqs po, per Shqipetaret ne Amerike: jua kam falur daljen nga rrotullamja, ne foton e artikullit. “Yield” nuk njihet.

  18. nori says:

    PROKURORIA TE ARRESTOJE AFRIM QENDRON ME TE GJITHE STAFIN E TIJ ,,,,,PAS KETYRE TE ARRESTOHET DAMIAN GJIKNURI DHE NE FUND QERSHIA MBI TORTE TE ARRESTOHET EDI RAMA…/HAJDUTE TE NDYRE TE DJERSES TE POPULLIT,,,,NE LITAR DO BERTISTE ENVER HOXHA…//

  19. OPGJ says:

    Gjiknuri dhe Qenaj ne burg po doli e vertete qe nuk kane verifikuar vertetesine e dokumenteve te kesaj shoqeroe.amerikene.Edi.duhet ti.coje ne.burg te dy keta,ndryshe.eshte bande bashke me ta.ne.vjedhjen e fondeve publike.

  20. HQ-18 says:

    Një pikë uji në oqeanin e korrupsionit në Shqipëri.
    Kemi president,kryeministër , ministra e deputetë që kanë me qindra miliona euro pasuri. Kemi drejtorë institucionesh dhe kryetarë bashkish që kanë me dhjetra miliona euro.
    Kemi dhe popullin që i nxori këta maskarenjë nga barku i tijë po vetë është me barkun bosh e të lodhur Popullin që i ndjek në çdo takim verbërisht duke u çjerrë nga zëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje