Përfundon kursi X i lartë i sigurisë dhe mbrojtjes, Xhaçka: Reflektim mbi sfidat e sigurisë të shekullit XXI

7 Dhjetor 2018, 14:57Kronika TEMA
Përfundon kursi X i lartë i sigurisë dhe mbrojtjes,

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitje përmbylli me sukses Kursin e X të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Dhjetë ushtarakë të lartë dhe një civil nga 9 vende të ndryshme si Shqipëria, Kroacia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Gjeorgji, Greqia, Gjermania, Italia, Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar, ndoqën për rreth 3 muaj kursin që iu rezervohet ushtarakëve dhe civilëve me detyra të larta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve të kursit ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i KDS-së gjeneral brigade Bajram Begaj, ambasadorët e Republikës së Kosovës dhe Italisë, komandantët e forcave, atashe të huaj ushtarakë etj.

Ministrja Xhaçka vlerësoi rëndësinë e këtij kursi, i cili vit pas viti zgjeron hartën e pjesëmarrësve në të. “Duke parë statistikat e 10 kurseve, vërej se ky kurs ka formuar dhe konsoliduar profilin e tij, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Gjatë këtyre viteve, në këto kurse, janë diplomuar 168 ushtarakë dhe civilë nga Shqipëria dhe 15 vende të ndryshme nga rajoni dhe më gjerë.”- u shpreh zonja ministre.

Pjesëmarrjen e 11 ushtarakëve nga 9 vende të ndryshme, ministrja Xhaçka e cilësoi si një vlerë të shtuar për të kuptuar dhe përballur më mirë me sfidat e reja të sigurisë vitet e fundit. ”Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se mjedisi strategjik sot po zhvillohet me ritme të shpejta dhe rrezikohemi njëkohësisht nga kërcënime të ndryshme, prandaj nevoja për bashkëpunim duke qenë së bashku në NATO dhe BE, është një domosdoshmëri për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të arritur qëllime të përbashkëta. Ne gjithashtu duhet të kuptojmë këtë mjedis të ndryshuar të sigurisë dhe të identifikojmë trendët, me qëllim që të sigurohemi që vendimet që duam të marrim sot, të jenë të përshtatshme për nesër. Duke sjellë së bashku 11 studentë nga 9 shtete, është arritja më e madhe e këtij kursi dhe tregon se sa afër po punojmë së bashku për t’i bërë vendet tona dhe rajonin tonë më të sigurt dhe më të sigurt.”

Kursi i X i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes u zhvillua nga data 10 shtator dhe u mbyll sot më 7 dhjetor 2018. Gjatë zhvillimit të kursit, pjesëmarrësit patën mundësi të merrnin leksione nga përfaqësues të lartë të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë dhe titullarë të institucioneve me fushë përgjegjësie, sigurinë dhe mbrojtjen.

Gjithashtu, pjesëtarët e kursit zhvilluan edhe vizita njohëse në institucione vendase dhe ndërkombëtare.

1 komente në “Përfundon kursi X i lartë i sigurisë dhe mbrojtjes, Xhaçka: Reflektim mbi sfidat e sigurisë të shekullit XXI”

  1. loku says:

    Jemi te forte, kemi GJENERAL TE USHTRISE VDEKUR… ku eshte ushtria qe ska nje tank, nje top, nje rakete, nje avjon, ka vetem nje kamjon te hypi Olta…
    Ku shkuan armet…?
    Kush i shiti….?
    Se leket i dime qe i mori Saliu…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje