Si u kthye një njoftim i thjeshtë tek Urbanistika në megaprotestë. Kush qëndron pas saj

7 Dhjetor 2018, 12:28Sociale TEMA

Shumëkush që pa përmasat që mori protesta studentore e një dite më parë, ka pyetur mbi motorët që i vënë ata në lëvizje.

Shkëndijë për një megaprotestë si ajo e një dite më parë ka shërbyer njoftimi i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, ku u kërkohej studentëve shlyerja e tarifës vjetore të shkollimit brenda datës 15 dhjetor si dhe viheshin në dijeni për tarifën e re për kredit në rast se përsërisnin provimet, sipas VKM-së së re.

Në kohë rekord ka xhiruar njoftimi për t’u ngritur në revoltë kundër kësaj “gjobe”, duke mbledhur më shumë se 1200 nënshkrime në peticionin dorëzuar dekanit të fakultetit. Me këtë rrugë, ata shfrytëzuan mundësinë që kërkesës parësore t’i bashkëngjitin dhe tre të tjera dhe destinacioni i protestës i kaloi kufijtë e fakultetit për t’u drejtuar nga Ministria e Arsimit me mbështetje që as vetë organizatorët nuk e prisnin, shkruan Panorama.

“Pjesëmarrja në këto numra ishte e pamenduar dhe gati e pabesueshme në fillim. Ne (Lëvizja për Universitetin) nuk mund t’i marrim meritat për organizimin e kësaj proteste. Tanimë janë studentët që duan të protestojnë me kërkesat e tyre”, thotë Xhuliano Bregasi, një nga përfaqësuesit e Lëvizjes për Universitetin.

Por nuk është vetëm kjo e fundit, e vetmja organizatore. Me ndihmën e këshillave studentorë që kanë mobilizuar studentët dhe shumë të tjerë të vetorganizuar përmes rrjeteve sociale, rezistenca mori përmasa të mëdha. Rezistencë studentore ka pasur çdoherë, por çfarë e bëri realisht ndryshimin?!

“U prek xhepi dhe ishte një tarifë goxha e rëndë për studentët, 670 lekë për kredit për provime të mbartura apo përmirësim. Për kërkesat e tjera do ketë protesta në vazhdim deri në realizimin e tyre”, thotë Bregasi, duke shtuar edhe zërin protestues për të tjera kauza ditëve të fundit. Sakaq, sërish sot pritet e njëjta situatë. Në 08:00 është lajmëruar bojkot i fakulteteve, për t’u zhvendosur në 10:00 para Ministrisë së Arsimit.

2 komente në “Si u kthye një njoftim i thjeshtë tek Urbanistika në megaprotestë. Kush qëndron pas saj”

  1. Rrumpalla says:

    Opa ja hodhëm dhe për sot, nuk do bëjmë mësim. Motelet plot, 670 lekë për kredit i paguajmë për dy orë motel (seks).

  2. Ajet Delaj says:

    Levizje studenore per krenarine e ngelsave.
    Te nderuar gazetare dhe studente shqiptare ne kete dite proteste haxhiqamiliste “duam baben”. Se pari mos guxoni me e krahasuar greven tuaj si nisme e nje revolucioni proletar per sherbime falas e mbeshtetje te mediokritetit me revolucionin tone demokratik “E duam Shqiperine si Europa dhe Amerika”
    Ne boten e qytetruar ku motori i shoqerise eshte konkurenca e lire ku padyshim nuk mbetet jashte as fusha e dijes luftohet per dije e shkence e nuk kerkon kush qe profesoret te puojne falas e ngelsit te promovohen se vitin e kane shpenzuar ne klub .
    Vendosja e tarifave shtese per provimet e mbartura pra per studentet ngeles dhe permirsimet per mua ka dy synime tersisht te ligjshme : Se pari synon te paguaj punen suplementare te stafit pedagogjik dhe se dyti ndikon drejtepersedrejti ne nivelin e universitetit duke i bere ato qendra dije e jo mejhane qefi.
    Nese ndonjeri nga ju do kete fatin te ndjeke studimet ne nje Universitet Amerikan do kujtoni keta rreshta se tarifa shtese ne universitetet Amerikane per ngelsit dhe ata qe duan permirsime note jo vetem eshte gjeja me e natyrshme por as qe i diskuton kush pasi ketu nuk konceptohet puna vullnetare e kohes se komunizmit.
    Po ju garantoj se kjo lloj levizje studentore nuk behet as ne repuplikat e bananeve dhe jo ne qendren e Europes ne nje komb padyshim nder me te vjetrit e Europes. Shume nga studentet e shkelqyer te kohes time ku padyshim nje nder ta kam qene edhe une edhe pse ishim me te miret e klases, shkolles apo qytetit per modesti nuk e thonim por te deklarohet se jam krenar se jam mbetes e madje te kerkohet me force qe ti sherbehet mbetsit me pune suplementare te papaguar kjo nuk eshte pare kund ne bote e madje eshte fundi I botes.
    Kjo nuk eshte levizje studentore, kjo eshte mirefilli levizje anarshiste dhe cdo tentative per te bere krahasime me revolucionin studentor te 90tes eshte fyerje edhe pse idealet ton ate 90tes I neperkemben e perdhosen misionaret e Ramiz Alise .
    Jami sigurte qe te gjithe ata studet mjesmarres ne kete levizje anarshiste qe jane aty rastesisht por qe je dit do behet dikushi ne jete do ndjehet keq kur tja kujtojne keto dite turpi. Shtroni dhe mesoni fort nese doni qe nje dite ti bashkengjiteni Europes pasi levizjet narshiste nuk te cojne askund.
    Ajet Delaj
    New York

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje