VIDEO/ Babai detyron të bijën të ecë 8 km në këmbë, pasi tallej me fëmijët e tjerë në shkollë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Debat të madh ka hapur në SHBA rasti i një babai nga Ohajo, i cili ka detyruar vajzën e tij të ecë 8 km në këmbë  si dënim për bullizmin që e bija kryentë në shkollë ndaj fëmijëve të tjerë.

Siç thuhet në reportazhin e BBC, 10-vjeçares Kirsten iu dha një dënim tre-ditor për të mos udhëtuar me autobusin e shkollës për shkak se ishte kapur për herë të dytë duke ngacmuar fëmijët e tjerë.

Pas kësaj babai i saj Matt Cox vendosi t’i jepte mësimin e jetës, duke e detyruar që rrugën vajtje ardhje për në shkollë ta bëjë në këmbë.

Videoja mori mbi 15 milionë shikime në Facebook dhe mijëra komente.

“Unë e di se shumë prej jush që jeni prindër nuk do të bien dakord.

Unë bëj atë që unë mendoj se është e drejtë për t’i dhënë një mësim vajzën time që ajo të ndalojë bullizmin ndaj fëmijëve të tjerë”-shkruan Cox.

Shumë ndjekës e komentuan pozitivisht zgjedhjen e babait të vajzës 10-vjeçare, megjithatë ishin të shumtë ata që e kritikuan për zgjedhjen që bëri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “VIDEO/ Babai detyron të bijën të ecë 8 km në këmbë, pasi tallej me fëmijët e tjerë në shkollë”

  1. Germicoku says:

    Bukur ! Edhe une pajtohem me veprimin e prindit te vajzes. Edhe femija duhet te mesohet se veprimet e gabura denohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *