Zemërim popullor për grekun dhe shqiptarin që i morën jetën studentes

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një gjykatë greke ka lënë në burg dy të dyshuarit për vrasjen e studentes 21-vjeçare në ishullin Rodos të Greqisë. 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca dhe 21-vjeçari grek Manoli Koukouras do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Ata akuzohen për vrasjen në bashkëpunim të studentes Eleni Tofaloudis.

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, para gjykatës ishin mbledhur turma qytetarësh të revoltuar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur.

Ata kanë shprehur zemëratën ndaj dy të rinjve që kryen krimin e rëndë. Policia kishte marrë masa të forta sigurie për shkak të prezencës së madhe të qytetarëve. Të ndodhur në rrethana të tilla, në përfundim të seancës së sigurisë autoritetet i larguan të dyshuarit nga dera e pasme e gjykatës.

Pasi qytetarët mësuan se policia i kishte nxjerrë nga dera tjetër për t’i dërguar në qeli, qytetarët shpërthyen në akuza dhe parrulla ofenduese ndaj autoriteteve.

Aleksandër Luca dhe Manoli Koukouras akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen e studentes 21-vjeçare. Shqiptari ka pranuar përfshirjen në krim duke sqaruar të gjithë ngjarjen.

Ai deklaroi para hetuesve se shoku i tij grek qëlloi studenten me hekur në kokë dhe më pas e udhëzoi t’i lidhnin këmbët dhe ta hidhnin në det.

Sipas hetimeve të deritanishme të policisë greke, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi vajza refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me ta. Hetuesit besojnë gjithashtu se 21-vjeçarja është përdhunuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 27 Nëntor, ndërsa trupi i pajetë i Elenit u gjet në shkëmbinj më 28 Nëntor.

Nga ana tjetër, 21-vjeçari Manolis Koukouras nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Ekspertët mjeko-ligjorë thanë se vajza do të ishte gjallë nëse do të ishte dërguar në spital para se të hidhej në det.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Zemërim popullor për grekun dhe shqiptarin që i morën jetën studentes”

  1. Albani says:

    Denimi I perjetshem eshte shume pak.

  2. Edlira says:

    Mjere goca qe iku nga kjo jete e perdhunuar nga dy meshkuj kriminele…keqardhje te thelle per te dhe familjaret e saj

  3. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    nuk u ngopet me gjak more sunita te piset,30vjt ne Greqi,nuk ka nate apo dite qe te mos degjohen apo dalin ne drite ngjarje nga me cnjerzoret………….ptuuuuuuuuuu,plehra arabe!
    nje gje eshte e sigurt se,nuk e ka te gjate ne qeli…………….
    degjoj ne keto momente ne kronike fjalet e dhimbsura te babes se viktimes e nuk gjej dot fjale……………”…….e perdhunuan e vrane dhe kur u kerkoi ndihme per ne spital,i refuzuan jeten duke e hedhur ne det…………o Zot!

    1. KORÇARI says:

      Ti qënke LOQE FARE, KE IKUR PËR LESH, CA SI PUNA TËNDE JANË DHE ATA PËRDHUNUESIT.

    2. Hoxh Armandi says:

      Edhe une e degjova qepare babane e vajzes curil me shkuan lotet nuk me mban vendi

    3. Andon says:

      Po grekun e harrove more kelyshi i bushtres. Po nga e mesoi krimin ai djale, po nga ju kelyshat e Helades kurve. Ai djale ishte lindur e rritur mes jush. Ate e mesoi ai nga ju. Po ti je nje kelysh bushtre qe ndjell vetem vrer. Turp te te vije mor farë gomari .

  4. ngushëllime families says:

    bastardët burgun e kanë pak

  5. Llaman says:

    Eshte gabim te vihet ky titull, emertimi grek apo shqiptar nuk ka asnje lloj kuptimi. Jane dy te rinj qe ju futen qorrsokakut te krimit dhe asgje me teper

    1. Leonart says:

      Po si do rrinte pa share shqiptaret ai rrota e karit pa identitet qe edhe emrin e vet nuk e di si e ka pa pyetur afendikoin.
      Burgun e kane pak ata plehrat se njerez nuk jane .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *