Dëbuan protestuesit e Astirit, Bujar Nishani del kundër studentëve: I kanë infektuar me thirrjen boshe dhe pakuptim "jo politikë" që t'i përçajnë, ata duhet të bashkohen

8 Dhjetor 2018, 16:10Politika TEMA

Bujar Nishani ka dalë kundër studentëve sa i përket vendimit të tyre për të mos pranuar figurat politike që të marrin pjesë në protestën e tyre.

Ish kreu i shtetit, thotë se faktorë të tjerë i kanë infektuar me thirrjen “Jo politikë” që t’i përçajnë.

Nisur nga dëbimi i protestuesve të Astirit dhe atyre të Teatrit Kombëtar, Nishani i këshillon studentët që të bashkohen me ta për të mirën e vendit të tyre.

Ndër të tjera ai shkruan:

Lëvizja studentore sot është shndërruar në një arenë e vëmendjes mbarëkombëtare dhe një faktor real i tronditjes së situatës politike, sociale dhe shoqërore në Shqipëri.

Qeveria është targeti i vetëm i kësaj Lëvizje (sepse ajo e ka prodhuar problemin dhe vetëm përmes një qeverie mund të zgjidhet problemi)

Sot kur Lëvizja e studentëve po merr përmasa kombëtare ajo ka vetëm një rrezik, izolimin e saj, shkëputjen e studentëve nga shoqëria, nxjerrjen jashtë sistemit e për rrjedhojë çuarjen drejt përçarjes deri në shuarjen e saj.

Çuditërisht sapo lëvizja mori përmasa të mëdha duke i bashkuar të gjithë në kauzën e tyre, papritur dhe pa asnjë arsye dikush hodhi parullë ‘jo politik’, ‘jo politik’, kur në fakt asnjë figurë politike dhe asnjë përfaqësues partiak nuk ishte çfaqur e as është çfaqur apo ka tentuar të marrë kauzën e tyre.

Çdo student sot në atë shesh por dhe ata që nuk u janë bashkuar akoma është i nevojshëm dhe i pazëvendësueshëm, por i vetëm krejt i pafuqishëm.

Studentët në atë shesh sot janë një faktor i fuqishëm vetëm sepse janë bashkë e ngaqë janë bashkë janë shumë e sepse janë shumë kanë tronditur padrejtësite ndaj tyre.

Studentët nuk janë aty për kapitalin politik të asnjë partie por e vërteta e pamohueshme është se janë aty kundër modelit dhe politikës së një qeverie të caktuar.

Të asaj që e përkeqësoj gjëndjen e tyre me ligjin aktual famëkeq të Arsimit të Lartë, i cili jo vetëm kufizoj më shumë autonominë universitare por reduktoj edhe më shumë financimet qeveritare për të gjitha zërat e jetës universitare e studentore.

Kushdo që mundohet të injektoj tezën ‘jo politik’ thjesht tenton të paralizoj nervin dhe energjinë e papërballueshme të fuqisë së bashkimit studentor, të bashkimit të tyre me këdo që ka humbur të drejtat e veta, dinjitetin e vet, mundësinë për të jetuar në normalitet, këdo që ka humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri.

Duan ti ndajnë dhe izolojnë nga prindërit, miqtë, bashkëkombasit e tyre që në fund të fundit bashkohen në një pikë, të gjithë pa përjashtim.

Rikthimin e Shpresës për të jetuar me dinjitet dhe normalitet në vendin e vet.

Studentët bëjnë shumë mirë që nuk lejojnë përfaqësuesit e partive politike të dalin në krye të protestës së tyre, por asnjë parti politike e opozitës në fakt nuk ka çfaqur ndonjë tendencë për të marrë përfaqësimin e protestës.

Ditën e parë të asaj proteste pushtetarët u tallen me ta, i quajtën ‘ngelësa’, i quajtën ‘dembela’, u thanë se janë ‘të zhytur në tallava dhe padije’.

Askush nga opozita nuk i fyeu dhe as tentoi të marrë kauzën e tyre.

Në fakt, opozita ka qenë me kauzën e studentëve që nga beteja kundër ligjit të Arsimit të Lartë, pikërisht atje ku filloj poshtërsia ndaj studentëve.

Por megjithatë sot në situatën aktuale ky debat nuk ka shumë rëndësi.

Sot situata mund të qartësohet fare mirë se në cilën anë dhe se kush janë në favor dhe ndihmues në zgjidhjen e kërkesave të studentëve.

Nuk është fare e komplikuar.

Ata që më së shumti bërtasim ‘ jo politik’, ‘jo politik’ thjesht le të kërkojnë dy gjëra.

1. Anullimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe hartimin e një ligji të ri me përfaqësi nga këshillat studentore dhe,

2. Ndryshimin e buxhetit të shtetit në kapitullin për arsimin duke e çuar atë në nivelin që e kanë vendet e Bashkimi Evropian, aty ku është modeli që ne i referohemi.

Këto dy pika mund të specifikojnë pastaj cdo kërkesë legjitime dhe racionale të studentëve duke parashikuar pikë për pikë, në afate dhe financime konkrete, nivelin e tarifave, subvencionin për studentët në nevojë, kartën e studentit, infrastrukturën e jetesës dhe asaj studimore e laboratorike, shkencore dhe gjithshka tjetër që detyrohet nga parimet e kartave të së drejtës universale.

Në të kundërt teza ; ‘jo politik’, i shërben politikisht vetëm politikës së qeverisë aktuale e cila planifikon dhe shpenzon jo 10 apo 20 milion euro por qindra milion për tendera korruptiv dhe pa asnjë impakt në shërbimin apo interesin publik.

Pushteti që prodhoj këtë ligj abuziv të arsimit dhe që varfëroj cdo ditë e më shumë xhepin e studentëve dhe familjeve të tyre do jetë ekstremisht i kënaqur me atë situatë, madje nuk do cuditemi kur të filloj e tu organizoj edhe ndonjë koncert aty se paratë do vazhdoj ti cojë në xhepat e hajdutërisë dhe jo në auditoret e dijes dhe për ndihmën e jetës së studentëve.

Duket sikur dikush po tenton të devijojë dhe ndryshojë mesazhin dhe qëllimin e kësaj lëvizje.

Protesta e studentëve po tentohet të mbushet me thirrjen krejt boshe dhe pa kuptim ‘jo politik’, ‘jo politik’ dhe gjithmonë e më pak me thirrjet për tarifat, kartën e studentit, konviktet e tyre, auditoret e laboratoret.

Ky duhet të jetë kujdesi dhe vëmëndja e studentëve nëse duan ta ruajnë e ta mbrojnë, kauzën e tyre e mbi të gjitha nëse synojnë që ajo të fitojë.

Suksese e Zoti i bekoftë”, shkruan Nishani. (TemA)

6 komente në “Dëbuan protestuesit e Astirit, Bujar Nishani del kundër studentëve: I kanë infektuar me thirrjen boshe dhe pakuptim “jo politikë” që t’i përçajnë, ata duhet të bashkohen”

  1. BEROMI says:

    QEROHU DHE TI KUNGULL ,,,,RRI TEK SHQUPI,,,,MOS U NGATARRO ME STUDENTET ,,,,,STUDENTET TE FORMOJNE PARTINE E TYRE ,,,,ME PD DHE PS APO LSI NUK KA PERPARIM SHQIPERIA ,,,KA VETEM REGRES..///

  2. Jani says:

    Akoma ne egjipt ky kari. Thuajini te vije

  3. Martini says:

    O Mero ti e ke fajon per lete debil.qe vazhdon te na caje trapin me idiotesire kur sja kemi ngene. Sepse talljet e koqeve qe ti ke bere me te nuk i ka kuptuar.E kupton si e ke kurdisur dhe spo pushon akoma.Duhet ti spjegosh pa humor se seshte gje tjeter vetem nje tufe majdanozi nga ato qe shitesit e zarzavateve e.hedhin ne plehra se eshte thare kalbur e bere bajate.

  4. ILIRET says:

    Nuk e kupton ti cyryk, si nuk e ka kuptuar as Rama.
    Studentet jane shumica nga familje te majta, mbi 80%. Sepse te djathtet aq tru kane. Prandaj ata debuan anetaret e forumeve rinore te PD dhe LSI – se. Jane te majte, por jo Rilindas.

  5. Johani says:

    Gospodin presednik nishan pasiqe populli nuk po ju bashkohet e studentet nuk po ju duan une te kisha thene merrni hua ne serbi e greqi nga vllaznit dhe miqt tuaj te zemres siq thoshte sali berisha dhe sigurt se do keni me shume perjrahes se sa qytetar te astiri, e rrace e ndyre mjer shqiptaret se tpaten president kater vite.

  6. tafa says:

    Kush thote se eshte ulok ish presidenti yne i pa nderum,shiko sa bukur e mcef doren ne xhep dhe skuptohet fare qe eshte sakat,por per sakatet ka nje shprehje te vjeter sa vete bota.Sakat nga trupi sakat nga shpirti.Ik ore poce pa fund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje