Faktet: Pse kjo PD që u krijua nga studentët, sot po refuzohet nga gjithë rinia?

8 Dhjetor 2018, 17:15Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Partia Demokratike jo vetëm është mplakur por ajo e ka mbyllur misionin e saj. Shumë prej militantëve u vjen keq ta pranojnë por realiteti i ditëve të sotme e tregon fare qartë.

Ky është rast unik në botë që mijëra të rinj dhe studentë protestojnë kundër qeverisë, por nuk lejojnë që liderët e opozitës as ti afrohen protestës së tyre, pasi i konsiderojnë po aq të korruptuar sa edhe qeveria.

Arsyet pse ndodh ky proces po i rendis si më poshtë mbi bazën e përjetimeve personale që i kam ndjekur nga afër nga 8 Dhjetori 1990 dhe deri më sot:

1- PD u krijua nga studentët e Dhjetorit 1990, por sot asnjë prej tyre sot nuk është deputet i PD, pasi Berisha dhe Basha i eleminuam 100%.

2- PD lindi si parti e disidentëve politik dhe sot në grupin e saj parlamentar nuk ka mbetur asnjë ish i burgosur politik sepse i kanë larguar të gjithë.

3- PD lindi si parti e kryeqytetit dhe qyteteve të mëdha dhe në zgjedhjet e fundit i tradhëtuan duke humbur thellë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë, Berat etj. e tanimë është katandisur në parti lagjesh, për të cilën diskutohet si në mbledhjet e dikurshme të komunizmit.

4-PD u krjua si parti elitash intelektuale nga pinjollët e familjeve nacionaliste nga çdo zonë, si: Tomor Malasi, Tomor Dosti, Pjetër Arbnori, Ali Spahia, Uran Butka, Petrit Kalakulla, Abdi Baleta, Azem Hajdari, Rustem Gjata, por pas një eleminimi prej 3 dekadash nga Sali Berisha, PD u katandis tek djali i Fahri Balliut dhe zarfet që merr Lul Basha nga biznesmenët.

6-PD u krijua si lëvizje në qytet studenti në 1990 por Berisha ja besoi partinë një kamerieri hollandez që erdhi në PD në 2005. Lulzim Basha erdhi 15 vite pasi PD ishte maturuar duke mos njohur kështu as historinë dhe as kontributet.

6- PD tradhëtoi çdo kauz studentore në vite dhe e la qytetin studenti ku u themelua, njësoj si 28 vite më parë.

7- PD-ja është themelueska e liberalizimit universitar dhe kioskave ku blihej diploma dhe doktoratura nga 2000-5000 euro.

Për të gjitha këto arsye kjo PD e mplakur nuk pranohet sot nga rinia dhe studentët. Nuk është çudi që së bashku me Edi Ramën në koshin e plehrave nnë bulevard, studentët të hedhin pleqtë me mendimet e mykura të opozitës bardhe-blu.

Ky ishte dhjetori i fundit …..

4 komente në “Faktet: Pse kjo PD që u krijua nga studentët, sot po refuzohet nga gjithë rinia?”

  1. mirel says:

    MOR KRESHNIK mos na u hiq sikur nuk je I PD,,,,,prandaj dhe e mbylle partine tende sepse njerezit e kuptuan qe ti ishe pjelle e saliut..///

  2. maldixhital says:

    Kyt piken 4 korigjoje ose nuk e din kuptimin e togfjaleshit ‘ elite intelektuale’

  3. Toni says:

    Kjo parti me Lulin dhe Salen ne krye as nuk ka ndermend ti fitoj ato zgjedhje. Vetem rrine aty se kane kapur kete vend bashke me Ramen ne krye dhe I intereson qe vetem te vjedhin e te pasurohen duke perfituar nga tendera korruptiv dhe duke bere kontrabande, te gjitha te bekuara nga Edi Rama dhe 40 hajdutet e tjere. Nqse nuk ndryshon ky vend kesaj rradhe nga kjo proteste natyrale e studenteve, atehere nuk do kemi shans tjeter. Poshte hajdutet!!

  4. Sokol says:

    Pse mo i ri ishte Ramiz Alia Sali Berisha Gramoz Pashko Aleksander Meksi Neritan Ceka e Pjeter Arbnori????Keta ishin themelusit e Pd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje