Muç Nano: Rama duhet të heqë dorë nga roli prej showmani mizerabël. A ka këllqe ai të shkëputet nga gangot dhe palaçot me të cilët qeveris?

8 Dhjetor 2018, 10:27Politika TEMA

Analisti Mustafa Nano, duke folur për Mapo, e konsideron protestën e studentëve si larg çdo manipulimi politik dhe që bën këtë protestë të bukur e të fisme.

Protestat e studentëve prej katër ditësh në masivitet dhe të vendosur në plotësimin e kërkesave të tyre, a mund të konsiderohen vetëm të karakterit “plotësim kushtesh” dhe “ulje tarifash”, apo ka diçka përtej saj? A mund të ketë elemente të forta të një revolte të brendshme, që në një lloj mënyrë personifikojnë atë demonstrim që shumë qytetarë e mendojnë, por nuk janë në gjendje të grupohen?

Kjo është për t’u zbuluar. Në këtë moment të parë ne jemi të prirur ta mistifikojmë këtë protestë, jemi të prirur t’i veshim asaj tipare e misione që ajo, në të vërtetë, mund të mos i ketë. Fakti që pjesëmarrja ka qenë e madhe dhe që organizimi ka qenë spontan, larg çdo manipulimi politik, e bën këtë protestë të bukur e të fisme. Por këto janë sinjale që nuk kanë ndonjë domethënie kushedi se çfarë. Protesta të tilla të mëdha, të pamanipuluara politikisht, kemi pasur edhe në të shkuarën, siç ka qenë, fjala vjen, ajo kundër përpjekjes për të bërë në Shqipëri demontimin e armëve kimike. Madje, ajo protestë ka qenë më e madhe, e më e fisme, pasi në të u panë njerëzit të dilnin rrugëve me familjet e tyre, pleq, gra, fëmijë.

Çfarë është në vetvete kjo protestë dhe a mund të kthehet në lëvizje? Fakti që studentët dalin masivisht në protestë, pa liderë politikë dhe pa flamuj partie a e bën edhe më të fortë reagimin? 

Unë do të uroja që të shndërrohej në një lëvizje. Do doja që ata ta hapnin rrethin e kërkesave, të mos mbeteshin brenda botës së tyre të ngushtë. Unë do doja që ata ta shkundnin shoqërinë shqiptare. Sepse është kjo, për të cilën ne kemi nevojë. Këtë shkundje nuk ka se kush ta bëjë tjetër.

Të gjithë faktorët e rëndësishëm të shoqërisë shqiptare, politika, media, biznesi, shkollat, feja, elita kulturore, janë pjesë e një sistemi që duhet tronditur. Dhe si të tillë nuk mund të pritet prej asnjërit prej këtyre faktorëve të ndërmarrin nisma që synojnë tërmete. Sepse të gjithë këta janë të kënaqur me status quo-në. Çfarë mbetet është masa e madhe e njerëzve, e cila është e paorganizuar, dhe e papërgatitur të bëjë shkundje të tilla.

Masa e madhe është e nënshtruar, gjë që shprehet edhe tek ideja që është përhapur si një flamë se ky vend duhet lënë, nga ky vend duhet ikur. Vetëm studentët janë jashtë sistemit korruptiv, që është ndërtuar në Shqipëri. Vetëm ata mund ta bëjnë këtë shkundje. Nëse ata nuk e bëjnë, atëherë le ta gëzojmë këtë vend kështu si është. Mua më entuziazmuan fillimisht protestuesit. Dhe ende vijojnë të më entuziazmojnë me faktin që protestën duan ta mbajnë të pandotur nga politika.

Por puna është se nuk po shoh që të shprehen ide të mëdha e të rëndësishme. Madje, kam frikë se pak kush ndër ata e ka bërë të vetën besimin se ka diçka shumë të rëndësishme që nuk shkon në këtë vend, në këtë moment. Pakkush ndër ta e ka bërë të vetën idenë se dikush duhet t’i dalë zot këtij vendi, dhe se ky dikush duhet të jenë ata, studentët.

Unë pres pra që studentët shqiptarë të dalin nëpër rrugë e të thonë me gojën plot e me zërin në kupë të qiellit: Na ktheni vendin që na keni grabitur. Mirëpo kam frikë se kjo është një wishful thinking e imja.

Në anën tjetër kemi qeverinë që ka një taktikë të sajën në lidhje me protestat të cilat në fillim i injoron, pastaj tenton të krijojë përçarje, në fazën tjetër kupton thelbin dhe në fund tërhiqet… Kryeministri Edi Rama ka “vlerësuar” protestën duke ofruar “mirëkuptimin e tij” dhe kërkoi të ulet dhe bisedojë me ta, por të rinjtë që janë shtresa vitale e shoqërisë nuk pranojnë asnjë negociatë, duke vendosur kushte të qarta. Ka mosbesim ndaj institucioneve shtetërore, apo është një revoltë që më shumë se për plotësimin e disa kërkesave është akumulim pakënaqësie?

Duhet të themi një gjë. Është e lehtë dhe e mundshme të protestosh nën qeverinë Rama. Dhe prandaj protestat më të bukura i kemi parë gjatë këtyre gjashtë viteve të fundit: protesta civile, paqësore, larg dhunës e provokimeve, pa viktima. Asnjë nuk shkon në protestë me frikën se mund ta gjejë ndonjë gjë. Dhe ky është një zhvillim i rëndësishëm. Por thënë kjo, reagimi i Ramës nuk bën më përshtypje.

Ai e luajti një herë rolin e kryeministrit babaxhan që “u bë njësh” me protestuesit kundër tij (në rastin e protestës kundër armëve kimike). Dhe në atë rast “i magjepsi të gjithë”. Por historia nuk mund të përsëritet. Atëherë Rama ishte në fillimet e qeverisjes së vet, ndërsa sot ai ka gjashtë vjet që rri në zyrën e kryeministrit.

Nga ana tjetër, është marrë vesh që këto qëndrime të Ramës janë shenjë e frikës, dhe jo e mirëkuptimit me protestuesit. Është bukur që ka frikë, por nuk duhet të na e shesë këtë frikë si fuqi për të mirëkuptuar protestuesit. Rama, nëse ka mend për të kuptuar se në ç’gjendje është Shqipëria sot (për faj të tij), duhet të bëjë shumë më tepër sesa kërkojnë studentët. Ai duhet të bëjë atë tronditjen që shqiptarët po e presin nga studentët.

Ai duhet të ndahet nga gangot e palaçot, me të cilët po qeveris. Ai duhet t’ia heqë këtyre gangove nga duart Partinë Socialiste dhe qeverisjen. Ai vetë duhet të heqë dorë nga roli prej showmani mizerabël që po luan prej vitesh, me komunikimin në facebook, në televizionin idiotik ERTV, në studiot televizive të Tiranës, me dhurata që u bën njerëzve në nevojë si babagjysh i Vitit të Ri, apo në ndeshjet publike me gazetarët.

Ai duhet ta hapë administratën publike ndaj njerëzve me energji e aftësi, dhe jo ta mbajë atë si pronë të militantëve partiakë. Dhe ta bëjë këtë tronditje jo nga frika e protestave, por nga nevoja dramatike që ka vendi për një shkundje të tillë. A ka ai këllqe të bëjë gjëra të tilla? A është ai i lirë të bëjë gjëra të tilla? Ai ka ai motivimin e duhur? A jeton me këtë nevojë të vendit e të shoqërisë? Nuk besoj. Mua më ngjan me një njeri me mision të mbaruar.

Parë në tërësi, cili do jetë fati i këtyre protestave në të ardhmen? Sepse krahas studentëve, ndonëse në grupime më të vogla, ka edhe shkëndija të revoltës nga qytetarë që preken nga prishja e banesave apo kërkojnë më shumë të drejta. Do ketë një tërheqje të qeverisë për kërkesat “secila të veçanta” apo kryeministri Edi Rama do nxisë ndryshim kursi në mënyrën e qeverisjes? Sepse duket që “piari”, propaganda deri në arrogancë nuk po funksionojnë më.

Protestat e tjera unë nuk do doja t’i ngatërroja me këtë protestë studentore. Ato nuk kanë të bëjnë me ndonjë revoltë qytetare. Ato janë revoltë e grupeve të veçanta, të cilat kanë mirëkuptimin tim në hallin që i ka zënë, por nuk kanë fare simpatinë time.

E kam thënë në një rast tjetër se ata njerëz janë lejuar prej qeverive të ndërtojnë pa leje, dhe të ndërtojnë ëndrra mbi ato prona të tyre në harkun e më shumë se dhjetë a njëzet viteve, e në këtë kuptim është e lehtë të përfytyrohet dhembja e tyre.

Por në të njëjtën kohë, kush ka ndërtuar pa leje, në kohë paqeje apo në kohë të trazuara, ai është për mua një qytetar i padenjë. Atyre mund t’u dhembë prona që po u prishet, por edhe mua si qytetar më dhemb xhepi im si taksa pagues, teksa më kërkohet që të paguaj për dëmshpërblimin e tyre. Ndërsa studentët janë ngritur në protestë për një çështje që në pamje të parë ka të bëjë vetëm me ta, por në thelb na përket të gjithëve.

Edhe sikur kjo protestë të mbetet një protestë ngushtësisht studentore, ajo prapëseprapë nuk është vetëm e tyrja. Edukimi i gjeneratës së re na përket të gjithëve.

Përveç kësaj, kjo protestë ka prodhuar edhe ca shpresa për një tronditje. Shpresa të tilla nuk i ngjallin dot as protestuesit e Unazës së Re, as protestuesit për taksën e Rrugës së kombit.

14 komente në “Muç Nano: Rama duhet të heqë dorë nga roli prej showmani mizerabël. A ka këllqe ai të shkëputet nga gangot dhe palaçot me të cilët qeveris?”

  1. Antoni says:

    Muci ke te drejte. Njerzit qe ka e mban prane kryeministri s’dallojne shume nga njeri tjetri. Dhe te doje ai qe ti leshoje, tani s’e leshojne ata. Te futur keqas ne paudhesi.

    1. Ben says:

      Ata drejtohen prej tij,ai eshte kapoja.

  2. ideali says:

    Uji del i paster te burimi.Turbullohet poshte. HYajde Muc hajde… Si ne kohen e Enverit.

  3. korçari says:

    Nuk e kuptoj se perse e mbajne akoma ne pune ke te filoserb ,eshte nje qenie qe krijon alergji tek shqiptaret ,nje qenie qe bie ere te qelbur mercenari apo tradhetari .Muç Nano dil nga radaret sa nuk je bere akoma si Kaçi i Zi .

  4. ppa says:

    Idete e M. Nanos jane thes me pordhe te mbeshtjelle me ” wishful thinking”; normale qe punet ne Shqiperi nuk shkojne sic ne, akoma me shume te rinjte deshirojne, sepse globalizmi eshte persekutues sidomos per kombet e vegjel; natyrisht edhe sepse cfare eshte mbjelle keq per 30 vite, edhe ne kushtet kur “farehedhesi Berisha e te tjere si Meta” jane akoma lojtare ne terrenin e politikes; edhe sepse mendimi intelektual apo media jane krejtesisht ” klienteliste” te oligarkeve qe kane ne zoterim media. ….Ne thesin e M.Nanos gjen pordhe te tilla si : – ” vetem studentet jashte jashte ketij sistemi korruptiv” ..c’thua more ? Eshte fakt i njohur , qe nje pjese e madhe e studenteve, sidomos ne univ. e rretheve paguajne per provimet ; paguajne ne kompromis me pedagoget e paafte , dhe per cudi, ne kerkesat e tyre asnje e tille per nivelin apo statusin e personelit akademik. Qeverisja e E.Rames ka plot defekte dhe do kete perhere rezistence sepse i ka vene vetes detyre te vendose shtetin ne binare; mjafton pengesa qe pati reforma ne drejtesi, per te menduar veshtiresite qe kane reformat e tjera, perfshi dhe kete ne arsim , per te cilen ” mendimtari i madh” M.Nano, nuk flet fare, por na perrallis analiza koti, sic ben edhe nje profesor tjeter ” trushkulur” dhe pjese e reformes ne arsim si A. Fuga!

  5. tirana says:

    MUCI , SI I SHITURI I SERBISE DHE GREQISE , NUK DIN AKOMA SE RAMA ESHTE KRYE GARIPI DHE GANGSTERI I KESAJ QEVERIE .

  6. ppa says:

    Ky M.Nano shfaq dhe vepron me psikologji bipolare – neper studio apo ne emisionin e tij sillet si showman pordhac; per te njejten gje akuzon Ramen…

  7. olimpia says:

    Cilet jane pjesa me e paster e shoqerise o Nano…studentet shqiptare…pak si e cuditeshme…Sipas te dhenave rreth 60…70 perqind e studenteve paguajne per provimet.Pra kemi nje simbioze te nje te keqeje te tmerreshme….trup mesimdhenes plus studente te korruptuar,pa moral shoqeror, pa deshire per te mesuar ,per te ndertuar dicka ne jete….Natyisht fajtori kryesor eshte trupi mesimdhenes dhe drejtuesit e u iversiteteve se bashku me qeverite.Sepse ky brez nuk njeh as disiplinen e frikeshme por edhe korrektesen shembullore te sistemit arsimor para 90..s por as konkurencen reale dhe te ashper te kapitalizmit i cili nuk te pranon as tek dera e tregut te punes ne se je i papergatitur,pa afdtesi teorike dhe praktike..Prandaj lerini perrallat.Fdaji kryesor i Rames eshtemqe nuk e coi reformen e shkolles se larte deri ne fund,qe nuk mbylli shumicen e universiteteve,jo vetem privbatye por edhe shtetyerore qe jane kthyer ne shtypshkronja kartonesh pa vlere .Ka patur nje periudhe ne vitet para 90..s kur edhe femijet e familjeve qe komandonin vendin nuk guxonin te kerkonin favore perpara
    Bukuroshit,Kuneshkes,Demirajt,Turdiut,Arapit,Popes,dhe qindra e qindra petagogeve te shkelqyer qe ne sallen e provimit degjonin pergjigjen pa te pyetur se kush ishe..Ne shkollat e mesme..kur kalonte…matematika…fizika…kimia ,apo edhe letersia nxenesit rrinin ..sus..jo nga frika por nga respekti per njerezit qe u jepnin dije.Pra keta mesimdhenes personifiikoheshin me lenden dhe jo me emrin…Dhe ne vendet me te zhvilluara kjo kulture aresimore eshte dominuese kudo …Nuk ka rendesi sistemi,partite por thelbi i aresimit i cili lidhet me perparimin e shoqerise njerezore.Brenda kesaj mase studentesh pa tjeter ka nje pjese te ndergjegjeshme qe kerkon zhvillim dhe arsimim,por ka nje pjese jo te vogel qe bejne nje jete vanitoze ,,,vrasin kohen me parate e familjeve qe shpesh detyrohen tu blejne edhe provimet

    1. ben says:

      Felliqesira I rilindjes
      O plehrat e historise shqiptare
      Dmth fajin e kane studentet qe paguajne provimet
      Dhe petagoget bandite dhe reforma ne arsim qe kryehajduti rama thote qe eshte e sukseshme nuk kane faj????
      Po jane njerezit si puna jote ne fakt qe duhen hequr zvare o delenxhi I rilindjes. Sepse jeni ju felliqesira qe mbani ne pushtet nje kryefelliqesire.
      Po te jap nje shembull te dokumentuar nga une
      Femija ne klasen e trete te shkolles fillore dhe mesuesja pamvaresisht se ne teste I ploteson te gjitha pikat paperjashtim nuk I vendos asnjehere noten maximale. Arsyeja??????sepse prinderit e femijes asnjehere nuk I ka bere dhurata ose ti japin leke musueses.
      A e kupton o banditi dhe legeni I rilindjes ku e ka cuar arsimin ne shqiperi banda e rilindjes sa po nuk pagove edhe ne shkollen fillore mesuesja nuk te vendos ate qe meriton femija????????
      Dhe ti delenxhi dhe hashashist I ed rames guxon dhe thua fajin e kane studentet?????

  8. ta says:

    si puna e sales pislleqet qe bente vete ja faturonte rames,ky mut nano hyp nje shkalle dhe tregon veten por shkallet qe hyp do ti zbresesh……….

  9. enver hoxha says:

    muci ka te drejte.si eshte e mundur qe rama te degjeneroje ne kete pike .eshte njesoj me sali shpellarin lul hajdutin , like floriri. turp dhe nuk reflekton po ofendon njerzit. turp si mund te shkeli mbi socialistet e ndershem qe i besuan .hiqi tarifat, ploteso kushtet e studenteve, shkarko lindita nikollen.

  10. beno says:

    Spectri i kesaj proteste duhet te jete shume me i gjere se sa duket, apo sec kerkojne klane te caktuara te politikes dhe medias se shitur te na e paraqesin ,dhe jo pa qellim.
    Perfaqesues te medias ,perfshire dhe Much-in(se keshtu ka qejf skrapardhiu me tiranta si Larry King t`ja shkruaje emrin vehtes)duhet ti marri me vete rrokullima e Rames qe sapo ka nisur.
    Vetem atehere, vihet drejtesia ne vend!
    Vetem atehere ,merret haku i ketij populli qe eshte tallur,perbuzur,shfrytezuar,injoruar,plagosur e vrare prej hienave ne politike por edhe ne media.

  11. GGG says:

    Sa te numeroi leket e fituara dhe do shkeputet

  12. Labi says:

    Pyetja eshte: A ke tru ti,qe i kerkon gangos te shkeputet nga gangot,
    Palacos te shkeputet nga palacot, idiot gazetar…Rama eshte ordiner si nga shpirti ashtu dhe bemat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje