U përzu me forcë nga studentët, flet pedagogu: U dhunova, PD të tërheqë eksponentët. Forumet partiake po përçajnë protestën

9 Dhjetor 2018, 11:41Kronika TEMA

Pedagogu Jani Marka ka folur pas incidentit në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Në një prononcim për median ai ka akuzuar për dhunë ndaj tij, ndërsa i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të tërheqë eksponentët që sipas tij po përçajnë tubimin.

Unë jam pedagog. Në 1992 kam qenë 12 vite, nga ajo ditë deri sot mund të kem ndërruar disa herë bindjet, por duke u pjekur forcohen idealet.

Unë kam shumë ideale, por ajo që nuk është partiake, është ajo që kanë studentët. Arsim cilësor. Studentëve u duhet të paguajnë 2 mln lekë tarifë. Unë doja të flisja kundër dhunës. Kjo ishte e paparashikueshme, kjo protestë u ka dhënë shpresë shqiptarëve.

Po ushtrohet dhunë e vazhdueshme ndaj nesh. Janë hedhur mbi ne sulme të jashtëzakonshme.

Na akuzojnë se jemi pjesë e një organizate tjetër, jam krenar që jam pjesë e saj. Unë kam protestuar kundër Veliajt, ndërsa na akuzojnë se jemi vegël e tij.

Unë jam dhunuar dhe dola të flas atje kundër dhunës. Na akuzojnë për përçarje, por do ta merrni vesh ku janë. Forumet partiake po përçajnë protestën, por ne do i demaskojmë.

Janë këtu forumet e tyre, partitë. Pse nuk më lanë të flisja, çfarë kam bërë, çfarë kam bërë unë, çfarë dëmi i kam sjellë që zbohem? Do të flisja për problemet e universitetit.

 Ne nuk jemi parti. Kemi katër vite si lëvizje për Universitetin, kemi qëllim vetëm universitetin. Protesta uroj që të vijojë, dhe ftoj PD që të tërheqë eksponentët nga protesta.

Gjithë ky plan me sa duket që dje, ditën e 8 Dhjetorit, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të organizonin një protestë të madhe. Për fat të mirë, turma nuk shkoi atje. Kush po e përçan protestën?  Është e thjeshtë, janë forumet partiake. Ne do t’i demaskojmë. 

Ky vend është vjedhur. Nuk e kemi vjedhur. Këta që menaxhojnë miliardë lekë shqiptarësh, atje vjedhin. Nuk e meriton fytyra ime të trajtohet kështu që kam një shtëpi atje tek Rruga e Dibrës dhe çoj djalin në këmbë në Shkollë.  

Unë njeri i dhunshëm? Kam ngrënë grushta. Pse nuk më lanë të flisja? Është e thjeshtë, janë forumet partiake. Ne do t’i demaskojmë”,tha ai.  (TemA)

6 komente në “U përzu me forcë nga studentët, flet pedagogu: U dhunova, PD të tërheqë eksponentët. Forumet partiake po përçajnë protestën”

  1. Loran shehu says:

    Ik mor bythqir legen ti sduet te afrorsh ne oborrin e universiteteve jo te flasesh plen

    1. Student says:

      Ky qenka legen,ky bashke me Levizjen e Universitetit qa ka 5 vjet qe del ne protesta,keta qe kane organizuar edhe kete proteste!!! A te befsha trute… e te gjithe militanteve si puna jote qe i jane versulur Levizjes keto 2 ditet e fundit.

      Kurre nuk e merrni protesten ju skllever militnate kokmykur, thojani pronareve tuaj.

  2. Prind says:

    po JU VJEDHIN PROTESTEN, studente kujdes se po nuk synohet thjesht percarja juaj por VJEDHJA E PROTESTES suaj, nga opozita e paafte per te mbledhur kaq shume njerez.

  3. Ce says:

    Lulka dhe Nafije baxhella po shohin endrra mos marrin pushtetin ne tavoline nga shpellaret e unazes dhe studentat ngeles dhe rrugace

  4. ce says:

    Po Edhjet Brahimkari po futet fshehurazi neper radhet e protestuesve se ai eshte deputeti me barkderre dhe me shpirtzi i leshitdhise, taman naziskin

  5. Aixa says:

    Kjo protesta e studenteve ere baxhelle LSI bie, per mendimin tim. Ajo ka ca kohe qe flet per axhende surprize….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje