Udhëheqësi i protestës është pasiguria!

9 Dhjetor 2018, 20:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Është e qartë që protesta e studentëve i ka shqetësuar të gjithë, qeverinë, opozitën dhe shoqërinë fallco civile, që funksionon si “furgon” lëvizës për çdo protestë. I ka shqetësuar se është e vërtetë.

Të gjithë ne që përpiqemi të gjejmë kuptim tek kërkesat e thjeshta të studentëve për tarifat dhe t’u japim mend atyre se çfarë duhet të kërkojnë, lodhemi kot. Studentët mund të mos e dinë vërtet se çfarë duhet të kërkojnë, por ata ndjehen të pasigurtë  për të ardhmen dhe kjo u mjafton të jenë në rrugë.

Të gjithë ne që përpiqemi të gjemë liderin mes tyre që pastaj t’i presim kokën, lodhemi kot. Aty mund të ketë vërtet një strumbullar për ngjizjen e protestës, por protestën e udhëheq pasiguria për të ardhmen dhe jo lideri që duam t’i caktojmë ne.

Të gjithë ne që po identifikojmë forumet rinore të opozitës dhe qeverisë mes studentëve, që po përpiqen të rrisin kontrollin mbi të, lodhemi kot. Ja të zëmë se për një moment në krye të protestës vëmë kryetarin e LRI, dhe atë të PD. Më thoni çfarë mund të kërkojnë ata në emër të studentëve. Ai i PD të kthejë kohën e fabrikave të diplomave, ndërkohë që ai i LRI ka votuar këtë ligj në Parlament në një kohë që LSI ka pasur më  shumë diploma “Kristali” se sa anëtarë në dispozicion.

Qeveria që përpiqet të hyjë në dialog më studentët dhe bëhet nervoze pse ata nuk pranojnë, duhet ta kuptojë se lodhet kot t’i bindë se si duhet rregulluar Universiteti. Ata janë të pasigurtë për të ardhmen e tyre, janë të revoltuar dhe duan të provojnë, a mund të diktojnë dot një gjë në këtë vend.

Dhe e gjithë protesta e tyre nuk ka lidhje me tarifat, por me testin që duan t’i bëjnë vetes, a i gjunjëzojnë dot këta politikanë që ua kanë bërë jetën të pasigurt. Në këtë aspekt, kjo lëvizje studentore është politike, pa pasur nevojë të ketë LRI, FRPD apo FRESSH në krye.

Ndaj dhe dhe lufta ndaj fraksionit “Qorri” brenda protestës, është e humbur. Nuk është se ai ka ndonjë ide të qartë për Universitetin për më tepër që është pjesë e këtij Universiteti të kalbur publik, por ai ndryshe nga të tjerët po kërkon të gjunjëzojë klasën politike dhe jo t’i shërbejë ndokujt prej tyre. Mund të mos ja dalë, por si ai mendon çdo student që nuk njeh njeri në Tiranë, çdo student që e di që nuk ka ku të shkojë pasi të mbarojë shkollën, çdo student që paguan për provime, por ankohet për tarifa, çdo student që e di se nuk mund të gjejë vend pune pas shkolle, çdo student që të shkuarit në Universitet e ka si të vetmin vend, ku ai ndjehet i ri dhe i argëtuar.

LRI, FRESSH, FRPD, dhe të tjerë “skifterë” që janë lëshuar mbi protestën nuk kanë makthin e studentëve të tjerë. Ata njohin Edi Ramën, Ilir Metën, Lulzim Bashën, Shpëtim Idrizin, a ku di unë kë tjetër dhe mund të gjejnë ndonjë punë. Të tjerët janë të pasigurtë.

Prandaj kjo është një protestë që e udhëheq pasiguria e studentëve për jetën e tyre, është një protestë reale dhe ai që ka ëndërr ta kontrollojë atë, lodhet kot.

Këta mund ta përçajnë protestën, mund ta degradojnë atë siç bënë sot, ndërsa dhunuan një pedagog, mund ta eklipsojnë atë me kauza të tjera, por e sigurtë është se kanë halle të ndryshme me ato të studentëve.

Kjo politikë ka rënë në kurthin që ka ngritur vetë. Ajo ka prodhuar një sistem universitar parazitar, pasi ka dashur të heq qafe qindra gjoja intelektualë, duke i emëruar pedagogë dhe mijëra të rinj, duke i punësuar si studentë. Tani ky produkt fallco i politikës është “virusi” që do brejë këtë klasë politike, që vetë e ka prodhuar.

Kjo është një nga ato lëvizje që nuk e ndalin dot as studentët, pasi është një lëvizje që e udhëheq pasiguria e tyre për të ardhmen. Qeveria mund t’ua plotësojë të gjitha kërkesat por nuk bën dot asgjë. Ajo që mund të bëjë ajo është të merret gjatë me ta, pasi është një problem real, por vetëm kaq.

Ata nuk e kanë problemin se duan një universitet pa lekë, por e kanë problemin se po kryejnë një universitet që do t’i lërë pa lekë gjithë jetën.

39 komente në “Udhëheqësi i protestës është pasiguria!”

  1. Korkodili says:

    shum sakt , Studenti nuk ka te ardhme pasi te mbaroj universitetin.
    Ku jan punesuar ata qe e kan mbaruar univeristetin te rinjte e Tiranes , vlores duresit shkodres etj.
    Para 1990 ne nafte kishte mbi 15.000 inxhinjera ,
    Po tani.
    Universitetin e prishen vet studentet e dhjetorit 1990

    1. 1 says:

      Me shume se pasiguria, sepse asnje nuk e di c ndodh neser, eshte se shqiptaret nuk i besojne njeri tjetrit.

      1. S says:

        Po mire more Mero po kaq gje nuk kupton se keta nuk jane studente por vetem njerez te vene nga ps e lsiPo te lexosh pankartat e tyre jane te gjitha me gabime te trasha gjuheaoreStudentet nuk ka ne proteste pervec 150 deri 200 vetNum shikon qe per dite zvogelohet numeri

    2. Studenti says:

      PD. KA NGELUR ME GISHT NE GOJE SE ESHTE E LARGUAR NGA PROTESTUESIT,PO ASHTU KA NGELUR
      EDHE EDI RAMA,ME GISHT NE GOJE SE NUK KA KE TE BEJ FAJTOR , “JO PO SE NE NUK JEMI SE ATA JU -NE. JO PO SE ATA,JO PO SE NE”

      1. RINI ! BEJENI SHQIPERINE,AJO JU PERKET JU,AJO PO PRET NGA JU. says:

        “Ata e kane problemin se po kryejne nje universitet qe do t’i lere pa lek gjithe jeten”
        Z.Mero, vetem ky rresht i juaj mjafton per te treguar realitetin,Nje rini me shpresen xerro,
        por qe me ne fund po ndergjegjesohet jo kunder politikes, por kundra politiqenerve si shkak
        i gjendjes se tyre.Rezultati i kesaj proteste duhet te jete mbare popullore,Bashat-Ramat-Meterat
        Monerat, duhen rrexuar perfundimisht e pergjithmone nga bunkeri i pushtetit. Organizatoret
        e studenteve duhet te gjejne LEADERSHIP TE RI,Ka mese shume intelektuale te afte,brenda dhe jashte
        vendit per ti zevendesuar per te ZGJEDHUR KOMPLET TE RI,VOTUAR NJREZ KOMPLET TE RI.
        Kete mund ta bej vetem Rinia STUDENTORE,prinderit,populli, duhet vetem ti perkrahin e ti mbeshtetin per
        Shqiperine e aspirates Europiane.

    3. ben says:

      E si mund te kene siguri studentet e arkitektures dhe inxhinierise psh, kur ata studiojne paguajne miliona leke shtetit shqiptar dhe kur mbarojne shkollen, tenderin e unazes se re me 20 milione euro rilindja ja jep nje recepsionisti spitali qe me zor ka mbaruar shkollen e mesme.
      A e kuptoni ku ka degraduar shteti shqiptar?????
      Ketu vjedhja dhe grabitja e banditeve hashashisteve mashtrusve dhe delenxhinjve te rilindjes nuk eshte per proteste.
      Eshte per revolucion!!!!!!!!

      1. Ben(jo ky rrocka me siper) says:

        ben je nje karr revolucionar. Asgje me teper. Diarreja jote eshte pas masturbimit psiqik qe realizon cdo dite te cesspooli SHQUP

    4. Amy says:

      Por cfare duhet bere ? do ta zgjidhin keta studente ne rruge problemin qe kane ? nuk i zgjidhin dot, kjo eshte si puna e pronave qe u ndane nga qeveria Berisha sic deshen ata me ligje te keqia, dhe akoma ky problem nuk eshte i zgjidhur, por duket i permiresuar, edhe Universitetet dhe studentet do duhet te hyjne ne bisedime te gjata me Qeverine aktuale qe eshte sot, te zgjidhin cfare te mund te zgjidhin, dhe kjo pune do vazhdoje gjate, edhe me qeveri te tjera qe do vine me pas, Prandaj studentet duhet te krijojne nje grup udheheqes qe te ulen dhe ti marrin ceshtjet me rradhe, keshtu zgjidhen sado pak, Por jo duke mos pranuar, edhe kane kerkesa edhe nuk ulen , cfare emri te vesh kesaj, Pse po te rrezojne Edi Ramen apo qeverine i zgjidhin gjerat ? Jo me keq do ta kene, pse nuk u ngriten ne 12 vitet e Berishes dhe Bashes, ato do tu kishin leshuar gaz lotsjelles qe ti shpernadanin, ose edhe mund ndonjerin ta vrisnin, ta bene mish per top,
      Une ju them studenteve, krijoni nje grup te zgjedhur dhe uluni diskutoni, kerkon sa me shume qe ti zgjidhni sado pak gjerat qe keni problem, Rruga nuk ju jep asgje dhe nuk ju zgjidh gje,

  2. Kozmos says:

    KATASTROF NE CDO ASPEKT TE JETES ESHTE KY VEND .

  3. faikonica says:

    Hajde Mero…merru me Bashkimin,Qetin e dumbabistat si soji i tyre…mos e dridh

  4. shqiptari i ilirise says:

    Një nga minat me sahat që mbolli krimineli dhe shkatërrues i i kombit shqiptar Sali Berisha.

    1. Nexhat says:

      Edi Ramen nuk e pruri Sali Berisha, por Serbija detyroi Nanon te sjell kete drogaxhi nga rruget e Parisit per te shkatruare Shiperine si’ç beri Serbij ne 97 kur futi mbi 30 miljone marka gjermane ne duart e komunistave (socialisteve te sotshem) per te djegur Shiperine. Po ketije Meros i paska hy tuta ne palce kame frike se nuk do I ngel asnje qime floku.

  5. Po pse pak te duket punesimi i cdo injoranti tek leshelija si ushtare te monikes,apo tek partite e tjera qe jane me qindra dhe hane qyl nga paret tona.
    Beni nje testim tek keta student dhe pyetini kush ka qene kryeqyteti i pare i vendit.
    Pyetini ku ndodhet drini apo nga buro shkumbini.
    Pyetini per tabelen e shumezimit dhe do pergjigjen si lulashi 7×7=42
    Pioneret e monikes dine vetem ku eshte Mamurasi.
    Dhe ne presim te behet Shqiperia

  6. Luani says:

    Anlize e shkelqyer!

  7. Prona lesh e li says:

    Futja kot se del plot!

  8. x says:

    Qarte Mero. PROBLEMI ESHTE SI TE DALIM NGA KY RRETH VICIOZ. ESHTE NJE ZGJIDHJE : JUNTE USHTARAKE, por nuk kemi as oficere, as ushtare, le me police.E vertetuar kjo ne praktike nga 1997,1939 dhe 1924 dy here. SI TE MOS C”BEHEMI ?

  9. sali says:

    Nuk eshte pune lekesh jooo! Eshte puna se nuk durohet me era e qelbur e te gjithave, politikes, medias, shendetesise, etj… Gjithcka kuterbon dhe nuk ka kush merr hak! Ky eshte thelbi i protestes. Dhe frika eshte se mos ndonjerit i vete mendja te shkele kembezen pas njeqind vjetesh. Kjo eshte frika e madhe.

  10. zi says:

    Korkodil,nuk e prishen studentet unversitetin ne 90ten,por te shiturit.
    Shumica e sudenteve aehere ndjenin te njejen shqetesim,pa sguri,frike, emocione per te ardhmen,
    u e vertetua gjate viteve,
    u vrane u denigruan,u degdisen,u mohuan,u genjyen, u masakruan.
    Ata qe ngelen tashme ndodhen jashte te shnderuar ne gjermane,italiane,greke,amerikane….
    Tmeresisht historia perserite,perseritet dhe ne prape mbas gjemes qe na ndodh,zgjohemi si ne ender per te fjetur prape ne
    vijen rethor ku ne cdo pike te saj shohim shembelltyren tone gjithmone e me te shperfyturuar,pa zene med e pa mare mundimin per te devijuar.

  11. profesori says:

    mero,kthjellesia e mendimit dhe konciziteti i te shprehurit tend eshte i klasit boteror.
    me pelqeu vecanarisht ky paragraph:

    “Kjo politikë ka rënë në kurthin që ka ngritur vetë. Ajo ka prodhuar një sistem universitar parazitar, pasi ka dashur të heq qafe qindra gjoja intelektualë, duke i emëruar pedagogë dhe mijëra të rinj, duke i punësuar si studentë. Tani ky produkt fallco i politikës është që do brejë këtë klasë politike, që vetë e ka prodhuar.”

  12. Mare Nostrum says:

    Analiza qendron por edhe Mero u nxitua t’i vere nje emer protestes duke e quajtur “Protesta e Pasigurise”. Kjo do te thote ta percaktosh, pra ta kufizosh brenda caqeve te emertimit ate qe te gjithe ne e shohim se eshte nje fryme, dhe si e tille tejet amorfe per t’u percaktuar e kufizuar. Protesta po i ngjan perdite dhe me shume levizjeve antisistem qe kane njohur disa vende te Europes. Zemerim, ngopje, padurim, mosbesim, kaos, dhe kenaqesi qe perfitohet nga ky moment revoltimi. Sot dukej sikur “To Potami” ishte ne rruge dhe shijonte performancen e Beppe Grillo-s alias Bert Aliajt perpara Ministrise. Nese kjo revolte do prodhoje dicka te mire, tani eshte momenti fertil. Ne te kundert, kjo revolte do te zgjase, por e vetma gje konkrete qe do te prodhoje do te jene nja pese a gjashte rioshe qe do te garojne ne zgjedhjet e ardhshme politike, do te marrin nga nje grusht votash dhe pastaj do zhduken ashtu sic u duken.

  13. Sheleaura says:

    universitet ka por jo dije
    unverditet ka por jo student
    universitet ka por jo profesore
    u versitet ka por si godina jo te dijshem
    universitet si rumpalla qe nga petagovet deri ne studenti i fundit

  14. Floriri says:

    Mero I lexoj analizat e tua ,por sot nuk me pelqen Studentet qe ngrihen ne proteste duhet ta dine jo mire ,por shume mire perse protestojne Kane te drejte te protestojne perligjin e arsimit te large e problemet qe dalin prej ti, te protestojne per kushte me te mira, per probleme ekonomike etj etj por per pasigurine e tyre per teardhmen duhet ta zgjidhin vete nuk ka me mbaro universitet se ja ku e ke punen keshtu ndodh ne kapitalizem .Universiteti nuk eshte I detyruar ,te vazhdoje kush eshte I zoti e ka mundesi e shteti te ndihmoje ata qe jane te shkelqyer e jane te varfer , shih te birin e Bossit qe nuk vazhdoi dot ne Itali e bleu diplome me Shqiperi .Tani ne Shqiperi edhe ei qe ka 5-6 femije I ka me universitet ca privat ca te paguar e rrofte Universiteti , ne vend qe te hedhin syte e te forcohen shkollat profesionale , zanati nuk te Le pa buke . Ne asnje vend ne perendim shteti nuk te garanton pune e me mastera e aq me keq qe te vjetrit qe nuk Kane kete kualifikim vazhdojne punojne edhe mbasi kane mbushur moshen per pension e nuk I heq dot .Ne nje vend te varfer si Shqiperia studentet te mos kerkojne qiqra ne hell e te shtrohen te dialogojne e shkundin korrupsionin qe egziston e jo te kerkojne te gjitha falas , por edhe me drejtim te pageses per shkollim te kete diferencim ne baze te rezultateve , se te pelqen ty te rrishe me Tirane 7vjet si student t te tjeret te paguajne per ty nuk ka vend ku te qendroje .Cfar Kane ata qe nuk duan te ballafaqohan me K Ministrin apo doan Salen qe te mos donin nga te shkonin e te kishin frike se I vriste. Protesta e beri punen ti kthehen dialogut se cdo gje ka kufi

  15. Boston says:

    Shume e sakte Mero. Urime

  16. h says:

    Studentet qe paguajne profesoret, kane aq faj sa dhe profesoret qe pranojne ryshfete.
    Sikur ata te ishin te afte dhe mos paguanin,do ngelnin disa por nuk mund ti ngelnin te gjithe.
    Perse i duhen shqiperise keto mijra studente koti kur nuk ka astje mundesi te punesohen ?
    Shkoni more dembela mesoni ndonje zanat se dipllomat tuaja falco nuk i hyjne ne pune askujt.
    Ato duhen vetem per te ushqyer korrupsionin dhe iluzionet tuaja donkishoteske.
    Edhe sikur ta rrezoni qeverine,do jeni prape injorante te pashprese dhe viktima si gjithmone.

  17. xhemal says:

    ne asnje vend te pakten ne europ nuk sigurohet puna 100perqind pasi ke mbaruar universitetin e vendos tregu i cili blen e shet cdo gje pa dallim kjo eshte shoqeria ku jetoje.studentat te thone hapur jane kundra sistemit apo duan ta reformojne

  18. emigrant.j says:

    Sakte Mero.Por une do te shtoja qe ne se kane aftesi duhet te krijojne nje subjekt politik,duke mbajtur larg te gjithe ata qe jane perfshire ne forumet politike te partive qe jane shkaku i kesaj drame qe po jeton pjesa derrmuese e popullsise.Keshtu qe tu japin mundesi dhe asaj pjese qe nuk eshte perfshire ne te ardhmen e vendit,se vetem keshtu mund te prishin dinastite e partive qe drejtojne kete vend per 28 vite,duke krijuar kete polarizim te shoqerise,ku njerez te veshur me pushtet partiak bejne jete mondane,ndersa shumica heqin buken e gojes per te investuar per femijet e tyre,por me pak shprese se mund tu sigurojne nje te ardhme.Besoj qe ky subjekt politik(ne rast se krijohet) do te kete mbeshtetjen e gjithe emigranteve te ndershem,qe kjo klase politike i do vetem per vote.

  19. Dash says:

    SAKTE Z. BAZE….shume i kthjellet ne kete editorial…..Kam nje propozim per TEMA : TE VINI POSHTE KOMENTEVE VLERESIMIN ;pelqen(piace) apo nuk pelqen (non piace) ,,si ne Facebook, keshtu mendoj se pjesmarrja do te jete me e madhe, sepse ka shume qe lexojne por nuk komentojne sepse gjenden ndoshta te komenti i dikujt tjeter…pershendetje

  20. Irena says:

    Dhe kush eshte zgjidhja Mero?Mendon se do te pranojne studentet nje reforme serioze ne arsim?Mendon se do pranojne ngritjen e mesatares per te hyre ne fakultet e te tjera si keto?

  21. allau dhe perndia says:

    Nje poet, nje rrngall,nje i semure o qerrata,nje legen muti i quajtur AUREL PLASARI,ku shkruan nje i afte qe eshte ky telendar dhe nje zagar, dhe nje i pa afte qe eshte nje xanxar kryeminister. Shkrimi i ketije poeti dordolece ne gazeten Panorama ka derdhur gjithe dijen dhe talentin e tije mavriu, telendar, Zhapik, Avganistan,ky fundrine cfare nuk Shkruan per palloshin dy metrosh qe i kane rene poturet poshte,i ziu Aurel qe eshte shqetesuar per palloshin dy metroshin kryeminister i pa afte per protestuesit e Aurelit telendar,i shkreti Aurel eshte merzitur si tamaqar per buke e per vatan eshte i gateshem per ne Avganistan si kaubojes dhe shejtan qe jeton ne Tirane.Aurel o Plasar sa ngjane me nje shejtan si harbut katundar hipur mbi gomar.O Aurel o zagar pordhac ke te share, tane, nenen dhe gjithe vatan. Hajde o komunist shovinist, o nazist nje fashist o i shkreti Aurel i afti dhe i pa afti, mos u merzit o Plasar o telendar se palloshi ka per te qare dy metrosh kapatoshi,i pa afte per te drejtuar, minje dhe zagar,i shkreti Plasar. qe po qane atje matan.Aurel Plasari nje telendar muti, nje zagar dhe fundrine e quan veten i ngarkuar mbi samar hipur mbi gomar.

  22. realisti says:

    Qe studentet jane ne ankthin e te nesrmes kjo nuk ka te beje me qeverine apo ministren altuale. Ato do te ndjejne pasigirine e te ardhmes si i gjite populli. Mendoj se ankthi buron nga sistemi. Them nga sistemi sepse edhe ne Itali p.sh. studentet kane te njejtin probem me mbarimin e studimeve . Nuk kane garanci per nje punesim per ate gje qe kane stidiuar vite me radhe. Sistemi i ekonomis se tregut garanton vetm ate qe ka para. Nese ke para , pra prinderit e pasur, ti je i mbrojtir nga kushtet skandaloze te knvikteve, dhe nese ke edhe deshire te studiosh mundte vazhdosh i qete studimet ne cilen dege dhe iniversitet te duash. Konkurenca qe sistemi i ekonomis se tregut ka ne theml nuk ofron garnci. Konkurenc do te thote gare dhe kjo gare ka me vete pasigurine dhe ankthin si te gjitha garat. Ne sitemin e ekonomis se planidikuar ne momentin qe ti hyje ne universitet e dije sa do te kishe rrogen dhe sa do te dilte pensioni. Nuk dije se kudo te punoje . Qejfmbetja ishte jo se s’kishe pune, jo se s’skishe rroge por se nuk punoje aty ku doje vete. Ndersa tani je i lire te punosh ku te duash. Por kjo iri ka haraç pasigurine, stresin, ankthin

  23. Fatjon says:

    Pershendetje Mero Baze …..ke bere vertet kryartikullin me te goditur …ke fiksuar tamam problemin e vertete qe ka ky komb….komplimenta per evidentimin real te ketij problemi mbarekombetar me pasija te pallogaritshme per te gjithe.

  24. Astriti says:

    Para shume vitesh, sociloget e medhenje boterore, problemin e drejte qe shtron komentuesi “realisti”, e kane titulluar: “Kur e drejta behet e padrejte”! E mendojme se nje familje e ka vene pasurine me pune te ndershme dhe i ka te gjitha mundesite ta shkolloje femijen, madje edhe t’i gjeje pune, ne rastet me te shumta, duke u punesuar dhe me pas drejtuar biznesin e prinderve. Femija e nje familjeje te varfer, i cili eshte po aq i afte sa ai qe vjen nga familja e pasur, e ka me te veshtire per te care ne jete. Dhe, fundja fare (sipas sociologeve), pse njeri duhet te jetoje shume me mire se sa tjetri, thjesht nga rastesia se nga kush prinder lindin? As femija nuk e zgjedh prindin dhe as ky i fundit femijen!
    Per mua, ky eshte nje nga problemet me themelore te kapitalizmit!

  25. refree says:

    Je teper i madh per kete vend kaq te vogel Mero!

  26. Sala says:

    pse te gjithe me shkolle te larte do behen? nese nuk e mbarojne dot te shkojne te punojne profesione te ndryshme mekanik teknik xham metale miniera..apo duan vetem te bejne jurisitin dhe pune sociale e dalin taptopi

  27. Sit back and relaks■●▪ says:

    Ja, e shikon kur thellohesh Mero, arrin ne te tilla konkluzione. Pak u thellove dhe dole ne kete perfundim, imagjino po te thellohesh me shume dhe duhet te thellohesh me shume. Gjithsesi cudia me e madhe eshte se si nuk po ndihet ai peme-mbjellesi, Lali Euri ne lidhje me protesten e te rinjve, apo heshtja tregon mbeshtetje? E ka perfeksionuar skuthizmin, e ka ngritur ne nivele te papara…

  28. Nese duan zgjidhje te problemeve, studentet me kurajo le te nxjerrin nje perfaqesi te tyren qe te ulet ne bisede me Qeverine. Aty te rrihen mendimet, te shtrohen argumentet dhe te caktohet me afate zgjidhja e problemeve qe realisht qendrojne dhe qe mund te zgjidhen. Nuk ka alternative te njeanshme dhe ultimative, duhet te vihet ne pune logjika.

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      Qeveria ka ne dore edhe gurin edhe arren. Ashtu sic beri per 1 dite ligj special per prishjen e teatrit po ashtu per 1 dite mund te marri vendim te plotesoje kerkesat e studenteve. Mos na luaje ketu karten e tolerantit. Dialogut qe kerkon qeveria ndryshe i thone PAZAR qe ne gjuhen e sotme njihet si Negociate. Justifikimi qe po kerkoj dialog e jo negociata eshte si ajo mufka e Hashim Thacit qe e quan ndryshim kufijsh e jo shkembim territori. Ne kohet moderne eshte nje tendence per ti ndryshuar termat negativiste me terma me te zbutur e me te pranueshem per veshin e publikut, e kjo nisi qe kur shtete si amerika. franca etj filluan ta quajne Ministrine e Luftes si Ministri te Mbrojtjes dhe ka plot shembuj te tjere. Edi Rama duhet te thote qe i pranon kerkesat, te ngarkoje ministrat perkates me detyra per plotesimin e kerkesave dhe tju vere afate per plotesimin e tyre. That’s it. Sa me shume e zgjat ket muhabet aq me shume ka rrezik ti dali loja nga duart pasi studenteve mund tju bashkohen edhe qytetare e grupe shoqerore me kerkesa te tjera ku si perfundim do arrihet ne nje pamundesi zgjidhje dhe do kemi ose doreheqje pa pasoja ose doreheqje me pasoja. Sooner he gets this better it is for everybody.

  29. Dora says:

    Bravo Baze ,nota 10 .

  30. Toni says:

    Mbase studentet tani per tani nuk e dine mire cfare duan,por ne te tjeret duhet ti veme gishtin kokes dhe ti mbeshtesim se jemi mesuar te presim nga qielli,duhet tu kerkojme
    llogari ketyre qe zgjedhim,marrim naften ne Austri 1,23 lt ne Shqiperi ne euro 1,60 lt dhe kjo eshte vec njera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje