Cristiano Ronaldo sfidon Messin: Eja në Itali edhe ti. Te Juventusi, më mire se Reali

10 Dhjetor 2018, 11:19Sport TEMA

Cristiano Ronaldo beson se Juventusi është grupi më i mirë i lojtarëve, me të cilët ka luajtur ndonjëherë. Ai thekson frymën e skuadrës dhe atmosferën familjare te bardhezinjtë. Futbollisti portugez dha intervistë për mediat italiane, ku shpjegoi motivet që qëndrojnë pas transferimit të tij në Itali dhe atë që ka mësuar gjatë kohës së qëndrimit e të luajturit në Torino, deri më tani.

Sot bëhen 5 muaj, që kur ju jeni bashkuar me Juventusin. Si ka qenë kjo periudhë?

Unë jam shumë i lumtur. Qyteti është me të vërtetë i këndshëm, tifozët janë shumë të mirë dhe Juventusi është një klub fantastik, tepër i organizuar. Lojtarët këtu janë të përulur dhe punojnë shumë. Gjithçka duket fantastike.

Ky është grupi më i mirë, me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Te Juventusi me të vërtetë ndjehemi si një skuadër, ndryshe nga diku tjetër, ku disa lojtarë ndjehen sikur janë më mirë se të tjerët. Këtu të gjithë janë të përulur. Nëse Dybala, ose Mandzukic nuk shënojnë gol, ju i shihni ata të lumtur se fiton skuadra. Kjo është e bukur.

Cili është dallimi mes Real Madridit dhe Juventusit?

Dy klubet janë shumë të ndryshëm. Juventusi është më shumë si një familje.

Po nëse përballesh me Real Madridin në Ligën e Kampionëve…

E kaluara është e kaluar. Tani dua vetëm të fitoj me Juventusin, për të mbrojtur ato ngjyra. Pjesa tjetër nuk llogaritet. Nëse përballem me Real Madridin, do të jap maksimumin tim.

Marcelo, ose Asensio te Juventusi…

Unë shoh që ju shkruani për të gjithë, nga James te Bale dhe Asensio, por për të qenë i sinqertë, Juventusi nuk ka nevojë për ndonjë lojtar tjetër.

Po në të ardhmen?

Nuk e di, mund të flisni me presidentin.

Marcelo?

Ai është një lojtar i fortë.

Pse u bashkuat me Juventusin?

Mendova për shumë gjëra: atmosferën që kam përjetuar në stadiumin e Juves, stabilitetin e klubit, qasjen e presidentit, tifozët. Janë detaje të vogla, që bëjnë një ndryshim të madh. Kam pasur disa oferta, por tani jam 100% i sigurt se kam zgjedhur atë më të mirën.

Trajneri Allegri?

Një trajner shumë profesional, serioz dhe i shkëlqyeshëm. Një nga cilësitë e tij më të mira? Eshtë shumë i drejtpërdrejtë. Ai nuk të thotë diçka, që t’ju lërë duke pyetur se kujt i referohet. Allegri të drejtohet me emër. Ai është i ndershëm, inteligjent dhe argëtues për të gjithë.

Cilat janë mendimet për Ligën e Kampionëve me Juventusin?

E kam thënë edhe më parë, por do ta përsëris: Liga e Kampionëve nuk duhet të jetë një mani. Është një kompeticion, me të cilin duhet të përballesh me qetësi. Është një ëndërr, ne të gjithë duam ta fitojmë.

Po mendimet për derbin e Torinos?

E kam kuptuar menjëherë rëndësinë e tij. Një ditë, një nga tifozët më tha: Cristiano, ju lutem fitoni kundër Torinos, përndryshe gjyshja ime do të çmendet! Te Juve janë dy ndeshje, që nuk duhet t’i humbësh: kundër Interit dhe Torinos.

Kur e kuptuat se ishit Cristiano Ronaldo?

Unë përpiqem ta harroj këtë. Nëse vazhdoj të mendoj për atë që kam fituar, ose paratë që kam, përfshirë sukseset që kam arritur, do të frenohesha. Pra, ndonjëherë është më mirë të harrosh të jesh Cristiano Ronaldo.

A e di Cristiano Jr se babai i tij është një yll?

Po, ai luan edhe për Juventusin, e ndjen presionin dhe i pëlqen. Ndonjëherë, ai më pyet: A mund të sjell dy shokë italianë në shtëpi? Unë i them “po”. Pastaj, ai thotë: Por ju duhet të jeni këtu, sepse shokët duan të bëjnë foto!

Si e ruan formën sportive?

Mundohem të ushqehem shëndetshëm. I shmang ëmbëlsirat dhe nuk pi alkool. Tri gjërat më të rëndësishme janë: të fle mirë, të ha mirë dhe të stërvitem mirë.

Momenti më i vështirë në jetën tuaj?

Kur vdiq babai im, në vitin 2005. Megjithatë, jam i sigurt se ai tani është i lumtur në qiell dhe më vëzhgon. Ishte një moment i vështirë, por kjo është jeta, nuk mund të bëni shumë për këtë. Kur isha i ri, i kam thënë babait tim se do të bëhemi të pasur dhe do të kemi një shtëpi të madhe. Ai pastaj më tha se kjo është e pamundur. Unë sot i kam të gjitha, por nuk kam babin tim.

A besoni në Zot?

Shkoj në kishë çdo javë, sepse jam katolik dhe vazhdoj të falënderoj Zotin për gjithçka që më ka dhënë. I lutem që të mbrojë familjen dhe miqtë e mi. Në Torino ka disa kisha, kështu që mund të zgjedh. Paparacët më panë një herë dhe krijuan ato thashethemet për martesën.

Çfarë mendoni për “Topin e Artë”?

Mendova se e meritoja, bëra gjithçka në fushë, numrat nuk gënjejnë. Por, nuk është fundi i botës, unë respektoj vendimin. Urime për Modric.

A jeni i zhgënjyer?

Po, por jeta vazhdon dhe unë do të punoj shumë për ta fituar atë vitin e ardhshëm.

Messi – Do të më pëlqente të bënte siç bëra unë, të pranonte sfidën dhe të vinte të Itali. Por nëse ndihet mirë në Katalunjë, atëherë është vendimi i tij. E respektoj shumë, pasi është një djalë i shkëlqyer, por këtu nuk më mungon aspak.

Derbi me Torinon – Një magazinier sot në mëngjes më tha: Të lutem, fitoni ndeshjen me Torinon, për ndryshe gjyshja ime…. Kam kuptuar se juventinët nuk pranojnë të humbasin dy prej takimeve, derbin me Torinon dhe sfidën me Interin.

Torino – Një qytet i dashur, me njerëz shumë xhentilë, ku kalohet vërtetë mirë. Këtu lojtarët janë të bashkuar dhe mund të them pa dyshim se është ndoshta grupi më i fortë ku kam bërë pjesë. Edhe në Madrid ishim të bashkuar, por këtu është diçka komplet ndryshe. Luajmë dhe sakrifikojmë të gjithë bashkë, pa u kujdesur për objektivat personalë. Impresionet e mia të para janë vërtetë fantastike.

Champions me Juven – të gjithë duam ta fitojmë, pasi dihet tashmë që klubit i mungon prej vitesh ky trofe. Gjithsesi nuk duhet të shndërrohet në një obsesion, ashtu siç ishte Championsi i 10 në Madrid.

1 komente në “Cristiano Ronaldo sfidon Messin: Eja në Itali edhe ti. Te Juventusi, më mire se Reali”

  1. Realmadrid says:

    Ti je bukeshkale, ose mosmirenjohes more djale, por edhe genjeshtar. Nqs kishte nje lojtar tek realmadrid qe mendonte qe ishte ndryshe dhe me i mire se te tjeret, ke qene ti more jevgjit nga Portugalia. Flet sot sikur te ka mbajtur njeri me zor ne Madrid, dhe ke luajtur atje per hesap te realit, dhe jo per hesapin tend. Do te shohim se cdo qullosesh me Juven kete vit. Ke luajtur per 9 vjet tek Realmadrid, dhe nje njeri normal, duhet te jete i kujdesshem per te respektuar klubin ku ka luajtur dhe ku ka fituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje