E bujshme: Armando Sadiku drejt rikthimit në Zvicër!

10 Dhjetor 2018, 17:16Sport TEMA

Aramando Sadiku pritet që të rikthet sërish në kampionatin zvicerian.

Ky është lajmi i bujshëm që është raportuar nga mediat helvete të cilat theksojnë se, Sadiku mund të rikthehet tek ish skuadra e tij Lugano

Drejtuesit e skuadrës së Luganos kanë një simpati për bomberin e kombëtares shqiptare pasi kanë kaluar një periudhë mjaft të mirë nga viti 2012 deri në vitin 2014 dhe pastaj përsëri në pranverën e vitit 2017.

Aktualisht Sadiku është pjesë e skuadrës së Levantes në La Liga, ku po kryen fazën e rikuperimit pas dëmtit të rëndë të pësuar në gju.

Ideja e afrimit të tij mund të jetë ajo e huazimit, siç ndodhi gjatë epokës së Paolo Tramezzani.

Sadiku në Lugano do të gjejë më shumë hapësira dhe besim, ku më pas mund të rikthehet sërish në Spanjë në qershor.

Gjatë periudhës kur Sadiku ishte pjesë e Luganos ai arriti që të shënojë 38 gola në 62 paraqitje. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje