Në cilin xhep të Edi Ramës apo Sali Berishës janë zhytur artistët që nuk flasin as sot?

10 Dhjetor 2018, 18:12Blog TEMA

Nga Rezart Palluqi, Amsterdam

Kam ditë që e ndjek protestën e studentëve në Tiranë. Jam marrë me dinamikën, qëndrueshmërinë, kërkesat dhe moralin e saj. Që të katër elementët e mësipërm janë më se pozitivë. Studentët po rezistojnë, kërkesat i kanë të qarta, madje moralin shumë të fuqishëm sepse po tregojnë pjekuri duke i dëbuar spiunët dhe të gjithë përçarësit potencialë të protestës.

Por, seç më dhimbsen fort studentët. Parë në një këndvështrim tjetër kjo më ngjan me një protestë jetime. Është sikur fëmijët të derdhen në rrugë e protestojnë për të drejtat e tyre dhe baballarët të mbyllen në shtëpi. Tejet e trishtë dhe absurde kjo. Pa dashur që të hiperbolizoj rolin e artistëve, por ata deri diku janë shpirti i një proteste. Studentët formohen jo më kot prej teksteve intelektuale, kryesisht artit.

Atëherë lind pyetja: ku janë artistët shqiptarë? Përse nuk i dolën ballë turmës së studentëve? Ata duhej t’ishin atje. Dhe studentët me siguri që nuk do t’i dëbonin ata, përkundrazi do të merrnin kurajë prej tyre. Sepse parimisht artistët kur bëhet fjalë për probleme madhore nuk marrin kahe politike. Për fat të keq, gjatë pesë ditëve të para nuk pamë asnjë figurë të njohur publike, duke përjashtuar gazetarin patriot, Mema.

Fati i protestës?

Fati i protestës do të varet prej pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes së artistëve atje. Prania e tyre jo vetëm që do t’i japë krahë studentëve por do të mobilizojë edhe pjesëmarrjen e popullit. Kjo është edhe arsyeja përse populli vazhdon të pijë kafe ndërkohë që studentët dergjen ditë e natë përreth ndërtesave qeveritare. Populli e ruan ende në shpirt shijen e hidhur të protestës së madhe të vitit 1991-’92.

Ato u dirigjuan prej ish pinjollëve komunistë. Spiunët shmangën gjakderdhjen dhe larjen e hesapeve me kastën qeveritare të Enver Hoxhës. Edhe sot, populli i frikësohet të njëjtit skenar. Si atëherë, si sot, roli i artistëve është i paqenësishëm/ZERO. Dhe kjo më dhemb shumë. Historia po ripërsëritet me të njëjtat nuanca tragjike.  Protesta e studentëve po luhet në një hapësirë të ngushtë dhe po rrëshqet pa dashje në një protestë egocentrike, ku kërkesat kryesore janë kryesisht materiale.

Mirëpo nëse artistët e intelektualët do t’ishin bashkuar asaj, kjo protestë do të kishte marrë përmasat e një  proteste madhore, me karakter dhe dimensione të gjithanshme. Artistët po heshtin. Ata nuk po kontribuojnë as fizikisht por as nëpërmjet mediave. Çfarë i pengon ata të hedhin nja 5-6 statuse në facebook? Ose të shprehen nëpërmjet televizioneve? A nuk u vjen turp atyre? Sepse nëpërmjet dramave shqiptare ata kanë krijuar veprën e tyre. Kanë korrur famë me plagët e Shqipërisë. Atëherë përse nuk i dalin në ballë Shqipërisë? Ku janë strukur? Në cilin xhep të Edi Ramës apo Sali Berishës janë zhytur?

Në mbyllje, nëse kjo protestë dështon të sjellë ndryshimin e shumëpritur prej 25 viteve, shkaku kryesor do të jetë heshtja barbare dhe e paprecedentë e artistëve.  Ndoshta studentët do të realizojnë qëllimet kryesore të kryengritjes së tyre. Tarifat do t’i ulen, do t’iu përmirësohen kushtet nëpër konvikte e shumë-shumë lehtësira të tjera. Edi Rama nuk është budalla që të mos ua plotësojë atyre kushtet. Ç’janë kacidhet që kërkojnë studentët përballë miliardave që ata uzurpojnë ndër vite?

Mirëpo ky sukses është shumë afatshkurtër dhe i cunguar. Sepse diploma që studentët do të marrin më vonë nuk do të pijë ujë në një Shqipëri të kalbur anembanë. Studentët ndoshta do t’ia shkundin përkohësisht pluhurin korruptiv Ministrisë së Arsimit por kjo nuk mjafton. Çdo qeveri zakonisht njeh rreth 15 Ministri. E nëse një qeveri do ta krahasonim me një ndërtesë me 15 dhoma, atëherë i bie që njëra prej këtyre dhomave u pastrua përkohësisht prej minjve të ngordhur, mirëpo 14 dhomat e tjera do të vazhdojnë të nxjerrin duhmën e minjve të ngordhur…

9 komente në “Në cilin xhep të Edi Ramës apo Sali Berishës janë zhytur artistët që nuk flasin as sot?”

  1. Noli says:

    Qenke tamam PALLE si ke mbemrin

  2. blerta says:

    Ky PALLUQI qenka PALLUQ ne Amsterdam, arsimi pa lek ka mbaruar qe kur studentet hodhen ” qelbesiren” prandaj tani le ta mbajne se ky stan kete bulmet ka.

  3. Ilir Shtylla says:

    Po ti kush je? Apo hajde zhyt nje lopate se helbete dhe ju te Amsterdamit mungonit pas TaoTaos Zvicerjan…

  4. Aspirantja says:

    Nese nuk ulen te bisedojne dhe te kene nje udheheqje te dale nga gjiri i studenteve, kesaj i thone: ” Ku ishe, Asgjekundi. Ca bere, Agje”.
    Ku eshte pare ne bote te protestosh per Universitet falas. Si ata qe kane miliona, dhe ata qe mezi nxjerrin buken e gojes (por qe kane deshire dhe aftesi te studiojne) ta marring arsim falas. Kush nuk vete ne shkolle keshtu? Keshtu dhe gomari shkone ne shkolle rri nja 10 vjete se sja mban te punoj e ben shkollen.
    Kjo eshte e pa pranueshme.
    Iku ajo kohe.
    Randaj kemi pedagoge ( ju thencin) se e kane marre diplomen me leke. Dhe jeni ju qe i ushqeni se sua mban te studioni dhe paguani per te marre provimet. Kuptohet qe ketu nuk futen te gjithe.
    Ne doni te degjoni, shtrohuni ne bisedime.

    Protestoni per cilesi mesimdhenie, denonconi mitmarrjen e te tjera ne vazhdim te listes tuaj. Po ama, uluni e bisedoni te dihet cfare kerkoni.

  5. sss says:

    Cfare na the o Palluqe… i thua vetes artist …po hajde dil vete ti, lere Amsterdamin… kush je ti qe u dhenke porosi artisteve , meriton ca te shara, por prit se do te te vijne!

  6. astrit vetiu says:

    AaA ,ku ishe ti ADAM ose prinderit e tu ne fund te vitit 1990 dhe ne 91?Nuk paske perjeturt asgje.

  7. astrit vetiu says:

    AaA ,KU ISHE TI ADAM ose prinderit e tu ne fund te vitit 1990 dhe ne 91? Nuk paske perjetu asgje.

  8. lesh e li says:

    Palluq, te rrofte hollanda se qenke fyll nga mendja. A e ke mare miellin?

  9. sali says:

    ik ore pirdhu idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje