Rama flet për përgjysmimin e tarifave: Jemi gati t'i mbështesim sipas kategorive edhe më shumë se 50%, atyre me notat 9,10 dhe me ndihmë ekonomike ua paguajmë të gjitha

10 Dhjetor 2018, 12:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në dialogun me student/t përmes rrjetit social Facebook, ka folur lidhur me tarifat.

Shefi i qeverisë shprehet se nuk është dakord me përgjysmimin e tarifave për studentët duke dalë me një tjetër propozim.

Ai tha se është i gatshëm që tarifat e studentëve t’i mbështesë sipas kategorive edhe më shumë se 50%, ku nënvizon ata me notat 9, 10 dhe me ndihmë ekonomike.

” Financimi, ju kanë rrokanisur kokën.Unë flas me fakte.Është rritur apo nuk është rritur buxheti i arsimit të lartë nga 2014 në këtë vit? Sot është mbi 8 miliard. 

Financimi nga të ardhurat e Universiteteve, tarifat ishte 41 miliard dollarë  në 2014 dhe është 41 miliard dollarë. Nuk ka rritje. Studentët paguajnë për sistemin bachelor çdo ditë sa një kafe në rastin më të lirë dhe sa një kapuçino në rastin më të shtrenjtë. 

Tarifat patjetër jam gati dhe jemi gati ti rishikojmë, jo tarifat por ndihmën e shtetit  dhe qeverisë. Ne do tu japim nga buxheti 50%. Atyre me 9 dhe 10 ua paguajmë ne të gjitha. 

Pse mos t’ua heqim fare atyre që janë më ndihmë ekonomike? Të gjithëve t’ua bëjmë me 50%? 

Unë nuk mendoj kështu. Studentët kanë të drejtë që nuk e mbajnë mend kur ishte më keq. Keni dëgjuar dhe një mit tjetër për numrin e studentëve”, shprehet Rama. (TemA)

2 komente në “Rama flet për përgjysmimin e tarifave: Jemi gati t’i mbështesim sipas kategorive edhe më shumë se 50%, atyre me notat 9,10 dhe me ndihmë ekonomike ua paguajmë të gjitha”

  1. Iliri says:

    Ueeeeeeeeeeeee eeee eee ça mereni me k’to kalamaj mer, te gjithe kemi paguar per studimet tona ne Shqiperi dhe ne bote. Kjo eshte çmenduri! K’to jane kalamaj jo studenta, eshte e qart qe jane kalamaj te kurdisur politikisht. Aty ka studente te sponcorizuar nga organizata Greke, qe kane lidhje direkte me qeverine e Greqise.

  2. ????? says:

    Spermatozoïdes që u shpëtuan kanaleve të ujrave të zeza dhe lista me kërkesa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje