Rrëfimi tronditës i futbollistit: Më masakruan familjen kur isha vetëm 11 vjeç

10 Dhjetor 2018, 18:27Sport TEMA

“Ato bastardë, atë natë më morën familjen, por jo ëndrrat!”. Sa herë që dikush i kujton fëmijërinë, ai përpiqet të mos mbyllë sot dhe të mos kujtojë. Preferon që t’i ngrejë drejt qiellit dhe t’i përulet njerëzve të dashur që nuk jetojnë më.

Në Nigeri, me praninë kostante të fondamentalisëve islamikë të Boko Haram është vështirë që të jetosh në paqe nëse ndjek dhe praktikon besimin e krishterë, sidomos nëse – si prindërit e Victor Moses – mban edhe mesha në qytetin tënd, i vetëdijshëm që terroristët do të të ndjekin gjatë. E megjithatë, nuk e mendon më të keqen.

Austin Moses ishte një pastor i krishterë, i lindur dhe i njohur në Kaduna. E ëma Josephine e ndihmonte në detyrën e tij. Dy shënjestra të dukshme në radarët e atentatorëve, që ende në ditët e sotme përdorin sulme me bomba.

Ishte viti 2002 dhe ato terroristë “trokitën” në dyert e shtëpisë Moses. I vogli Victor po luante në rrugë futboll me shokët. Ashtu si çdo ditë.

Kur u kthye gjeti policinë dhe një masakër të vërtetë. Familja e tij nuk ekzistonte më. Disa terroristë ia kishin marrë. Pasi kaloi disa ditë i fshehur në shtëpinë e disa miqve, ashtu si vetë futbollisti do të rrëfejë, vendosën ta dërgonin në Londër ku disa familjarë – që ishin arratisur nga fondamentalizmi – e prisnin për t’i dhënë një jetë më të sigurtë.

Ishte vetëm 12 vjeç, por mban mend gjithçka. Ai që njeh mirë kryeqytetin anglez e di mirë se në Kroidon mbretëron Crystal Palace, skuadër perfekte për të rritur një të ri me shpresa, por me të kaluar të errët si nigerian. Pas shtatë vitesh në Akademinë e “shqiponjave”, nga momenti i kalimit te Wigan, pas dy sezonesh të shkëlqyera, vjen thirrja e Chelseat.

Pjesa tjetër, një histori që tashmë dimë. Europa League në vitin e parë, si protagonist, më pas tre vite në huazim dhe 60 ndeshje: mirë te Liverpool, më mirë te Stoke City dhe gjithmonë në rradhë të parë te West Ham, skuadra e fundit përpara kthimit për të bindur Antonio Conten që ta mbajë te blutë.

Për t’i rezistuar goditjeve të jetës, Victor Mosesit i është dashur të shtrëngojë dhëmbët, të rimarrë veten nga tronditja përpara se të bëjë vend në futbollin e madh. Sigurisht, nuk është ndonjë yll i madh, por të paktën realizoi ëndrrën e tij. Nga rrugët në Stamford Bridge, nga një masakër te një jetë e re, nga talenti i fshehur te një futbollist i afirmuar.

“Kudo që ndodhen tani, besoj se janë krenar për mua! Topi më shpëtoi dy herë”, thotë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje