Champions League/ Porto dhe Shalke kalojnë në fazën tjetër, Gallatasaj mjaftohet me “Europa League”

11 Dhjetor 2018, 20:52Sport TEMA

Grupi D i ka mbyllur llogaritë. Në një grup ku bëjnë pjesë Lokomotiva e Moskës, Shalke 04, Gallatasaraj dhe Porto, kanë qenë portugezët ata që e mbyllën në krye të grupit.

Në vend të dytë, kualifikimin e siguruan dhe gjermanët Shalkes, të cilët kanë filluar të mendojnë për shortin e fazës me eliminim direkt.

Ky grup pati interes vetëm te vendi i tretë, që siguron Europa League. Lokomotiva e Moskës dhe Gallatasaraj luftuan deri në sekondat e fundit për këtë vend, por në fund, ishin turqi e Gallatës, që pavarësisht humbjes 2-3 kundër Portos, ruajtën vendin e tretë.

Grupi D

Gallatasaraj – Porto  2-3
Feguli 45′, Derdiok  65’/ Felipe 17′, Marega 42′, Olivera 57′

Shalke – L. Moskës   1-0
Shof 90+1′

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje