DOSSIER/ Dekretligji i faljes: Ja si i mashtroi regjimi antikomunistët e arratisur

11 Dhjetor 2018, 13:03Dossier TEMA

Dokumenti i nëntorit 1946/ Regjimi me ligj, duhet t’i falte të arratisurit dhe t’i lehtësonte ata që dorëzoheshin, po ashtu edhe familjet e tyre që i kishin çuar në internim. Por, koha dëshmoi se ky ishte një kurth për të gjithë të arratisurit, pjesa dërrmuese e të cilëve u pushkatuan apo vdiqën nën tortura…

Në vjeshën e vitit 1946, një fushatë e gjerë propagandistike mori shtrirje në gjithë Shqipërinë, sipas të cilës do të faleshin e do të aplikoheshin masa lehtësuese për të gjithë të arratisurit, që gjendeshin brenda Shqipërisë. Kjo, sipas një dekretligji të aprovuar në Kuvendin Popullor, në 13 nëntor të vitit 1946, i cili nënvizonte  se do të faleshin të gjithë ata “që ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekret-ligji ndodhen në arrati brenda shtetit për shkak se akuzohen si kriminelë lufte dhe armiq të popullit, ose për çdo lloj faji tjetër, ushtarak ose ordiner, në çdo kohë që ti kenë kryer këto, por gjithmonë para hyrjes në fuqi të kësaj dekret ligje, nëqoftëse dorëzohen në organet e pushteitt  mbrënda 45 ditëve nga data që hyn në fuqi kjo dekretligje”.

Po ashtu, dekretligji nënvizonte se pas dorëzimit të tyre, do të ndërpritej  persekutimi ndaj familjeve të tyre, të cilat ishin internuar. Siç vihet re në këtë frazë, regjimi e pranon zyrtarisht se familjarët internoheshin në masë vetëm pse një familjar i tyre ishte arratisur.

Në të vërtetë dekretligji kishte synim t’i priste rrugën aktivitetit antikomunist, që mund të organizonin gjithë kundërshtarët e regjimit, që ishin hedhur në arrati, që në ditët e para të pas Luftës.

Ajo çka thekson dekretligji në të gjithë nenet e tij, në të vërtetë ishte vetëm një kurth, pasi të gjithë të arratisurit që u dorëzuan përfunduan në pushkatim, burgime të gjata apo vdiqën në hetuesi dhe në qelitë e burgjeve.

Kujto.al – Arkiva Online e  Viktimave të Komunizmit, e sjell të plotë tekstin e këtij dekretligji të miratuar nga Kuvendi Popullor, në 13 nëntor 1946.

………….

Në datën 13-11-1946 u mblodh Komisioni i Ligjeve dhe mori në shqyrtim Dekret Ligjet nr.334, 335, 337, 338, 339 dhe 342.

Komisioni masi i studjoi këto dekrete nji nga nji e nen për nen i aprovoj unanimisht pa ndryshime.

Z.kryetar- Bisedimet në parim mbi dekret-ligjet janë të hapura. Ka njeri të diskutojë mbi këto dekret-ligje?

Pasi nuk kërkoj njeri të flasë, vihen në votim dhe pranohen në parim me unanimitet dekret-ligjet e larpërmendura.

Vazhdon aprovimi i tyre në hollësi.

Dekret-ligja nr.335 dhe 339 këndohen dhe aprovohen në hollësi dhe tërësi pa ndonjë ndryshim si vijon:

 

Dekret ligjë Nr.335 d.12.9.1946

Mbi faljen e t’arratisunve t’akuzuar për faje penale

Neni 1

U akordohet një falje, sipas dispozitave të mëposhtme të gjithë atyre që ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekret ligje ndodhen në arrati brenda shtetit për shkak se akuzohen si kriminelë lufte dhe armiq të popullit, ose për çdo lloj faji tjetër, ushtarak ose ordiner, në çdo kohë që ti kenë kryer këto, por gjithmonë para hyrjes në fuqi të kësaj dekret ligje, nëqoftëse dorëzohen në organet e pushtetit  mbrënda 45 ditëve nga data që hyn në fuqi kjo dekretligjë.

Neni 2

T’arratisurit që dorëzohen mbrënda afatit  të sipërmë, përfitojnë nga konditat lehtësonjëse për dënimet që mund t’u jepen  për fajet e kryera prej tyre.

Veç kësaj ata do të meritojnë çdo benefic të mundshëm nga ana e organeve të pushteitt  dhe do të ngrihet menjëherë çdo masë  që mund të jetë marrë kundër familjeve të tyre si internim, etj…

Neni 3

Ata, nga të arratisurit, që nuk do të dorëzohen brënda afatit të nenit 1, do të ndiqen pa mëshirë, dyke u marrë masat më të rrepta si nga ana e organeve të Pushtetit ashtu edhe nga populli.

Neni 4.

Ministrija e Drejtësisë dhe Ministria e P.Mbrendshme ngarkohen me zbatimin e kësaj Dekret – ligje.

Neni 5

Kjo Dekret-ligjë hyn në fuqi menjëherë.

Dekret –ligjë Nr.339 d.28 –X- 946

Mbi zgjatjen e afatit të dekretligjës Nr.335 d.12 -9-1946 mbi faljen e t’arratisurve t’akuzuar për faje penale.

Neni 1.

Afati prej 45 ditësh i parashikuar prej Dekret –ligjës nr.335 datë 12-9-1946 “ mbi faljen e t’arratisurve t’akuzuar për faje penale, zgjatet deri më datën 29 nëntor 1946.

Neni 2

Kjo dekret Ligjë hyn në fuqi menjëherë.

9 komente në “DOSSIER/ Dekretligji i faljes: Ja si i mashtroi regjimi antikomunistët e arratisur”

  1. Populli mirenjohes says:

    Zot Enver sa i bukur je !

    Edhe me make Up Ste afrohet njeri nga bukuria e nga madheshtia!

    1. Edi NYC/USA says:

      Drejtuar kush fshihet pas “Populli miremjohes”

      Enver Hoxha ishte pederast i bukur që beau edhe burrin e motrës së tijë, po ashtu veproi më Qemal Stafën e të tjerë, e të mos harrosh që ky pederast vrau të gjithë “shokët” e luftës njëri mbas tjetrit deri tek Mehmet Shehu që kishin bërë krime ndaj pupullit si para dhe mbas luftës. Historia e tragjedisë Shqiptare nën dictaturën Enveriane Hoxhiste nxjerr dita ditësh krimet makabre të adhuruesit tuaj kriminale/Diktatorial. Vetëm mediokër si ju mund të ketë adhurim për diktatorë kundër interesave Kombëtare si dhe Popullit Shqiptar.

    2. bucja enver says:

      Pse cuditesh ? kurva te bukura ka sa te duash !

  2. Tepelenasi says:

    Hey tema djema Po Beni gjume.
    Ku eshte kommenti im.

    O Zot Enver sa i bukur je!
    Madheshtor nga mendja trupi dhe bukuria!

    1. arban shmili says:

      TEPELENASI!

      TI JE NJË TRU ABSTRAKSIONIST.
      KE PËSUAR NDONJË NDRYDHJE TRURI SI KALAMA DHE FENOMENET E SHPËRFYTYRUARA I VËZHGON SI TË RRUMBULLAKËSUARA, ME FORMA SIMETRIKE.

      NUK KA DERMA PËR TY. GJYNAH!

      1. Genti says:

        Mos ja ver re Memaliajt na bashkoi. E ka zene buka e misrit qe hante ne kooperative.

  3. tarasi says:

    Tepelana pederi te qan zemra,ah….ta kishe njehere shokun e bukur enver

  4. degelisi says:

    cdo me thene “benifc”? Sikur nuk duket si pjese e projekligjit?

  5. Populli mirenjohes says:

    Ed tyci dhe arban kermilli,
    Shikoni mor djem e mesonin nga historia e vertete e Mos U merrini e besoni keto artikujt funderina.

    Shikoni si e keni sot Shqiperine e problemet qe hasin shqipetaret keto 30 vjet.
    Ti tyci nga Amerika e paske gelltit CD e Po na jep mendje e tregon pralla.

    Ja ka Bo ndo njonit ne familjen tate qe e ditke Ri qe ka qene pederast.

    Hahaha krica Tyca nga Amerika.

    Dhe ky arbani qe i duket vetja Si Frojdi Psychoanalyst.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje