Duka e provon sërish, hedh kandidaturën për antar komiteti në UEFA

11 Dhjetor 2018, 15:32Sport TEMA

Kreu i Federatës Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, ka hedhur sërish kandidaturën e tij për të qenë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Pasi humbi në zgjedhjet e vitit të shkuar, numri një i institucionit të futbollit shqiptar ka vendosur që të rikandidojë sërish edhe këtë vit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Duka dhe UEFA e cila ka deklaruar se procesi i grumbullimit të kandidaturave ka përfunduar.

Zgjedhjet për përzgjedhjen e Komitetit të ri Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Romë më 7 Shkurt të vitit 2019.

Në kongresin e fundit Duka mori 25 vota duke mos arritur dot që të fitonte.

Më poshtë lista e plotë e kandidatëve për në Komitetin Ekzekutiv janë:

Elvedin Begic –Bosnia Hercegovina

Kairat Boranbayev-Kazakistan

Sandor Csanyi-Hungari

Armand Duka-Shqiperi

Fernando Gomes-Portugali

Borislav Mihaylov-Bullgari

Chirstensen –Jesper Moller-Danimarke

Andrii Pavelko-Ukraine

Luis Rublales-Spanje

Davor Suker-Kroaci

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje