Falsifikimi i firmës, Gjiknuri: Zgjidhëm kontratën me DH Albania, materialet do t’i referohen prokurorisë shqiptare

11 Dhjetor 2018, 10:33Kronika TEMA

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se kompania fituese DH Albania, që do të ndërtonte një nga lotet e projektit të “Unazës së Re” ka falsifikuar dokumentet.

Gjatë një deklarate për median Gjiknuri tha se pas marrjes së këtij informacioni nga SHBA, ARRSH ka zgjidhur kontratën me këtë kompani.

Më tej ministri theksoi se çështja i ka kaluar Prokurorisë shqiptare për të ndjekur të gjitha rrugët ligjore.

Nisur nga informacionet e bëra publike në media, specifikisht ato të datës 6 Dhjetor në emisionin të PaEkspozuarit në News 24, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë udhëzova ARRSH dhe çdo institucion tjetër në varësi apo të fushës së mbulimit të MIE, që nëse ka kontrata me kompaninë DH Albania, të fillojë menjëherë procedurat e pezullimit dhe marrjen e masave për verifikimin e dokumentacionit të kësaj kompanie.

• Konkretisht, ARRSH pasi pezulloi punimet dhe zbatimin e kontratës për lotin e parë të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, ju drejtua zyrtarisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të ndihmuar komunikimin me autoritetet amerikane në lidhje me verifikimin e pretendimeve të ngritura.

• Në datën 7 Dhjetor, i jam drejtuar zyrtarisht me shkresë Ambasadës Amerikane, seksionit ekonomik-politik si dhe kam kontaktuar me kërkesën time përfaqësues të lartë të ambasadës në zyrën time, me synim lehtësimin e verifikimit sa më të shpejtë të dokumentacionit të kësaj kompanie. Të njëjtën gjë kemi kërkuar edhe në rrugë diplomatike, përmes ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington.

• Nga konfirmimet e mbërritura nga institucionet e sipër përmendura rezulton se një pjesë e dokumentacionit të paraqitur nga kompania DH Albania në procedurat e tenderit është i falsifikuar.
• Pas marrjes së këtij konfirmimi nga SHBA, ARRSH ka zgjidhur mjenjehere kontratën në fjalë dhe do të fillojë procedurat për sekuestrimin e garancisë financiare në vlerën 10% të kontratës.

• Materialet e ardhura nga SHBA do ti referohen Prokurorisë e cila tashmë ka hapur një hetim për falsifikimin e dokumenteve zyrtare nga kompania DH Albania.

• Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit.

• Dua të siguroj qytetarët se deri më tani nuk rezulton të jetë shkaktuar asnjë dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit.

• Dua të theksoj se falsifikimi i dokumenteve rezulton të jetë filluar jashtë territorit të Shqipërisë. Siguroj opinionin publik se hapat e ndjekura nga ARRSH për kryerjen e procedurës për tenderim kanë qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik. Edhe oferta e paraqitur nga kompania në fjalë, në mënyrë elektronike, ka qenë në përputhje me kërkesat e dokumentave te tenderit që njeh legjislacioni.

• Legjislacioni në fuqi nuk kërkon verifikimin e informacionit të ofertuesve, përveç rasteve specifike, kur ka dyshime të arsyeshme për të dhëna të rreme. Pra, ARRSH nuk e ka patur te detyrueshme ligjerisht dhe asnjë dyshim te arsyeshem që të kërkonte verifikim të këtij dokumentacioni.

• Nisur nga problematikat e hasura në këto procedura me kompani të huaja apo përfaqësi të tyre, unë sot kam propozuar ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore te Ligjit mbi Prokurimin Publik.

• Kam propozuar që të sanksionohet qartësisht në ligj, detyrimi që ofertuesit fitues ti verifikohet në çdo rast informacioni që vetdeklaron përpara lidhjes së kontratës. Propozimi i është drejtuar zyrtarisht Agjencisë së Prokurimit Publik, për të inicuar këto ndryshime ligjore. Kjo do të vlejë në të ardhmen për parandalimin e situatave të ngjashme dhe do ti bëjë autoritetet më të kujdesshme në verifikimin e informacioneve përpara lidhjes së kontratës.

• Qëndrimi ynë ka qenë plotësisht në përputhje me ligjin dhe praktikat më të mira qeverisëse pasi që në momentin e parë që u vumë në dijeni të këtij rasti, ne kemi pezulluar kontratat dhe kërkuar verifikim të menjëhershëm për dokumentacionin e kompanisë DH Albania.

• Ky është një ndryshim thelbësor nga sjelljet e qeverive të mëparshme, të cilat për raste të ngjashme kanë zgjedhur të mos mbrojnë interesat e shtetit. Mjafton tu kujtoj rastin e famshëm të privatizimit të Albpetrolit, ku kompania që e privatizoi paraqiti një garanci false prej 87 milion USD dhe qeveria e asaj kohe nuk bëri asgjë për të sekuestruar këtë shumë, duke shkaktuar dëme kolosale Buxhetit të Shtetit.

• Nga ana tjetër, duhet kuptuar se çdo akt falsifikimi i kryer nga kompanitë që marrin pjesë në gara publike dëmton institucionet publike dhe imazhin e tyre.

• Përgjegjësia direkte bie mbi ata të cilët kanë marrë përsipër të bëjnë këtë falsifikim. Unë inkurajoj me forcën më të madhe prokurorinë ta hetojë këtë çështje deri në fund, për të zbuluar kush janë autorët e vërtetë të këtij falsifikimi dhe ata që fshihen prapa tij.

• Dua të garantoj se ARRSH dhe çdo institucion tjetër do të bashkëpunojë ngushtësisht me organet e drejtësisë për të vënë në dispozicion çdo informacion për zbardhjen e të vërtetës.

• Patjetër, edhe unë si ministër dhe drejtuesit e institucioneve të prekura nga ky falsifikim do të reflektojmë duke nxjerrë dhe përgjegjësitë tona administrative përkatëse. Në momentin kur prokuroria e shtetit do të gjejë përfshirjen e qoftë edhe një zyrtari të vetëm që ka ndihmuar apo bashkëpunuar në këtë falsifikim, kushdoqoftë ai, nga më i ulëti e deri tek unë, do të përgjigjet përpara ligjit.

• Përsa i përket akuzave se prapa kësaj shoqërie fshihet Damian Gjiknuri po deklaroj me përgjegjësinë time të plotë si ministër, si deputet dhe si qytetar se nuk kam patur asnjë lidhje dhe as dijeni rreth këtij aktiviteti kriminal të kryer nga kjo kompani.

• Është fat i mirë që siç jeni në dijeni, në SHBA ka filluar një hetim penal për këtë rast. Mirëpresim rezultatet e hetimeve në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk besoj se opozita do mund të akuzojë drejtësinë amerikane ashtu sikurse rëndom bën me drejtësinë shqiptare.

• Dua të garantoj qytetarët e Tiranës se projekti i zhvillimit të Unazës së Madhe do të vazhdojë pa u ndalur për tu përmbyllur brenda afateve. Menjëherë, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të shpallë procedurën e garës për lotin 1 të Unazës së Madhe”, tha Gjiknuri. (TemA)

18 komente në “Falsifikimi i firmës, Gjiknuri: Zgjidhëm kontratën me DH Albania, materialet do t’i referohen prokurorisë shqiptare”

  1. Gj says:

    Ere e qelbur korrupsioni! Sikur nuk e dintr Gjiknuri cfare kompanie ishte! Merr guximin dhe mbathja qe qty!

  2. Vera says:

    Po ti nga e di qe eshte bere jashte territorit te Shqiperise?

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    Tani Naltegjatesia e tij duhet ti thote Faleminderit dhe Me Fal atij qe i thoshte Kadri Rakipi. Keshtu eshte kur llapa eshte me e gjate se sa duhet. Tironcit kane nje shprehje, Llapa ham e kurrizi bam.

  4. Sit back and relaks■●▪ says:

    Tani Naltegjatesia e tij duhet ti thote Faleminderit dhe Me Fal atij qe i thoshte Kadri Rakipi. Keshtu eshte kur llapa eshte me e gjate se sa duhet. Tironcit kane nje shprehje, Llapa ham e kurrizi bam..

  5. Sit back and relaks■●▪ says:

    Tani Naltegjatesia e tij duhet ti thote Faleminderit dhe Me Fal atij qe i thoshte Kadri Rakipi. Keshtu eshte kur llapa eshte me e gjate se sa duhet. Tironcit kane nje shprehje, Llapa ham e kurrizi bam…

  6. gloria says:

    Damlla Gkinuri duhet te japesh dorheqjen se kete manipulim nuk besohet se e ke bere pa dashje po te kapen me presh ne dore…..

  7. DS says:

    E anollou kontraten. Bravo Gjiknuri. Kjo eshte ajo( shqiperia) qe duam or bythqir.

  8. dokumentat fallsifikohen me aprovimine ministrit says:

    Ti je fajtori kryesor o minister, bashke me drejtuesit e ARRSH-se dhe OST -se. I ke kthyer institucionet ne celula gangstresh, arrogantesh qe nuk zgjidhin asgje.
    Jeni bere me keq se hajdutet e LSi -se, doni vetem te vidhni
    Kurre mos i gezofshi kanceri ju hengert qelbesira

  9. Brahoo says:

    Ta zune llokmen ne fyt o Damian ditziu.
    Heren tjeter mos be keto fallcifikime elementare,vrite pak mendjen se te eshte trashur shume.

  10. vlora.vlora says:

    o Legen jep doreheqjen,se ne televizor me derdellisje firmat keshtu firmat ashtu .Po nga ARSH-JA futet ndonje ne burg ,si i fitojne tenderat keta biznese 4 mujore .Po asgje s behet pa bekimin tend dhe te Rames o qelbesire ,hajdut mos ardhsh ne vlore

  11. vang says:

    Po ti bar ha dhe prite ta zbulonte deputeti i PD i cili nuk eshte ne brendesi. Keshtu do vazhdonte kjo pune sikur te mos qe zbuluar?.Beni marveshje per miliona me nje 26 vjecar?Ju dalim krah kur ju akuzojne pa te drejte per ne kete rast eshte e pafaleshme.

  12. Eri says:

    Jep doreheqjen mor plehre hajduti.

  13. Operacioni Zjarri says:

    Sa cudi! jane fallsifikuar dokumentet ne dy tendera ne infrastrukture dhe energji dhe qe te dy jane ne ministrine qe mbulon Gjiknuri. Ah sa pa fat ky djale!

  14. mikojani says:

    Ky nyk ben as per normist ne kooperatven e Shupalit.Mjere ne me kete mega hajdute

  15. HQ-18 says:

    Do vijë dhe një ditë drejtësia në Shqipëri..
    Nuk do vonojë..

  16. Eri says:

    Ministri bythqirnuri kerkon tja hedhe paq.Po fshati qe duket nuk do kallauz.

  17. SUTJA says:

    ERDHI SAHATI O GJIKA -E-NURAJVE NE BURGGGGGGG E KE VENDIN

  18. gloria says:

    TI dhe LINDITA NIKOLLA DUHET TE JEPNI DOREHEQJEN NQSE KENI ME CIPE, JENI TE DESHTUAR…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje