Hapet gara, shpallet konkursi i tretë “Infermierë për Shqipërinë”

11 Dhjetor 2018, 09:13Shëndeti TEMA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë infermierët e licensuar të aplikojnë në platformën online për të fituar me meritë vendin e punës në sistemin shëndetësor publik.

Tiranë, 11 Dhjetor – Shpallet konkursi i tretë “Infermierë për Shqipërinë”. Çdo infermier i licensuar mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë” për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik.
Konkursi është i hapur për 12 qarqet e vendit dhe afati I fundit i aplikimit është data 31 Dhjetor 2018!

Fituesit që janë në listë pritje do të vijojnë të punësohen sipas radhës, deri në daljen e fituesve nga konkurimi I radhës. Të gjithë fituesit do të pozicionohen sipas pikëve të marra.

Për më shumë rreth mënyrës së aplikimit në platformën online dhe rregullat e konkurimit lexoni në linkun e mëposhtëm:

http://infermierepershqiperine.al/wp-content/uploads/2018/12/Shpallje-portali-nr.-3-101218.pdf

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë infermierët e licenduar të bëhen pjesë e konkursit “Infermierë për Shqipërinë”, për të fituar me meritë vendin e punës.

Të gjitha hapat e konkursit dhe shpallja e listave do të bëhet transparente në platformën on-line “Infermiërë për Shqipërinë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje