Murgeshat vjedhin 500 mijë $ nga Shkolla Katolike dhe i lënë në bixhoz në Las Vegas

11 Dhjetor 2018, 10:30Lifestyle TEMA

Dy murgeshat që punonin në një shkollë katolike në Kaliforni pranuan se përvetësuan rreth 500.000 dollarë dhe i përdorën për të luajtur në lojrat e fatit në Las Vegas.

Murgeshat Mary Kreuper dhe Lana Chang vjedhën paratë nga Shkolla Katolike e Shën Jakobit në qytetin Torrance, Los Angelos, për të luajtur në kazino.

Ato morën fonde nga një llogari ku mbaheshin paratë për shkollën dhe për donacione.

Murgeshat, që ishin shoqe dhe dolën në pension kohët e fundit, shprehën keqardhje për veprimet e tyre.

Mary Kreuper ishte drejtoreshë shkolle për 29 vite ndërsa Lana Chang punoi si mësues për rreth 20 vjet.

Ato mendohet se kanë vjedhur paratë për një periudhë prej të paktën një dekade për të shpenzuar për udhëtime dhe lojrat e fatit.

Të hënën, Kisha Katolike e Shën Jakobit tha se murgeshat shprehën “keqardhje të thellë” për veprimet e tyre, duke shtuar se ndërsa policia ishte informuar, asnjë akuzë penale nuk do të ngrihej kundër tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje