Rudiger zbulon anën e errët të Sarri-t: Dukej sikur do çmendej

11 Dhjetor 2018, 18:53Sport TEMA

Më mirë të të duan apo të të kenë frikë? Një pyetje mjaft e vjetër, duke qenë se është një nga temat kryesore të shtruara te vepra e famshme e Machiavelli-t, “Princi”. A është rastësi që edhe Sarri është toskan, ashtu si historiani dhe politikani fiorentin? Jo dhe aq, pasi trajneri italian frymëzohet më shumë se të gjithë nga traktati i pavdekshëm i politikës dhe…psikologjisë. Në disa raste është më mirë që të mos e zemërosh teknikun, ashtu siç konfirmon edhe Antonio Rudiger për “Evening Standard”.

“Pas ndeshjes kundër Wolves ishte i frikshëm. Dukej sikur do çmendej, por kishte të drejtë, sepse ishte një ndeshje që nuk duhej ta humbnim”. Por, siç konfirmon Rudiger, fjalimi që mbajti një ditë më vonë, ishte çelësi për të qenë në gjendje për të mposhtur City-n e Guardiola-s.

“Të nesërmen, Sarri ishte shumë i qetë dhe e ishte i qartë në atë që thoshte. Foli me ne dhe na bëri të kuptojmë se duhet të besojmë tek vetja jonë. Donte që të përballeshim me Manchester City-n me bindjen që mund ta fitonim ndeshjen”. Dhe kështu ndodhi. Dhe lind përsëri pyetja. Më mirë të të duan apo të të kenë frikë? Përgjigjja e duhur? Varet nga rezultati!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje