Trajneri i Real Madrid sulmon Cristiano Ronaldon: Përulësia është virtyt i të mëdhenjve

11 Dhjetor 2018, 16:53Sport TEMA

Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër CSKA-së së Moskës,Santiago Solari i është përgjigjur në distancë Cristiano Ronaldo-s , i cili tha se tek Juventusi është më mirë se tek Reali.

Përulësia është virtyt i të mëdhenjve dhe historia e Realit dhe klima në dhomat e zhveshjes tregojnë se ky është një klub i madh dhe modest sikundër është dhe organika e tij aktuale. 

Cristiano është pjesë e historisë së klubit, por ndjenjat e tij nuk mund t’i gjykoj askush”, tha Solari.

Solari më pas shtoi se pavarsisht situatës së CSKA-së, Reali do të kërkojë të marrë fitoren.

Ndërsa i pyetur më mirë të fitosh Champions ose La Liga, Solari u përgjigj:

“Unë nuk kam asnjë preferencë, përveçse t’i fitojë të dyja. Çdo turne ku ne luajmë, edhe në Kupën e Botës për Klube, ne luajmë vetëm për të fituar. 

Ne jemi ende në lojë në të gjitha garat, dhe unë shpresoj deri në fund”, tha Solari. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje