Taulanti në shërbim të komunistëve

11 Dhjetor 2018, 15:21Blog TEMA

Nga Ana Abdi

I Nderuar z. Taulant Muka,

Më lër të të them që kur dëgjova për ty, për CV-në tënde, mu bë qejfi që u vure si Zv/Ministër i Arsimit. Sa dëgjova për punën tënde kërkimore, CV-në dhe denoncimin tënd për plagjiaturë pata shpresë tek ty, e pa të drejtë të paragjykova për mirë, mendova ja një njeri i drejtë, që nuk pyet ti lëpihet pushtetit, por futet brenda tij, e kritikon me syninim e mirë të bëjë ndryshime pozitive për qytetarët e tij. Me thënë të drejtën pata respekt për ty edhe pas fjalëve shumë të mira në drejtim të profesionalizmit tënd që mu thanë nga një mik yni i përbashkët, student i shkëlqyer që e pret një e ardhme e ndritur. Më lejo që në vijim të të drejtohem me Taulant.

Dhe kur vjen puna tek njerëz me CV të tillë, që vijnë nga jashtë, ne shqiptarët i dashur Taulant, edhe me një farë inferiorizmi deri diku edhe të padrejtë ndaj vetes mezi presim të shikojmë çfarë të mirë do sjellin shembuj si ne. Pata shumë besim dhe të paragjykova për mirë Taulant. Madje kisha menduar të të shkruaj, të të ndihmoja të adresoje disa problematika, sepse ndryshe nga ata që bëjnë spektatorin dhe komentojnë nga kafenetë, ti Taulant kishe mundësinë të merje vendime dhe të kishe një zë për tu dëgjuar. Unë nuk besoj që ty të vunë atje për të të mbyllur gojën, por për të marrë zgjidhje nga ty. Edhe këtu u zhgënjeva.

Më beso Taulant, shumë të rinj patën besim tek ty, se ju duke një njeri i drejtë, i formuar e që do të sillje ndryshim. Nuk kishte askush asnjë interes tek ty, pasi deri para se të ishe emëruar si Zv/Ministër i Arsimit, edhe pse i suksesshëm në fushën tënde, për shqiptarët nuk kishe zë, ishe anonim.

Me daljen tënde nga qeveria, nuk përmbushe ndonjë qëllim dhe as dhe asnjë kontribut në fushën e arsimit, përkundazi, si shumë të tjerë, erdhe në pushtet, more atë që deshe dhe ike. Po po! More atë që deshe… Disa duan para, disa pushtet, ndërsa mua më ngjan se ti deshe protagonizëm, deshe të dilje nga anonimati, tu evidentoje diku… Ndjesë nëse në mënyrë kaq cinike të gjykoj pas tastjerës së kompjuterit, po më thuaj çfarë përpjekjesh bërë brenda dy javëve për tu bërë gjërat më mirë në fushën ku ishe? Pse ky është intelektuali, arsim dashëshi e patrioti? Lodhet se nuk i zgjidh gjërat dhe dorëzohet? Po jo Taulant, se nuk është fare kështu… Më kupto drejt, se nuk po dua të të bëj leksione morali, po e di ti çfarë heq një njeri i ndershëm përditë??

Ja po të them eksperiencën time si e re, aktiviste në politikë… Politika është një terren i vështirë dhe të duash të ecësh me kokën lart është dyfish më e vështirë se të shtrish dorën e të kërkosh gjëra të pamerituara, sidomos kur je vajzë.. Por, ti këtë fatmirësisht nuk mund ta kuptosh…E di ti sa herë më janë mbyllur dyert mua, sa herë nuk jam njoftuar për takime ku duhet të isha, sa herë më janë grisur bileta udhëtimesh, më janë bërë pengesë, e nuk janë lejuar të shpërndahen artikujt e mi, vetëm e vetëm që të mos evidentohem? E di ti sa herë kam shkuar duke qarë në shtëpi, nga njerëz në pushtet dhe pa pushtet që duan të të vjedhin projekte, hedhin baltë, shpifin, nga njerëz që bëjnë sikur të dëgjojnë nga halli, bëjnë sikur nuk ju intereson ajo që u ke thënë e të nesërmen dalin në televizor me paftyrësi të prezantojnë projektin tim si të tyrin…E di ti Taulant, sa para shpenzon familja ime, për të mundësuar çdo aktivitet që unë zhvilloj, çdo aktivitet që unë ndjek, kur në fund të ditës përfitimet nuk i kam aspak personale por për komunitetitn? E di ti Taulant, që me vendosmërinë për ta bërë Shqipërinë siç duhet, vetëm këtë verë më është dashur ti them JO, tre bursave të plota jashtë vendit në universitete shumë presitigjoze. Me kto bursa, mund fare thjeshtë dhe unë të çirresha si e gjithëditur dhe të dilja në ndonjë studio të flisja për sistemin e ndryshkur Shqiptar, ose fare mire me kontaktet që kam krijuar dhe atë çka familja ime më ka mundësuar deri

më sot, mund të shijoja një jetë dhe punë komode në Shqipëri dhe jashtë saj…E di ti Taulant, që vajza të cilat shesin dinjitetin, të pa shkolluara, që unë dhe ti e dime fort mire si kanë arritur deri aty ku janë, me gjysmën e CV time, kapacitetin dhe background-in tim, më kanë intervistuar dhe nuk jam pranuar as për një internship me pretekstin që jam e mbikualifikuar, dhe kjo jo për faj të EDI RAMËS, Taulant, por për faj të një sistemi komunist, burrokrat, që mënyrën e të operuarit dhe rrënjët i ka shumë të forta edhe sot…

Po ça do të thotë kjo Taulant? Të iki unë ti lë rrugën atyre? Jo Taulant, nuk bëhet kështu! Po ti ç’bëre për ta ndihmuar EDI RAMËN që besoji tek kapaciteti yt për të sjellë ndryshim?

Pate një avantazh shumë të madh Taulant… Njerëzit kishin besim tek ty, prisnin nga ty dhe tu dhurua një vend që të tjerëve ju duhej shumë mund, punë e sakrificë për ta arritur, ca me të drejtë, ca ndoshta edhe jo… Çfarë bërë ti? Gjënë më të thjeshtë, u dorëzove… Ike Taulant si një amator, duke spiunuar si një fëmijë dhe duke bërë protagonistin në rrjete sociale.

Kam parë që po ngre studentët… Shumë mirë e bën, bravo! Po Po nëse mendoje se kishte gjëra që nuk shkonin, kur nuk kishe besim tek Ministrja jote, pse nuk ja paraqite Kryeministrit alternativën tënde, duke qënë se të dha besim? Po ti si e shpërbleve besimin e tij ndaj zërit tënd? E lehtë të shash Taulant, shumë e lehtë, çështja është të ofrosh zgjidhje të mos ikësh. Po studentët që po ngre ti në protestë, me çfarë qëllimi i ngre? Për të rrëzuar qeverinë Rama? Ok deri këtu e drejta jote, por kujt i shërben kjo? Studentëve? Sigurisht që studentët janë të vetmit që nuk përfitojnë nga kjo. Kjo situatë i leverdis vetëm opozitës, për të treguar në media se sa i pakënaqur është popullit nga kjo qeveri, ndoshta dhe ty por në gjykimin tim, shumë përkohësisht…Nuk e di në këmbim të çfarë po e bën këtë shërbim Taulant, por mendoj që vetëm studentëve nuk ju shërben, se atyre shumë mirë mund ti kishe shërbyer si Zv/ Ministër Arsimi. Nuk e di çfarë të shtyu të lësh një punë shumë mirë të paguar në perëndim, të lësh dhe postin si Zv/Ministër Arsimi dhe të bësh rebelin për idealizëm… Nuk jam cinike nëse e mendoj që nuk shkon, pasi idealizmin, rebelizmin e gadishmërinë për studentët duhet ta kishe treguar kur vërtet tu dha mundësia reale për të dhënë për ta… Protesta dhe kritika pas kompjuterit bën çdo njeri, me një kompjuter a telefon nuk është kjo çështja…

Ka një problem shumë të madh… Ti i mohove të drejtën çdo të riu tjetër si ti, për tu bërë pjesë e qeverisjes, sepse dashje pa dashje do të paragjykohet se mos vepron nxitimthi si ti. Kishe mundësinë të ishe një idhull Taulant, por e hodhe në kosh mundësinë për tu bërë protagonist i vërtetë, por u bëre potagonist që nuk i shërben studentëve por vetëm atyre që po ju ikën pushteti nga duart dhe fshihen pas figures tënde… Shumë keq, zhgënjim Taulant, shumë zhgënjim nga ti!

PS: Lëri studentet në hallin e tyre, se ti me duket ke tjetër hall…

4 komente në “Taulanti në shërbim të komunistëve”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Eshte nje megalloman qe kujtoj se do bente kijametin. Doli ne ekran dhe rrjete sociale per “name recognition”, I fryu ne vesht studenteve, dhe do I lere rruges sic la postin. Eshte nje failure qe kujton that his shit doesn’t stink, that’s what he is..

  2. Jak Boston says:

    Zonjusha Abdi me duket se e paske marre ndonje mesazh nga kryekorrupsioni ne pushtet qe nese ” rrezon ” Taulantin do te kesh te hapura dyert per karriere ngaqe ti po vdiske per ate gje.
    Apo nga xhelozia e suksesit te tjetrit dhe mossuksesit vetjak hajde te baltosim cdo gje pervec kryetarit te megakorrupsionit qe drejton vendin.
    Ju jeni nje e paafte zonjushe, prandaj iu vidhen idete dhe projektet nese eshte e vertete.
    Si e paafte dhe me smir po mundoheni te katapultoni veten gjate procesit te shembjes se ngrehines korruptive qeveritare me udheheqesin boteror ne krye qe ka mbi 6 vite ne pushtet dhe kurre nuk e ” kuptoi ” qe po vidhet e abuzohet ne maksimum, pasi perqindja rrjedh si uji ne xhepat dhe fantazmat e tij me llogari bankare dhe biznese te llojllojshme.
    A nuk u hoq Berisha nga pozita per te njejtat gjera?
    Per komunistet me shume se ju zonja Abdi nuk punon askush tjeter as vete Rama qe ti na e paske idhul.

  3. Kristjan_K says:

    Ana eshte vetem 23 vjec, ne e njohim kemi punuar me te ..ka hartuar nje projektligj..ka çuar ne samit nje qender rinore dhe nese ti jack nuk e di politika nuk eshte fushe me lule, te ftoj te merresh e te shohim cdo arish me forcat e tua..mendoj qe ka arritur shume sepse krahas pozicionit si nenkryetare e Fressh , ajo eshte dhe pjese e sekretariatit te PS, si zv sekretare per marredheniet me jashte edhe pse me e vogla ne moshe…Ka refuzuar gjithnje te jete pjese e administrates pas shume ofertave qe i jane bere..Kush e njeh si ne Fressh dhe ne Parti e dine qe vetem punon dhe nuk ka fjale..Sa per deshtimet, vet neper ambasada sa bursa ka refuzuar qe te merret me njerez qe hedhin balte dhe do kuptosh se cfare njeriu eshte…

  4. Kristjan_K says:

    Ana eshte vetem 23 vjec, ne e njohim, kemi punuar me te. Ka hartuar nje projektligj per miratim ne parlamentin shqiptar. Ka cuar ne samit nje qender rinore dhe nese ti Jack nuk e di, politika nuk eshte fushe me lule, te ftoj te merresh e te shohim cdo arrish me forcat e tua..mendoj qe ka arritur shume sepse krahas pozicionit si nenkryetare e fressh ,ajo eshte dhe pjese e sekretariatit te PS, si zv sekekretare per Marredheniet me Jashte edhe pse me e vogla ne moshe…Ka refuzuar gjithnje te jete pjese e administrates pas shume ofertave qe i jane bere.Kush e njeh si ne Fressh dhe ne Parti e dine qe vetem punon dhe nuk ka fjale. Sa per deshtimet, pyet neper ambasada sa bursa ka refuzuar qe te merret me njerez qe hedhin balte dhe do kuptosh se cfare njeriu eshte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje