Protesta që duhet të merrte përpara Sistemin!

12 Dhjetor 2018, 20:09Blog TEMA
Protesta që duhet të merrte përpara Sistemin!

Nga Namir Lapardhaja

Protesta si kjo e studentëve, për nga masiviteti, dinamika dhe simbolika, duhet të ishte shndërruar në një uragan të pandalshëm, me një rrezatim në çdo hallkë qelizore të shoqërisë shqiptare, mirëpo, siç duken bathët, një gjë e tillë nuk po ndodh dhe nuk ka për të ndodhur.

E nisur si protestë e studentëve, ajo nuk duhet të ishte vetëm e tyre, ngase, përpara se të ishte e studentëve, ajo duhet të ishte e prindërve të tyre; përpara se të ishte për disa pika që kanë të bëjnë me përmirësimin e ligjit të arsimit të lartë dhe e kushteve të jetesës së studentëve në konvikte dhe auditore, ajo duhet të ishte një protestë kundër gjithçkaje që ka shkuar keq në Shqipëri, dhe jo vetëm në arsimin e lartë.

Ajo duhet të ishte një protestë e pedagogëve, e kërkuesve shkencorë, e shoqërisë civile, e medias, e gazetarëve, duke u përhapur me tej si një ortek me mësuesit, të cilët kanë më shumë arsye për të protestuar se sa nxënësit e gjimnazeve, mirëpo nuk po ndodh e nuk ka për të ndodhur.

Duhet të ishte një protestë e mjekëve, e punonjësve shëndetësorë, e infermierëve, të cilët janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria dhe të vetmen shpresë që kanë është të ikin në Gjermani një sahat e më parë.

Pavarësisht se po përpiqet të jetë një protestë që po mban larg aktorët dhe faktorët politikë, mbi të gjitha, ajo duhej të shndërrohej në një protestë thellësisht politike, e cila do të duhej të merrte përpara dhe të rrëzonte të gjithë sistemin aktual politikë në vend, duke u shndërruar në një alternativë të besueshme dhe shpresëdhënëse për qytetarët.

Por sigurisht edhe kjo nuk ndodhi dhe nuk ka për të ndodhur, ngase gjithçka në këtë vend nis dhe vijon e orkestruar dhe, pavarësisht, masivitetit në dukje, nëse ajo nuk përfshin edhe qeliza të tjera të shoqërisë, është e destinuar të venitet.

Shoqëria shqiptare duket se është në vdekje klinike, duke e humbur shpresën se diçka mund të ndryshojë për mirë, dhe kjo është fatkeqësia më e madhe e kësaj shoqërie, gjë që, në mënyrë të tërthortë, i jep oksigjen dhe mban në jetë pikërisht një klasë politike të korruptuar dhe që nuk ofron kurrfarë zgjidhjeje për qytetarët e vetë.

6 komente në “Protesta që duhet të merrte përpara Sistemin!”

  1. asnjones says:

    O daku ,nuk ta ka fajin Shqiperia dhe shqiptaret qe ty te ka degraduar shqupi jot i dashur . Ne kapitalizem nuk funksionojne revolucionet bolshevike ,or taj konservator , por vetem evolucioni i ngadalte dhe emancipues shoqeror.

  2. Selim Rroshi says:

    Ska si te jet ndyshe. Studentet u ngriten per vete dhe bene mire. Asfiksia e shoqerise do te vazhdoje se klasa politike ne Shqiperi nuk eshte demokratike dhe mjetet demokratike nuk i bejne pershrypje. Klasa politike ne shqiperi ndjen vetem dhunen. Me keqardhje eshte po ky eshte niveli tyre.

    1. Ha Mut ha o namir. Revolucionin e mamas tënde do bëjnë studentët. Ju horrat e PD së bashku me ty kërkoni vetëm rrëmujë kaos dhe anarshi. Populli nuk do më një 97 të dytë o horr alabak berishjan. Në pushtet vihet vetëm me votat e popullit dhe jo me revolucion.

  3. Jani says:

    E po c’thua o rrot ari.ne gjermani kane ikur mjeke dhe do te ikin sepse sado qe te paguaje shteti shqiptar perseri nuk mund te arrije 5000 euro qe merr neto ne dore nje mjek atje. Duke filluar pra nga 5000 euro dhe keto lek paguhen nga perfitimet qe ka spitali (privatet se ne shtet vetem tauland muka punon atje) nga sigurimet e pacienteve. Sistem ky i ngritur dhe konsoliduar ne vite o fyle.ndersa per studentet dhe prindrit qe do te trondisnin sistemin ata ishin ,jane dhe do jene te ndikuar dhe paguar nga Dr Monika dhe prof as luli per interesin e tyre te ngushte ate te pushtetit. Ndersa sot ata do te fitojne mw shume se cfar kerkuan mbaje mwnd dhe shkruaje ne artikullin e radhes o profesor.

  4. Xhevo says:

    Mos e merni seriozist kete tipin nga Lapardhaja e Beratit se vuan nga defiçensa e intelektit fhe marrezia e madheshtise. I ka mbush mrndjen vetes qe eshte i dijshem kur ne fakt eshte nje injorant i kompleyuar. Mero pse i boton keta tipa apo per te ndyre gazeten e bderuar TemA.

  5. Jimi says:

    E po cfare ti besh o La pardha? Ti ke shum deshira, por ja qe nuk jan ne sinkron me deshirat e shumices, prandaj edhe jeni minorance. Ju kete e kuptoni por e merrni vesh von.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje