Presidenti si “Babagjyshi i Vitit të Ri”, mes studentëve!

13 Dhjetor 2018, 20:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti Ilir Meta e gjeti mënyrën për të dalë në shesh me studentët, ashtu siç zakonisht di të bëjë LSI. Duke premtuar para.

Pas një distance të gjatë dhe të lodhshme mes tij dhe gruas së tij, që drejton opozitën, ai i dha fund këtij ‘teatri’ dhe vendosi të dalë vetë në shesh me studentët. Madje thirrja e Kryemadhit, që LSI të dorëzojë teserat dhe t’i bashkohet studentëve, duket se është dëgjuar fillimisht prej tij. Ai ka dorëzuar një moment mandatin e Presidentit dhe është bërë protestuesi më i rëndësishëm, pasi është protestuesi që ka caktuar dhe buxhetin e protestave.

Ai i ka kërkuar qeverisë të rishikojë ligjin e Buxhetit dhe të përfshijë në të kostot financiare që burojnë nga kërkesat e studentëve. Kjo është mënyra më ekstreme se si ai të gjendej në sheshin para Kryeministrisë, edhe pse fizikisht është jashtë Shqipërisë.

Kthimi i ligjit të buxhetit në Parlament, nuk përbën ndonjë shqetësim ligjor, pasi ekziston koha e mjaftueshme që të miratohet sërisht brenda Dhjetorit. Por kërkesa e Presidentit të vendit që ka vepruar në këtë rast si President i LSI, tregon se LSI do që të marrë dhe meritën financiare të “protestës” studentore.

Ky është akti i parë politik, ku opozita është përfshirë zyrtarisht në debatin financiar për kërkesat e studentëve. Deri më sot opozita është e interesuar të mbajë gjallë protestën, me shpresë se Rama nuk do hapë rrugë, se sa të mbyllë protestën duke parë Edi Ramën si ua plotëson kërkesat. Akti i Ilir Metës tregon se ai është i pari që e shikon zgjidhjen afër dhe vrapon të shfaqet tek Buxheti si “Babagjyshi i Vitit të Ri”.

E vërteta është se nuk duket se qeveria ka ndonjë ngërç që të zgjidhë kërkesat, por kërkon një debat të gjerë me studentët dhe aktorët e tjerë të botës universitare, për të ardhmen e arsimit të lartë.

Sa më shumë të vonojnë studentët të përfshihen në këtë debat, aq më shumë aktorë politikë do të hyjnë dhe do të relativizojnë fuqinë e protestës së tyre.

Takimi i sotëm i Edi Ramës me Rektorët dhe Dekanët e fakulteteve, të cilët e shikojnë me frikë protestën e studentëve për shkak të kërkesës për arsim cilësor, ishte një shembull i qartë se si profesoriati I Universitetit publik, mund të heshtë para një situate të tillë. Edhe sikur kjo të ishte një protestë minatorësh apo infermierësh, pedagogët  do të duhej ta thoshin fjalën e tyre, pasi ajo ka shumë rëndësi për shoqërinë.

Pedagogët dhe akademikët janë shtresa më e pavarur e shoqërisë dhe mendohet të jetë dhe më e kualifikuara. Por fshehja e tyre si “struci” në këto momente, kur beteja në fakt është për Universitetin, është heshtje bashkëfajtori.

Në këto kushte politikanët, ata që e duan lëvizjen studentore dhe energjinë e saj për vete të tyre, po tregohen më të shkathët.

LSI bëri thirrje hapur të jetë pjesë e protestës së studentëve… Lulzim Basha edhe pse është i padëshiruar tek studentët, në fakt është fuqia kryesore logjistike e protestës. Biles sonte po bën gati dhe çadrën për ta.

Ndaj dhe gjesti i Presidentit Meta i vë kapakun politizimit ekstrem të protestës. Por e bëri që e bëri, të çojë dhe depuetët e LSI në Komisionin e Arsimit dhe të diskutojnë për mënyrën se si do financohen kërkesat. Ndoshta dhe kampingun e Jalës për studentët qëndrestarë të LSI, në protestë.

12 komente në “Presidenti si “Babagjyshi i Vitit të Ri”, mes studentëve!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Lexova pak nga ato shpenzimet qe deklaronte Rama qe bejne Universitetet. Jam I befasuar qe Rama thoshte ato shifra dhe kerkesa nga stafi I Universitetit. Ato shifra duhet te ishin alarmante qysh kur u zgjodh kryeminister dhe te vendoste rregull financjar ne keto institucjone.. Si ka mundesi qe ky kryeminister e paska lene situaten ne dore te ca matrapazeve ?!?! Partia Socialiste eshte parti e reformave. Merr shpenzimet qysh ne fillim dhe nuk I kerkon llogari ku shkojne keshtu parat e taksapaguesve ?!?! Pse duhet ti pagonte kjo qeverri qe ne fillim keto 7-8 miljon euro ne vit per roje ?!?! Kush kerkoj llogari ?!?! Ti prandaj u zgjodhe te rishikosh shpenzimet shteterore a jane efektive kundrejt taksapaguesve apo jo ?!?! Si del tani ti mor zotri dhe qorton per shpenzime marramendese kur kete duhet ta kishe bere qe ne fillim ?!?! Keto jane gabime trashanike. Dhe jo vetem ne sektorin e edukimit.. Zvogelo administraten or mik se po thith leket e taksapaguesve dhe s’ka produkt. C’fare jane keto kerkesa stratosferike te stafit te universiteteve ?!?! Mos prit me per studentet te vijne tek ty. Ata duhet ti kesh per vete.. Pusho gjithe stafin nga puna menjehere dhe rivlersoje ate.. S’ka nevoje te plotesosh 8 pikat e tyre.. DO THE RIGHT THING !!

    1. Qazim Qatipi says:

      Në Mbretëri dhe mbret apo sulltan e konsiderin zotërote Ramën?

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      O tema botoni komentet

    3. T says:

      Cfare leshi e quan vehten ti qytetar optimistePo a e kupton ti optimist se universiteti tek ne me ligje eshte AUTONOM dhe kontrollin mund tja beje vetem kontrolli i shtetit te cilen deri tani e ka drejtuar dhe e drejton ish ministri i PD

  2. Iliri nga Gjermania says:

    ??I forte je. Z. Baze

    1. ppa says:

      Iliri nga Gjermania- jo i forte por shume i forte, jo i ve pikat mbi “i” por i ngul fort!

  3. alphade says:

    Nje analize brilante e Z. Mero Baze ! Congratulation ! Por nuk e kuptoj qe
    ne redaksine tuaj zoti Mero ka ndonje gazetar qe na i censuron ne meny-
    re krejt arbitrare komente tona qe thene te verteten nuk perdir ne anje
    rast dhe ne asnje rrethane fjale fyese apo fjalor te ndyre , megjithate nje
    Astronom Latin i shek.14 – 15,ne mos gaboj ka cituar frazen e fameshme:
    “Epur si muove” !!!!! GALILEO..!!!

  4. Anarko-Sindikalisti says:

    “Babagjyshi” Ilir, “Befana” Monika dhe “Gwynplaine” Lulushi

  5. tafa says:

    Respekte penes suaj i nderuar Baze

  6. kastriot says:

    Eshte Grusht Shteti ,Meeeeeeeeeeeeeeeeeeero

  7. Gani says:

    Respekte si gjithmone, Z. Baze…. nuk mund te qendronte “duar kryq I pari I vendit “. Atij dhe t’e shoqes, ” I dhimsen ” studentet…. O Zot, cfare fatkeqesie dhe ignorance…..!

  8. GRUSHT SHTETI, DUKE VJEDHUR KAUZEN E STUDENTEVE. KESHTU JETON KJO RACE VJEDHESISH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje