Shqipëria fjala e dytë më e kërkuar nga italianët në Google për turizmin

13 Dhjetor 2018, 16:15Turizëm TEMA

Sardenja në vend të parë, ndërsa Siçilia në vend të tretë, por mes këtyre të dyjave ndodhet surpriza, Shqipëria, në podiumin e destinacioneve turistike më të kërkuara nga italianët në motorin e kërkimit Google për vitin 2018.

Sigurisht si çdo vit, turistët italianë preferojnë vendin e tyre, por këtë herë ka hyrë edhe një destinacion i huaj, Shqipëria, raporton ata.

Më pas vijojnë Greqia dhe Kroacia, që pëlqehen shumë nga italianët, ndërsa në vend të gjashtë ndodhet Toskana e ndjekur nga Zanzibari ekzotik dhe Korsika.

Klasifikimin e 10 më të kërkuarave e mbyllin Salentoja dhe Abruco.

2 komente në “Shqipëria fjala e dytë më e kërkuar nga italianët në Google për turizmin”

  1. I gjati per te gjatin says:

    Jo komentusa we e Shani dhe se pelqeni, ska gje. Ma lini mua. Jashte politikes sexy eshte I embel.
    Student I para 90tes jam Po dua ta bind kte yll qe sjam I tredhur.
    Dua tja faktoj.
    Sa ta lere burrin, une jam I pari NE rradhe.

  2. ,?! says:

    Po ca eshte fjala e pare me e kerkuar ? “Jam bo derr”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje