Të pathënat ende të një proteste: Kush i hartoi 8 kërkesat dhe a janë çuar të protokolluar në Kryeministri?

15 Dhjetor 2018, 09:20Sociale TEMA

Protesta studentore e ngërthyer në 8 kërkesa “të panegociueshme”, e ka kaluar dhjetëditëshin dhe ende në horizont nuk duket ndonjë fund. Në orët e pasdites të kësaj të premteje, prej turmës “pa kokë” rrodhën dy lajme të cilat ishin përgënjeshtruese me njëra-tjetrën: njëra mbi një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, e tjetra që thoshte se jo, nuk ekziston një kërkesë e tillë, e cila mbante dhe  “firmën” e Këshillave Studentore.

Firmën më thonjëza, pasi një prej detajeve që e bëjnë okulte këtë protestë është pikërisht mungesa e një aspekti legal; që do thotë se kush janë organizuesit, udhëheqësit, menaxhuesit e protestës, ata që përpunojnë strategjinë, e sido – sido, në një moment të saj është e nevojshme, qoftë dhe për aspekt protokollar, të bisedojnë me dikë nga qeveria, nëse vërtet besojnë se do u plotësohen kërkesat fët e fët, ashtu siç dhe e kërkojnë. Sepse, edhe pse ka mbi 10 ditë që media i qaset për raportim protestës, me përpjekje për t’i dalë nga të gjitha anët, akoma nuk ka arritur të zbardhë ca gjëra të thjeshta, por tejet kuptimplota për ta parë këtë protestë me respektin e seriozitetit, më shumë se me atë të entuziazmit rinor.

A janë çuar zyrtarisht e protokolluar 8 kërkesat në kryeministri, apo thjesht kreu i qeverisë është njohur “nga rruga” me to? Nëse po, nga ç’adresë kanë ardhur, ç’nënshkrime a ç’firmë ka nën to? Kush e dërgon, thjesht një masë njerëzore? Nëse kjo nuk ka ndodhur, është një tolerim i tepërt i kryeminstrit, një fyerje për etikën shtetërore, që t’i përgjigjet një letre më kërkesa ardhur nga një masë njerëzore, e cila nuk ka as elementin më të vogël të respektit ndaj shtetit dhe etikës zyrtare, e në fund dhe ndaj vetes.

Është e njëjta gjë si më studentin e verbër në përballjen me Ramën. Siç u pa, paçka fatit të trishtë të atij të riu, një mangësie drithëruese në resursin shqisor, pamundësisë së tij ekonomike, qasja e tij etike në komunikim, por dhe gjykimi i mangët përballë një shtetari, ishte krejt i pajustifikueshëm. Kështu dhe me protestën. Ajo vërtet po ka një efekt pozitiv në vetëdijen publike, e që po i sjell një shkundje të domosdoshme qeverisjes, në mekanizmat e pavajisura veprues dhe praktikën e shkalafitur shtetëndërtuese, por kjo nuk e përligj në ca cene uluritëse. Vetë 8 kërkesat janë të tilla. Nëse vërtet, e gjitha dija, vetëdija dhe i gjithë formimi i asaj mase studentore, pasqyrohet tek mënyra se si janë përzgjedhur e formuluar ato 8 kërkesa, kjo është më e trishtueshme se arsyet që i kanë nxjerrë në protestë.

Për një prej tyre – “rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe cdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik” – profesor Fuga ka vënë duart në kokë.

Po kështu, pika tjetër  – “Rritja e buxhetit në 5% e GDP me qëllim….”, për çdo mendje që zotëron ABC-në e njohjes mbi financave të këtij shteti në gjendje aktuale ku ndodhet, është gati e pabesueshme.

Eshtë gjithashtu dhe pika 8 – “Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut…– që pasqyron gjithashtu një përqindje të lartë naiviteti rinor te masa e zemëruar studentore. E nëse ky zemërim shkon deri aty sa t’i heqë kësaj kauze fillim e domosdoshëm logjik, atë që është i domosdoshëm mbi përmisimin e situatës pas vrundujve entuziastë e patetikë të denoncimit të saj, ky është një problem jo i vogël për protestën – e që në fakt, për mendjet e ftohta po i jep dita-ditës shumë dritë-hije; po e çon drejt dyshimit të pasjes së rrënjëve te politika, e ndërtuar mjeshtërisht nga shumë aktorë, duke llogaritur dhe shfaqjen e saj si “të pafajshme”.

Sepse, duke qëndruar sërish te 8 kërkesat, ca pyetje lindin vetvetiu: kush janë ata që i kanë piketuar? Me ç’konsulta, ç’referenca? A janë asistuar nga ndonjë pedagog? Fjala vjen, për pikën e parë të rritjes me 5% të GDP-së, i është marrë mendimi ndonjërit sosh nga Ekonomiku? Për sa dita apo orë u analizuan dhe u hartuan kërkesat? Sa kohë është dashur që ato të zbërthehen deri në pikën e të bërit “të qarta dhe të realizueshme”? Pse deri më sot nuk kemi qoftë dhe një student nga ata që ofrojnë vargje e memo, i cili t’u japë përgjigje të 8 kërkesave si provë e lehtësisë se një “Po”-je kryeministrore ndaj tyre, në llojin si kërkohet?

Deri më tani, i gjithë ligjërimi studentor përmblidhet në ca fraza denoncuese shabllone për gjendjen në universitete e konvikte, e në atë më shabllonen deri në klisheizim acarues: “kërkesat janë të qarta dhe plotësisht të realizueshme”. Po si? Atë e di kryeministri! Në fakt, si rregull duhet ta dijë ai që i ka formuluar më shumë se ai të cilit i kanë shkuar. Është thjeshtë të denoncosh, t’u fryesh vuvuzelave, të recitosh Migjenin e Naimin, të vargëzosh fraza të rimuara të nxjerrë nga fantazia, të sajosh memo shvjekiane – dhe kjo ka anën e vet pozitive në pickimin apo flakërimën turinjve dhënë qeverisë.

Por kur vjen puna të tregosh se je student më shumë se i ri  – i ri është gjithkush që është i ri, por student jo gjithkush – është e nevojshme të jesh serioz edhe në mënyrën si e kërkon të drejtën. Për pak vite, varësisht llojit të shkollës që përfundojnë, këta studentë që bëjnë hipi-në me kërkesa të drejta por dhe naive ndaj shtetit, do jenë nesër vetë shteti, përgjegjsia, korrektesa dhe virtyti në punë. Dhe nëse pretendojnë se këtë kauzë e kanë pikërisht në funksion të kësaj të nesërmeje, duhet t’i japin një tjetër drejtim asaj: trupit që përpëlitet për të drejtat, i duhet vënë një kokë; atë që mendon më shumë se sa klith, që arsyeton më shumë se sa vrundullon, që flet më shumë se sa turfullon.

P.S. Ditë më parë, ish-nr 2 i PD-së, Astrit Patozi, e quajti të nevojshme daljen e një force të re politike nga protestat. Si i djathtë e me përvojë në politikë, z.Patozi duhet ta kuptojë se prej një lëvizjeje të tillë, nëse ajo gjykohet ideologjikisht prej frymës, detajeve dhe mënyrës se si kërkohet zgjidhja, nuk ka gjasë që prej saj mos rrjedhë një parti e ekstremit të majtë. Edhe komunizmi e komunistët, i përvidhen tragjizmit të vet duke u përligjur me reagimin ndaj padrejtësive e pabarazisë shoqërore.(Tesheshi.com)

31 komente në “Të pathënat ende të një proteste: Kush i hartoi 8 kërkesat dhe a janë çuar të protokolluar në Kryeministri?”

  1. sul korriku says:

    Djalogu eshte domosdoshmeri per tu pare e degjuar nga ťe gjitha shtresat e shoqerise. Ajo qe do tu premtohet/jepet studenteve te jete e pranuar nga te gjitha shtresat shoqerore dhe taksapaguesit.
    Ne se studenteve i jepet çdo gje apriori, me pas gjithkujt i lind e drejta te beje kerkesa ultimative.
    Studentet nuk dialogojne se nuk kane argumenta per disa nga pikat e kerkeses. Kerkesat e tyre duket sikur jane gjykuar e shkruar ne autobus.
    Si ka mundesi qe marrin guximin te dalin ne shesh dhe nuk kane guximin te permendin emrin e nje petagogu te koruptuar ose te pakten ti kerkojne qeverise te ule “tarifat e profesoreve” per provim (?!)

  2. Vito Kermilli. says:

    Ky qe ka shkruar kete esene duhet vizituar.

    1. Flutura says:

      Nga menyra si jane parashtruarkerkesat, duket qe jane formuluar nga stafet e pd-lsi (apo dhjetoristet e pare qe vetem shkolle nuk mbaruan ndonjehere dhe e katandisen Shqiperine si nje vend mesjetar), se ky eshte edhe niveli i tyre arsimor se nivel intelektual nuk kane fare.
      Por faj kane edhe prindet qe nuk u kerkojne femijve te tyre studente qe mbas 4 vjetesh te mos dalin kamariere me shkolle te larte apo puntore call centrash, por specialiste te mirfillte te deges ne te cilen studiojne.

      1. Roskoveci says:

        Kush e ka shkruar kete esene? Qe te na binde qe ka njohuri nga buxheti u shtetit dhe ca do te thote 5% e buxhetit. Vertet eshte shume ambicioze por mendoni njehere sa e sa finde abuzohen qofte nepermjet shpenzimeve operative dhe investime pa vlere apo sa vidhen rendom nepermjet tenderimeve te fallsifikuara. 5% per arsimin nuk eshte e thene te shkoje direkt ne buxhetin e ardhshem te 2019 per mund te rritet gradualisht deri ne arritjen e ketij targeti brenda nje kohe te caktuar. Dhe kjo ska pse te negociohet thjesht mund te perfshihet ne ligjin e buxhetit. Ps. Nese ngre Fuga duart ne koke kjo nuk eshte ndonje cudi e madhe…i dhemb zemra kur i shtohen telashet nipit te vet dhe shefit te tij

    2. Moni says:

      Mbase, por dhe ai qe kerkon 5% te GDP-se per arsimin. Se 5% e GDP-se do te thote rreth 50% e buxhetit te shtetit. Eshte pak si shume apo jo?

    3. Celo.Mezanaj says:

      Ky qe ka shkruar kete esene meriton respekt se ka shkruar me mencuri dhe qetesi.

  3. Selim Rroshi says:

    Nuk ka asnje shans qe te bien ne ujdi protestuesit dhe qeveria. Preblemet e studenteve num mund ti zgjidhe kjo qeveri. Nuk mund ti zgjidhe se rilindjes jo vetem ne mendje po dhe ne mendere ju ka hyre privatizimi i gjithe shtetit shqiptar. Bile dhe arsimin privat e nisen si te tille. Ca nga shteti ca me vetadministrim privat. Asnje shtet ne bote ska privatizuar arsimin tej tej tej. Ka dhe arsim privat po ne mase eshte sa 1/10 e atij shteteror. Ja u ulen tarifat ja u be vetting per doktoraturat pedagoget, etj organizimi gjysme privat prape do i lere zbuluar studentet ne dore te rektorateve. Ndaj ka mosbesim ne studentet se i dine mire punet se jane te shkolluar. Si mund te priten veprime sociale ne nje shtet qe po shet te privati gjithe shtetin shqiptar. Ka shitur portet aeroportet qindra sherbime te shtetit shendetsine, arsimin, rruget cdo gje e shtetit ka dale ne ankand e po shitet. Shqiperia po eksperimenton kulmin e Katovices, pasuria e komunizmit u nda ne disa veta e keta pas 27 vitesh po blejne gjithe shtetin shqiptar. Nuk ka te huaj neper kompanite me emer te huaj, dhe ne ka ato marin ca kacidhe sa per te frenuar bllokimin e koncesionit pjesa luanit eshte tej e tej shqiptare. Eshte kjo kolona ekonomike qe ve heq salet e ramet po ne esence eshte ajo qe koicidon politiken. Dhe pd njelloj me koncesione dhe keta, dhe pd me korrupsion dhe keta, politika ekonomike njelloj. Njelloj se shtylla kurrizore e saj eshte po ajo

  4. Flutura says:

    Nga menyra si jane parashtruarkerkesat, duket qe jane formuluar nga stafet e pd-lsi (apo dhjetoristet e pare qe vetem shkolle nuk mbaruan ndonjehere dhe e katandisen Shqiperine si nje vend mesjetar), se ky eshte edhe niveli i tyre arsimor se nivel intelektual nuk kane fare.
    Por faj kane edhe prindet qe nuk u kerkojne femijve te tyre studente qe mbas 4 vjetesh te mos dalin kamariere me shkolle te larte apo puntore call centrash, por specialiste te mirfillte te deges ne te cilen studiojne.

  5. Mario says:

    Shum I sakte dhe I pasqyruar ne rrjedh llogjike.

  6. lesh e li says:

    Cfare studentesh Jane keta. Jane femije qe dikush i mori perdore, i la ne bulevard dhe mbeten aty. Ku dine keta buxhet, perqindje, vleresim pedagogesh, duan leke.

  7. Korabi says:

    Pyeten nje here nje banor te Hasit: Kush ta sjelle me ngushte ne jete? Ai pasi u mendua pak, u pergjigj: 1- Ara ne bri (rrepire). 2-Gruaja thi (e trashe). 3- Daudelli ne shtepi. Kush eshte daudelli?, e pyeten. Daudelli eshte ai, qe per çdo pune qe ke bere, thote qe eshte bere keq. Po si eshte mire?, – e pyesin. Ai pergjigjet: Si eshte mire, une nuk e di, por si e keni bere ju nuk eshte mire. Keta jemi ne, te mos na vi inat nga Tropoja deri ne Sarande.

  8. n says:

    E cte keqe ka nje parti e “ekstremit te majte” Ajo mund te kete program te majte, te qendres ose te ekstremit te djathte (sic ndodh ketu)

  9. uskania says:

    Kjo protestë të kujton Çadrën e PD-së, bojkotin parlamentar apo thirrjet antishtet të opozitës për të sjellë anarshi dhe për të shpëtuar nga REFORMA NË DREJTËSI. Kur ta marrin vesh studentët se kush pengon kërkesat ekonomike të protestës dhe kush ka hartuar kërkesa ANTISHTET, do të jetë vonë. Por, më duket se shumë e kanë marrë vesh dhe po i largohen absurdit të protestës.

  10. Blanco says:

    Jeni mesuar me Lulzimin ju, me protokollime dhe me futje te gishtit nga mbrapa.
    Nuk e kuptoni qe jeni te tejkaluar o media dhe politike e plakur dhe e korruptuar?
    Cfare duhet negociuar me hajdutin dhe grabitesin?
    Mos prisni qe kerkesat e studenteve te protokollohen sic u protokolluan tenderimet e 30 milion Eurove te taksapaguesve ne Ministrine e Gjiknurit?

  11. Kris 1 says:

    Asnje proteste te mos behet pa u krijuar nje zyre,nje vule dhe nje protokoll i miratuar nga qeveria dhe shumica parlamentare.Me kete zbulim te Bazes te Kuveleshit protesta e studenteve shkon per lesh thane te kenaqur dy ministrat leshi.

  12. populli says:

    Duke dëgjuar një student protestues i fakultetit të Drejtësisë viti lll i cili thoshte që i kemi dërguar Parlamentit kërkesën me 8 pika për tu zgjidhur urgjent u habita se një deklaratë të tillë mund ta bënte një student i ndonjë fakulteti tjetër, por jo një Jurist i ardhshëm,sepse në parlament çohet një projektligj i hartuar nga Qeveria,apo një projektligj i firmosur nga 28 deputetë,ose dhe nga një grup njerëzish të firmosur nga ata të shoqëruar dhe me spjegime të detajuara për çdo pikë,pastaj ky dokument zyrtar mund të çohet në parlament duke u protokolluar.Më pas shqyrtohet nëpër komisionet përkatëse dhe në fund në seancë parlamentare. Më pas dekretimi tek Presidenti.Pra një ligj nuk miratohet sa hap e mbyll sytë.Këtë duhet ta kenë ditur mirë ata që i kanë nxitur këta studentë,por qëllimi është për të destabilizuar vëndin pasi nuk ju pëlqen ligji, nuk ju pëlqen Reforma në Drejtësi,që në 10 shkurt 2019 do finalizohet me krijimin e SPAK dhe BKH.Pra ju ka hyrë frika dhe përdorin studentët për qëllime të mbrapshta.

  13. Ola says:

    ju zoterinj studente pse nuk pranoni dialog..sepse dialogu eshte demokraci… nuk e kuptoj pse keni dale ne shesh… apo jeni sdudente me bindje politike

  14. Kadiu says:

    Eshte perpelitja e fundit e atyre qe po i afrohet dita e vejtingut
    U bene me se dy vjet me sterkembesha ngs me te ndyrat dhe pa isistimin e te huajvet as mund te mendohej ndonje pastrim. Per te ardhur keq eshte niveli i ulet politik i nje pjese te madhe te stundenteve por edhe prinderve te tyre qe pa dashur behen mburoje per reformat me te rendesishme ne vend

  15. epo kjo bela says:

    mos jane jaltistet e kampit veror qe u betuan kete vere…. i mbani mend! Se… dhe duam por nuk duam te ulemi ne tavoline!… nuk eshte degjuar ndonjehere.

  16. Valter says:

    Kot lodheni te gjeni kush jane keta,……po jane keta e ardhmja , kjo e ardhme mos ardhte kurre……kini pare ne proteste ndonje qytetar…. me thoni keta jane fshatare analfabete fuksionale qe te gjithe, i tereqin per hunde majmunet qe e dine se po jau pa populli fytyrat ju var teneqete……

  17. Sit back and relaks■●▪ says:

    Mero, dhe ju TeLeshi.com duhet te kuptoni qe ky lloj organizimi i nje proteste pa Lider nuk eshte i pari i llojit te tij dhe nuk u shpik sot. Ky lloj organizimi pa nje Lider te percaktuar, pa nje kryesi, perfaqesi apo organizatore quhet Shared Lidership ne boten moderne dhe quhet si e ardhmja e formes organizacionale apo ndertimit e strukturimit ne nje biznes apo sipermarrje. Kjo teori eshte marre dhe zbatuar edhe ne levizje politike civile si psh ne tunizi, egjypt apo nqs ju kujtohet levizja e famshme civile ne Amerike qe u quajt Occupy Wall Street. Avantazhi i kesaj forme organizimi pa Lider apo ku lidershipi eshte i papercaktuar dhe ku te gjithe jane edhe pjesemarres edhe lidere qendron ne faktin qe protesta apo levizje te tilla jane me te veshtira te percahen, me te veshtira te korruptohen, me te veshtira per t’ju bere presion etj. Pra nuk ka nevoje qe 8 pikat te dalin nga ndonje perfaqesi e zgjedhur, ato kane dale nga masa e atyre qe jane ne shesh dhe mbeshtetja besoj duket qarte pasi jeta universitare eshte paralizuar ne shenje solidariteti, kjo tregon qe nuk eshte nje grusht qe mban peng mijera studente pasi po te ishte ashtu sot do kishim nje grup ne shesh e mijera ne bankat e universiteteve. KM dhe tipa si keta qe kerkojne identifikimin e nje perfaqesie duket qe nuk e kane kuptuar akoma thelbin, arsyen dhe synimin e levizjes. Me vjen keq po klasa politike qe na udheheq, analistet qe na iluminojn, gazetaret qe na informojn jane vite drite mbrapa botekuptimit te ketij shekulli te ri. Bota e zhvilluar e ketij shekulli te ri leviz drejt progresit e te rese me 300km ne ore, Mero Baze dhe TeLeshi.com bashke me klasen tone politike rrotulllohen ne vend me idene qe edhe rrethrrotullimi eshte nje lloj levizje perpara. Lereni te rene te caje perpara, behuni pjese e saj se fundja si me ju si pa ju rinia do e gjeje te caren per te ecur perpara, puna eshte neser kur te ktheni koken pas mos t’ju vije turp nga vetja e t’ju duket vetja si xhelil gjoni i shekullit te ri.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @ Sit back and relax(ks)
      ????????????????
      .
      Më pëlqeu vërtetë komenti Yt
      se nuk e sjell llafin vërdallë
      këta që po i nxjerrin Edit sytë
      të jenë kaq të zgjuar vallë!

  18. Lili says:

    Te kerkojsh drejtesi,sot per artikelshkruesi eshte te jesh extremist i majte!
    Te kerkojsh miremanaxhimin e pares publike eshte te jesh extremist i majte?
    Te kerkojsh investim ne arsim eshte te jesh extremist i majte?
    Te kerkojsh nivel ne administrate edhe kontrol mbi vendimet e administrates eshte te jesh extremist i majte?
    Jo zotni,jo
    Eshte te jesh qytetar.
    Thjesht vetem qytetar qe nuk eshte dele qe pyetet kot cdo 4 vjete.
    Po qytetar qe paguan taxa e do me dite ku shpenzohen paret e tij,a shpenzohen me vend apo per darka e dreka, a shpenzohen per prioritetet e vendin apo per qefin e Njeshit…
    Po ju ende nuk jeni qytetar qe shkoni vete e kerkoni ministrise dokumentat qe iu takojne me i pa per si perdoren paret e juaja.
    Perndryshe nuk kishit mesuar si Njeshi i jone se paret e studenteve perdoren per vetura e orendtije e jo per arsim.

  19. POPULLI says:

    NUK E KUPTONI SIDO QE TE BEJE RAMA I KA RENE NE PJESE TE BEJE MODELIN E TE “MIRIT” NE SHQIPERI KURSE SALIUT I RA NE PJESE TE BENTE TE “KEQIN “….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    KETA JANE VETEM AKTORUCE TE NJE ZGIQE QE QUHET SHQIPARI…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  20. o ju te meros dhe te TeLeshit, para se t’i kerkoni nje grupi protestuesish te protokollojne kerkesat e tyre,
    kerkojini gjiknurit dhe kryetecmendurit te protokollojne dhjetra milionet qe kane vjedhur dhe po vjedhin duke i cuar offshore.

    kete mbrojtje qe i beni juve dhe gazetat tjera te dhjerokracise kryeministrit qe i ka quajtur kazane, nuk ia bente Enverit as Zeri i Popullit, Bashkimi dhe Drita te marra se bashku.

    Te pakten “Njeriu i Ri” kishte dinjitet edhe pse i varfer dhe i internuar. Ju te Temes, TELeshit dhe te tjerave, nuk keni lene organ me vrime te trupit pa shitur tek hajdutet e atij populli.

  21. Koço says:

    ” Krishti në Kryq …. Fali o Zot se nuk dinë se Ç’ bëjnë ?! Keto thenje Profetike të thëna e shkruara 2000 vjet më parë prej Jezu Krishtit mendoj se janë edhe sot plotësisht aktuale në ketë Skenar djallëzor , ku një dorë djallëzore , anti shtet , anti njeri ,Fantazmës të Fandaksurës Partie Politike të quajturës L S I menë Krye Monstrës Monikë me të pa fytyrët , të pa dukeshmit fantazma të punëve të mbrapeshta që dinë të bëjnë vetëm pune të zeza ne prapa shpinë dhe ne heresirë por pa pranuar të lenë gjurmët e dorës të ndyrë e djallëzore, por njëherazi ” bëjne patriotin , humanin , dasha mirësin …. etj këta Mamuthët e herësirës , këta arkitektë të cilët kanë ideuar e skenuar të përdorin si Alternative një Mëndje Djallëzore si Kale Beteje , si KalëTroje , Një pjesë të Rininë Studentore dhe Militantëve e banditëve të inkriminuar të kudo gjendur në strukturat me Statutin e Autonomise të Universitetit Shtetëror ?! E pra dikur kur disa Klerikë të Lartë Judej i kërkuan Pilatit qe Jezu Krishti të Shpallej Heretik dhe të Denohej me Vdekje . Kryqëzim në Kryq . Dhe kerkesa e Krishtit ndaj Trupit Gjykues : Kërkoj para ekzekutimit të sillej nje nga ata të shumtë protestues jashtë salles në rrugë nga vegjelia { populli } te cilet bëstisnin ” Krishti në Kryq . …….. . Dhe mbasi ju plotësua kërkesa ai e pyeti atë njeri ? E njihni juve Krishtin ? dhe ai u përgjegj Jo . Ju ka bërë ndonjë të keqe juve Krishti përgjigjia Jo . Po përse bërtisni Krishti në Kryq ? Po se kështu bërtet e gjithë Turma ! Atëhere Jezusi Ju drejtua Zotit lart dhe duke ju lutur , duke ju pëegjeruar Atij i kërkoj : Fali o Zot ,Fali ! Se nuk dinë se Ç’farë Bëjnë .! Po mendoj se do jetë Sovrani Populli i cili nuk do i lerë pa nenshkuar me Votë në 30 Qershor2019 Këta Banditë të Politikë Bërjes të LSi e Monikës , PD me Salinë , Lulushin e Mamuthët e tyre të cilet të Vrasin Natën e Quraviten ditën keta tradhëtarë vrasës e hajna të pa besë , qe edhe Zoti i paftë e nënshkoftë per bemat e gjëmat e tyre . Ne Rrjesht në Veting e Koplik e kane vëndin keta të pa udhë , Kameleonë Të Politikës Anti Shqiptare , krej ketyrë të babeziturish qe nukju dinë numurin e vend ndodhjen Parave dhe Pronave të gllaberuara prej ketyre dikur të pa Brekesh .

  22. mirel... says:

    Po kete drejtesi ku ta kerkojne studentet per miratimin e disa stdudenteve qe vijne nga familje te kamuara i kane vendosur ne listen e te pakakmurve per ndihmese te plote ne leke ,nga qeveria ? A nuk eshte ky akt i shemtuar korruptiv? A nuk eshte e drejta studenteve te kerkojne doreheqjen edhe per Ministren e arsimit….dhe drejtorin arsimore qe ka mbuluar me page te plote per ndihmes, edhe femijet e te kamurve qe nuk kane nevoje….ku ne Shqiperi ka shume studente qe mezi e shtyjne diten,me paga te ulta ,me nga nje prrinder te punesuar…..
    Ministre e korruptuar,drejtori arsimore e korruptuar……Sa keq…Shqiperia jone kurre nuk ka per t’u rregulluar…!

  23. BUJARI JU DEGJON says:

    Babaleproteste! ? ? ?

  24. demokrati says:

    “marksistet” e asfalise dhe “oret ” e Kremlinit pas organizimit te trazirave per permbysje te rendit kushtetues ne ditet e miratimit te reformes shtetberese ne Drejtesi dhe procesit te jetesimit te shtetit te dyte shqiptar ne Balkan. Te tjeret dhe te tjerat jane rethana dhe rethanore te pavetdijshem.
    Natyrisht Kryeministri Rama nuk mund te beje qeverisje me Niko-Nikollen dhe Klosin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje