Legjenda e Lacios është i bindur: Strakosha gaboi në kampionat, dy persona mund ta ndihmojnë

16 Dhjetor 2018, 14:33Sport TEMA

Ndeshja e fundit në kampionat e Lacios ndaj Sampdorias, nuk ka rezultuar mjaft pozitive për gardianin shqiptar Thomas Strakosha i cili pësoi një gol në minutën e 99.

Legjenda e Lacios, ish-portieri Mikelanxhelo Sulfaro ka folur për mediat italiane në lidhje me performancën e Strakoshës, duke e kritikuar për takimin e fundit, por është i bindur se 2 persona mund ta ndihmojnë atë.

“Strakosha është portieri shumë i ri, por të dielën me Sampdorian ai gaboi. Nëse do të kishte qëndruar në portë, nuk do të kishte pësuar atë gol në sekondat e fundit. Roli i portierit është shumë delikat duke qenë se një gabim mund të mbahet mend nga të gjithë, megjithëse ai e ka bërë shumë mirë rolin e tij deri më tani.

Ka pasur shumë ndeshje që ka luajtur mirë dhe na ka dhënë pikë për meritën e tij, por edhe ndeshje ku ka bërë më pak. Bardhekaltërit kanë një nga trajnerët më të mirë të portierëve në qarkullim, që është Adalberto Grixhoni, e për më tepër, portieri shqiptar mund të marrë këshilla edhe nga Anxhelo Peruzi”, u shpreh Sulfaro.

1 komente në “Legjenda e Lacios është i bindur: Strakosha gaboi në kampionat, dy persona mund ta ndihmojnë”

  1. Lani says:

    Ooo gazetare leshi,na cate trapin me keto emertime legjenda e…. legjenda e ketu legjenda atje.Cfare lesh legjendash.Keta si kujton njeri se kush jane pervec ju tru-peshqeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje