Shqipëria, shtet dhe shoqëri e dështuar, të gjithë hipokritët përballë njëri-tjetrit

16 Dhjetor 2018, 15:48Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Dea H. është 27 vjeç. Ka mbaruar ciklin studimor në Shqipëri me të gjitha dhjeta. Master në Itali, absolutisht me të gjitha notat e shkëlqyera. Ndjek doktoraturën në Zvicër dhe është rikthyer në Tiranë për të bërë një universitet të dytë. Ka aplikuar disa here për punë, por kredencialet e saj akademike nuk janë të mjaftueshme për të qenë e punësuar në Shqipëri. Me shumë gjasa, siç ka ndodhur, vendin e punës e fiton para saj një student me Curriculum Vitae politik e me njohjet e duhura. Siç ka ndodhur me Jurgen B., të cilit më shumë se diploma në juridik të cilën e mori pa shkuar pothuaj kurrë në auditor, i shërbeu afërsia e të atit me punëdhënës politikë. Ish-studenti Jurgen, tashmë zyrtar në administratë, mburret me këtë gjë.

Janë dy histori jetësore; dy skaje të largët segmenti, në mes të të cilëve pozon kriza e sotme.

Kriza është e qartë. Eshtë e dukshme dhe shumëpërmasore, por jo me fytyrën që shfaqet në ekrane. Sepse asgjë nuk është siç duket. Hipokriza e përgjithshme, gënjeshtra e prodhuar nga gjithë aktorët e përfshirë në krizë – studentët në bulevard, pushteti në zyrë apo drejtuesit nga zyrat e opozitës – nuk lejon të kuptohet se çfarë është shkak dhe çfarë është pasojë në këtë krizë. Duke kërkuar kurë për pasojën, por pa e prekur shkakun. Duke ju qasur edhe shkakut, edhe pasojës së krizës me të njëjtën lehtësi që klientët vizitojnë shtratin e prostitutës: kalojnë sipër dhe mbasi mbarojnë, ikin dhe nuk kujtojnë më!

Ky është rasti klasik kur të gjithë janë të gabuar.

Edhe studentët në bulevard me ofertën ultimative: mere ose lere!

Edhe Rama nga zyra e kryeministrit me lutjen e përsëritur, dialogojmë si të doni ju!.

Edhe opozita në pritje për të përdorur studentët për të rrëzuar pushtetin e Ramës.

Vërdallë është Astiri, Shkoza, Gjirokastra apo Shkodra, Kukësi, Bulqiza, pronarë ndërtimesh pa leje, prindër studentësh dhe shqiptarë të tjerë të varfër, pjesë e krizës morale të të gjithë shoqërisë shqiptare.

Të gjitha këto kategori, pavarësisht diferencave me njëri-tjetrin, bashkohen në idenë e ukjes së taksave, heqjes së tarifave dhe shpronësimeve me shumë lekë.

Të bindur, madje, se kështu duhet të jetë. Mundësisht pa taksa fare.

Në fakt duhet të jetë krejt ndryshe. Protesta e studentëve shkundi nervin e fjetur të shoqërisë shqiptare duke bërë të qartë se ka shumë gjëra që duhen bërë ndryshe dhe që duhet të ndryshojnë në vend. E nisur për probleme financiare, refleks i frustrimit të prindërve të tyre, protesta është një mundësi e jashtëzakonshme për të reflektuar gjithë vendimmarrja publike në Shqipëri.

Zgjidhja e krizës së studentëve nuk është plotësimi i tetë-nëntë kërkesave të tyre apo qortimi i disa të tjerave. Plotësimi mekanik i atyre kërkesave e le anash shkakun e vërtetë të problemeve në arsimin e lartë.

Shkaku thelbësor është masiviteti absurd në universitete. Eshtë shkallmimi i çdo filtri arsimor e intelektual që do të ndalonte hyrjen në universitet edhe të analfabetëve funksionalë.

Ky masivizim ekstrem, kjo buqetë idiotësh të mirë e të pafaj, është kontigjenti vulnerabël që afron para apo shantazhohet prej pedagogut për të paguar për provime; është oferta për një orgazëm të shpejtë joakademike për të kaluar vitin.

Masivimi është karta që e bën student edhe atë që nuk di shqip. Që e detyron njërin e tjetrin të bëhet komisioner i partive në zgjedhje, që i bindet partisë si kishës e xhamisë dhe që shpreson tek partia si tek perëndia.

Masivizmi është shkaku që njëra, si shumë nga ato, sapo i ikën monotonisë së provincës, lyen flokët dhe fillon punë në Tiranë si dashnorja e atij tipit që ka para. Dhe që për shkak të punës nuk shkon as në leksion dhe as në seminar.

Ky masivizim rrit kërkesën për pedagogë dhe në auditore sot japin mësim tipa që kanë po atë lidhje me librin që ka lakuriqi i natës me dritën.

Lejon hapje fakultetetesh dhe universitetesh që kanë lidhje vetëm me lekun si majmuni me bananen. Për rrjedhojë, edhe administratat e universiteteve shpesh të ngjajnë si kompani fasoni që prodhojnë studentë me porosi e kuotë nga Ministria e Arsimit.

Kështu është. Këtë ëndërr mashtruese e shohin dhe e kanë pranuar fatkeqësisht të gjithë. Mjaft që të gjithë të shkojnë në universitet. PS, PD e LSI. Politika në tërësi. Prindërit dhe vetë studentët. Të gjithë pranojnë që të shpenzohen në mënyrë kriminale para për të prodhuar këtë gënjeshtër masive, këtë piramidë të frikshme financiare që përfundon me një copë letër pa vlerë që quhet diplomë.

Të jesh student nuk do të thotë se ke automatikisht të drejtë, siç tha Rama në fillim, siç përsëriti korri servil e njëngjyrësh socialist pas tij dhe siç thuhet në çdo studio televizive.

Qasja për zgjidhje vetëm financiare, siç kërkojnë studentët, është e paplotë dhe një mjet që krijon nesër probleme edhe më të mëdhenj. Eshtë tmerrësisht naive që Rama, a cilido tjetër që do të ishte në vendin e tij si kryeministër, dje dhe nesër, të shihet si Babagjyshi i Vitit të Ri. Një Santa Claus që ka thesin magjik që paguan të gjithë dhe për gjithçka. Vetë Rama kontravers dhe atipik, e ka me qejf të sillet e të pozojë si i tillë.

Nuk është zgjidhje ulja e tarifave, por ulja progresive, vit mbas viti e numrit të studentëve dhe rritja në proporcion të drejtë e filtrave arsimorë e akademikë që do ta ngushtonin derën tashmë të shqyer kanatash të universiteteve publike.

Me shumë më pak studentë – pavarësisht se kjo është e dhembshme – paratë e shpenzuara do të kishin shumë më tepër produktivitet. Më pak studentë do të thotë dhe ulje e ofertës për “doktorë shkencash”, që nevojiten për pedagogë. Më pak student, do të thotë kursim i buxheteve familjare dhe konkurencë më e ndershme diplomash merite.

Si kryeministër, Rama sot duhet të bëjë llogari që dalin përtej mureve me flutura të zyrës së tij. Ai duhet të bëjë një akt të shumëfishtë politik duke shpjeguar se pse nuk duhet të financohet më një sistem i kalbur, i destinuar të rrëzohet duke zënë poshtë të gjithë ata që e kanë krijuar. Përpara se të grindet për epërsi intelektuale me gazetarët apo dhe mtonjësit e pushtetit të tij, Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëve dimensionin dramatik të kësaj ëndrre mashtruese. Dhe të lutet që këtë ta mirëkuptojë dhe Basha e Kryemadhi, që përballë këtij halli real, të bashkohen me kundërshtarin e tyre për zgjidhje të tij.

Dhe mbas kësaj, politika duhet të nisë një debat publik, dialogun e madh me të gjithë aktorët e faktorët e zëshëm të shoqërisë, me studentë e akademikë, që edhe politika vendimarëse të fillojë të kuptojë se një shtëpi e re nuk ndërtohet nga çatia, por duke i hapur në fillim themele të shëndetshme. Reforma në arsim nuk nis me burokratët e universiteteve, por aty ku shënjohet kontakti i parë me të nxënin.

Reforma nis me ata që nuk protestojnë dot.

Nis me çerdhet e kopshtet publike. Të shumëfishohen ato dhe të mos ketë më dhoma me 50 a 60 fëmijë që ju vijnë vërdallë dy edukatore. Nis me uljen e numrit të nxënësve në klasat fillore dhe në gjimnaze. Me nxitjen e mësuesisë si profesion që duhet të paguhet edhe shumë më tepër.

Duhet të subvencionohen deri në 100 për qind shkollat e mesme profesionale. Të subvencionohen deri në 100 për qind fëmijët e shkëlqyer të familjeve të varfëra, por dhe studentët e shkëlqyer, pavarësisht xhepit të prindërve të tyre.

Kështu shpenzohen drejt paratë e të gjithë shqiptarëve që menaxhon qeveria. Ky është investimi më i drejtë dhe më i ndershëm për sot e për nesër.

Ky është principi. Qasja drejt të cilit kërkon guxim, para së gjithash për të shkallmuar hipokrizinë që është bërë sport popullor tashmë në Shqipëri.

Politika është parashikim. Eshtë njohje. Eshtë aftësia për të parë qederin aty ku njerëzit e zakonshëm shohin gallatën. Rama u kujtua papritur se kishte një kategori spekulantësh që ndërtonte në mënyrë të shumëfishtë, të cilët edhe Shabani, edhe Artani sipas ligjit detyroheshin t’i legalizonin. U kujtua se të verbërit paguanin për arsimin. Se rektoratet paguajnë miliona për ruajtjen fizike. Dhe se 50 studentë lahen në një dush.

As Luli dhe as Mona nuk i dinte këto. Atëherë le ta nisin të tre nga këto të reja që u mësuan në këto ditë protestash. I pari duke vendosur dhe dy të tjerët duke qortuar vendimet e tij, por pa ndryshuar në thelb principin.

Në të gjitha rastet, sido që të shihet, protesta e studentëve është një e mirë publike. Ajo shpjegoi në këto pothuaj dy javë se më shumë se e vërteta e vrazhdë, Tiranës i pëlqen gënjeshtra prej çokollate. I ëndet mahisja e transferimi i gënjeshtrës vit pas viti dhe gënjeshtra që ka kapur apogjeun e saj. Studentët dëshmuan se qasja hipokrite ndaj problemeve reale, ka ndërtuar një shtet dhe shoqëri të dështuar. Nëse vazhdon kështu, Dea H. nuk ka vend në Shqipërinë e nesërme, në të cilën, Jurgen B. do të jetë deputet. Vërtet budalla, por krenar dhe i veshur bukur.

28 komente në “Shqipëria, shtet dhe shoqëri e dështuar, të gjithë hipokritët përballë njëri-tjetrit”

  1. ana says:

    Bukur, qarte, dhe domethenese!

    1. Dori says:

      Si kur te shkruanin guitte gazetaret KUSHTA, thjesht dhe quarte.

      1. FRIK says:

        sikur gazetare te deshtuar si ky te shkruanin me pak me shume do perparonte atdheu dhe me pak medioker si puna juaj do kishim reth e rotull.
        njerezit duhet te jene te lire te studjojne e edukohen per ate qe duan e enderrojne, dhe detyra e institucioneve dhe edukuesve eshte ti kualifikojne e jo ngelin.

        ULLAHU UKUBAR
        UKUBET

        1. Mul Noka dhe Paloka says:

          Ooooo idiot.
          Perpara gomarlleqeve te tills, mund edhe te mbetesh pa argumenta, sepse eshte e oamundur te argumentosh me idiotet.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Lorenc Vamgjeli, bravo!!! Plotesisht dakord!

  3. rinia says:

    Ky eshte shume problem shqetesues per rinine shqiptare, pasi ky shtet ka 28 vjet qe qeveriset nga hajdut ordiner qe femijet e tyre i dergojne ne shkollat me te shtrenjta te botes.
    Ty o Lorenc bravo qe i ngren keto probleme, por mund ta beje edhe me pare kur ishe shnderruar ne nje bythlepires i rendomte i ilir metes, apo ne nje sherbetor i abi-bank per lidhjet qe ke..

  4. aleko says:

    Bravo < kejo eshte nje analize perfekte e krizes jo vetem ne arsim por dhe jashte saj…problem me I shemtuar eshte masivizimi I shkolles se larte , dhe mungesa totale e merit5es ndhe filtrave per shkuar ne keto nivele studimi..Nje vend me popullsi vetem 2 miljon paska kapacitete ekonomike financiare dhe intelektuale te mbaje 140 mije student.. Ja ketu fillon kriza studentore , po kush degjon…politikanet jo se jo!.. Ata duan sa te kalojne lumin dhe te vazhdojne corben e thartuar te politikes sone te deshtuar…

  5. Realiteti says:

    Shume drejte e ke pasqyru situaten ne shqipri ku ben karriere jo kush eshte i zoti apo e zonja. Jo karriere ben kush eshte i lidhur me shume me krimin gje i cili i lidhur me politiken. E ardhmja e shqiperise shume e zymte fatkeqesisht deri sa te finlsionoje ne kete menyre.

  6. Sali says:

    Ik ore goje paguar I LSi

  7. Kaonia says:

    Shume i sakte si titull por mos perjashto veten.Njesoje jemi te gjithe.

  8. Kevin says:

    O Lenco po kazanin (ku ben pjese edhe zotrote) pse e harrove. Nje sugjerim te vockel…me sakte mendoj se do te ishte “te gjithe hipokrite perballe njeri tjetrit” sepse keshtu edhe kazani do te ishte ne tave.

  9. enver hoxha says:

    plehre qe shkon si prostituta .kush i jep leke ketij burri prostitute andej shkon. ku ke fytyre te flasesh ti i kazan mediatik.ti kazani dhe politikanet esollet vendin ne kete derexhe . ke qene me saliun dhe tani e dredh .flet per studentet vetem ti do jetosh o vemje!!!!!

    1. Xhafer says:

      E rmerrshme fare gjuhe e ndyre, si nuk te vjen turp qe komenton me kete gjuhe te piset, i paedukate

    2. Xhafer says:

      Bravo Lorenc ????, njerez si ty, kaq realist, jane te paket ne kete vend ku jetojme

  10. vaso says:

    Konstatim nga njeri nga ata qe e shohim 30 vjet ne tv.
    -Kerkon te drejten edhe per 30 vjet te tjera.Me DOKTORIN linden,me DOKTORIN do vdesin.

  11. Viktor says:

    Enveri e bote mir..merr 10 shkon ne universitet. Tani esht skandal te gjith me diploma. Esht nje piramid si e Sudes. Rroft Nain Henri Cili.

  12. Ai says:

    1- Dea nuk gjen pune ne 90% te shteteve ane e mbane botes
    2-Shikoni qimen tek tjetri por traun tek vetja juaj…jooo
    3- Mas-media quheni…domethene informacini i mases…i te gjitheve.
    Ku ishtit ju vangjeli&co tere keto vite?!
    4-Shkrimi qendron dhe eshte teper i sakte.
    5-Me vjen keq qe po e them….por protesta eshte politike dhe NUK KA PER TE ZGJIDHUR ASGJEEE!

  13. Luli says:

    Trajtim korrekt. Shqiperise nuk i nevojiten kaq shume universitar. Jemi vend i varfer dhe leku duhet mireadministruar. Sejcili zot vetes, Jo syte vetem nga qesja e shtetit.

  14. Petrol says:

    Ne fakt problemi zgjidhet thjesht me zbatimin e parimit: ”Ne shtetin ku sundon ligji, qe zbatohet njesoj per te gjithe, edhe njerezit e ligj detyrohen te bejne pune te mira.” Mjafton qe populli nepermjet komuniteteve te ndergjegjesuara te kontrollojne, burokratet, individin (klanet) dhe te zbatohet ligji per te detyruar te shpaguaje kedo qe demton shoqerine. E pabesueshme qe derdellitet kaq shume per mungese fondesh nga shteti , kur vete institucioni i tij i kontrollit provon qe jane grabitur e shperdoruar gati 1 miliard euro te popullit , nderkohe qe atij i kerkohet te paguaje edhe me shume taksa edhe te kerkoje me pak te drejta! Populli e studentet kane te drejte te kerkojne llogari, ligjerisht e publikisht, per te gjitha shpenzimet e projekteve e ndertimeve qe behen nga shteti, i cili nuk ka perse t’ia fshehe.

  15. Musa says:

    Duhet te krijohet Ajka e Kombit prej nje perfaqesie 30 veta,7-9 te perhershem.Keta te jene Akademike,Inetelektuale mbarekombetar.Qellimi unifikimi i kombit,qendrojne mbi te tjere vrojtojne, keshillojne jeten ,ekonomike,politike,fetare te Kombit Shqiptar kudo qe jeton aty dhe ne bote.Keta TEMPULLARE armen kryesore kane keshillen orientuse te cdo qelize Shqiptare,moszbatim i keshillave vepron Popullin.
    Po nuk u krijua kjo strukture aty I keni ata Politikane vetem do pastrojne Kostumet veprimet njelloj.
    SHQIPETARE NDRYSHOJENI SITUATEN.

  16. BALLI KOMBETAR says:

    KETA te talentuarit dhe qe jane me te gjitha 10,,,,,,duhet tu sigurohet direct puna ne administrate dhe ne firma–banka serioze,,,,nuk kemi pse I leme keta njerez te talentuar rrugeve te europes,,,,,eshte e turpshme,,,,gazetari ka shume te drejte,,,,ka shume njerez ne administrate pa universitet ,,,,shume kryetar bashkish apo deputete nuk kane shkolle fare,,,ose e kane marre fallco pa shkuar asnje dite ne shkolle…..//////

  17. Zani says:

    Te shkruash per Shqiperin dhe shqiptaret edhe nje njeri pa shkolle e bene sote se çdogje eshte thene dhe sterthen, me çdogje te keqe perballet çdo njeri i thjeshte qe ska asnje mike qe nuk do te paguaj rrushfet. Problemi kryesor eshte se kush bene nje plan dhe ta zbatoje se si mund te dalim nga kjo situat.
    Korrupsioni factori kryesor i largimit te shqiptarve, moskthimi i tyre per investim.

  18. Ben says:

    Edhe tI je nje Hipokrit! Ke bere ndonje gje per te ndyshuar gjendjen! Ka mundesi te beni shkrime me analiza, fakte, dhe mendimi sesi te ndryshohet Shoqeria? Ne ne perendim e dime shume mire qe po thuaj se 100% e Shqiptareve qe marrin ndonje post pushteti e marrin per perfitim personal. Ata qe thone te kunderten genjejne veten dhe ata qe duan te genjehen. Edhe gazetaret apo analistet marrin rrogat duke folur si u vjen per mbare.

  19. I VESHUR BUKUR says:

    Me atlete të bardha të markës ADIDAS.

  20. shefi 55 says:

    Po, shume dakorte , bile do te jepja dhe mendim se si duhet te rinovoht shkolla e Larte .
    Sigurisht duke ruajtuar gradualitetin : -Dy deget Juridike dhe mjeksi te te gjitha llojeve te ishin monopol i shtetit.
    universitetet ekzistuese te mos mbylleshin , por tu jepej drejtim i caktuar P.Sh:
    1-Gjirokastra , Elbasani dhe Shkodra vetem per profesionin e mesuesise per ciklin e ulet dhe te mesem.
    2-Vlora vetem marine dhe aviacion.
    3-Durresi vetem turizem dhe peshkim.
    4-Korca vetem bujqesi te te gjitha profileve.
    5-Universitetet private tu vihej kriter nota mesatare mbi 7 dhe do te mbylleshin vete ( do te falimentonin).
    Universiteti shteteror mesatare mbi 7.5, keshtu nuk ka nevoj te mbyllesh asgje. Kush meriton te vazhdoje shkolle.

  21. @autori says:

    Si perfundim i artikull shkruesit, te gjithe jane hipokrite? Edhe studentet? E vendosen vete studentet fatin e tyre, apo u detyruan nga politika te bejne zgjedhjen e gabuar? Kush e ka penguar Ramen dhe paraardhesit e tij te ruajne dhe promovojne meritokracine ne aresim dhe ne te gjitha institucionet e shtetit? Studentet? Apo prinderit e tyre? Perse jane dhe duhen politikanet qe kane pushtetin dhe parate e taksapaguesve? Per te vjedhur e mashtruar popullin e tyre? Pastaj te thone, me mbeshtetjen e kazanit mediatik te gazetareve mercenare, se faji eshte i te gjitheve? Jo, i dashur Lorenc! Qeveria dhe politika e kane degjeneruar situaten deri ketu dhe studenteve ashtu sikurse dhjetra mijra te pa legalizuarve duhet t’ja u zgjidhin sa me pare kerkesat dhe pastaj te marrin masat per parandalimin e fenomeneve negative ne shoqerine shqiptare. Pergjegjesia e shtetareve duhet pranuar dhe gjykuar nga populli!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje