Arabia Saudite hedh poshtë rezolutën e Senatit të SHBA-së për vrasjen e Khashoggit

17 Dhjetor 2018, 10:55Bota TEMA

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë hedhur poshtë rezolutën e Senatit të SHBA-së, në të cilën princi i kurorës të Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman akuzohet për vrasjen brutale të gazetarit Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency.

Të enjten, Senati miratoi rezolutën që kërkonte t’i jepet fund ndihmës amerikane për forcat e koalicionit saudit në Jemen.

Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite hodhi poshtë akuzat që Senati i dërgoi princit Bin Salman duke i konsideruar si të pabaza.

Deklarata gjithashtu potencon se rezoluta paraqet ndërhyrjen e Senatit në punët e brendshme të Arabisë Saudite dhe rrezikon rolin rajonal dhe global të Mbretërisë saudite.

“Kategorikisht hedhim poshtë çdo ndërhyrje në punët tona të brendshme si dhe akuzën në llogari të udhëheqjes sonë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë Saudite.

Khashoggi, gazetar dhe kolumnist i “The Washington Post”, u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Prokuroria turke gjeti se ai u mbyt pasi hyri në konsullatë dhe se trupi i tij u copëtua dhe shkatërrua.

Autoritetet saudite më vonë pranuan se Khashoggi u vra pa u larguar nga konsullata, siç pretendonin fillimisht.

Hetimi i çështjes është ende në vazhdim me theks në kërkimin e mbetjeve të Khashoggit.

Agjencia amerikane e inteligjencës (CIA) njoftoi se urdhrin për vrasjen e Khashoggi e ka dhënë princi i kurorës saudite, Muhammed bin Salman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje