Detaje nga mbledhja e grupit të PS, Rama vërejtje ministrave: Shkoni në komisione si Mona në dasmë

17 Dhjetor 2018, 11:54Politika TEMA

Sërish debate në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku janë shprehur pakënaqësi te pjesëmarrja e ministrave në Komisionet parlamentare.

Ka qenë deputeti socialist Pjerin Ndreu i cili ngriti shqetësimin për sjelljen e ministrave duke deklaruar se e personalizojnë debatin.

“Duhet që me ministrat të koordinohemi. Kemi marrëveshjen e llogaridhënies. Vijnë në komision dhe debatohet kundërshtohet. E personalizojnë debatin, ju ngel hatri. Bëjnë komente pa lidhje. Ne jemi aty si ekspertë të fushës”, tha Ndreu.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dhe i ka dhënë të drejtë Ndreut ku ironizon edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

“Pjerini jo ka te drejte, por ka shume te drejte. Megjithatë, të isha unë nuk i miratoja pa koordinim”, tha Rama.

Më pas, shefi i qeverisë iu drejtua ministrave me fjalët “Shkoni në komisione si Mona në dasmë”.(TemA)

2 komente në “Detaje nga mbledhja e grupit të PS, Rama vërejtje ministrave: Shkoni në komisione si Mona në dasmë”

  1. On says:

    O trim…disa ministra e drejtore te medhenj leviz…sepse jane vertet te dobet

  2. Neutrino says:

    Kuptohet Mona eshte p…. Pra, shkoni si p…. ne dasem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje