Ditelindja e parë e Veliajt si baba, ja fotoja me Ajolën dhe Kajanin e vogël

17 Dhjetor 2018, 10:52Lifestyle TEMA

I pari i qytetit të Tiranës, Erion Veliaj ka festuar 39- vjetorin e lindjes.

Por kjo ditëlindje ka qenë ndryshe për kreun e Bashkisë së Tiranës, I cili dy muaj më parë u bë baba për herë të parë.

Ai ka zgjedhur që të falenderojë të gjithë miqtë e tij për urimet që i kanë bërë në ditën e lindjes përmes një fotoje të veçantë familjare ku është bashkë me Ajolën dhe djalin e tyre të vogël, Kajanin.

 “Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë. E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund – Eri, Ajo & Kai”, shkruan Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje