Myslim Murrizi si deputet unisex!

17 Dhjetor 2018, 17:15Blog TEMA

Nga Ilirjan Blloshmi

Deputeti i PD-së, Z. Myslim Murrizi, paska thënë se në PD, janë mbledhur të gjithë bijtw e komunisteve.

Shumë mirë paska bërë Myslimi. Më në fund tha dicka që është e vertetë, që askush nuk e thoshte.

Por Myslimi bie në kundërshtim me veten në këtë pike. Ose më sakte, Myslimi do të klasifikohet tek ata njerzit që quhen unisex (kjo nuk ka të bëjë me prirjet seksuale).

Në shumë vënde të Europës dhe SHBA, ka banja që shkrujanë unisex, ku mund të shkojë njëkosisht Myslimi dhe Kristi Pinderi, e kjo gjë është normale.

Por le të kthemi tek Z.Murrizi. Para disa kohësh te thoje një gjë per Bashën apo politikat e tij në krye të PD-së, Myslimi të “bënte hasëm”.

Myslimi kishte rënë në grackën e Bashës (Lulzim Basha kur ulet në kafe me deputetët e tij, ju thotë “Ty do të bëjë ministër, prandaj bëhu aktiv”.

Pra Myslimit po ti thoje që në grupin e PD-së ka bij komunistash te hakërrehëj si i marrë.

Po të shaje Ervin Salijanin (ky do jetë ministër i Brëndshëm), do kacafyteshe me Myslimin.

Pra në këtë pikë Myslimi shkonte vetëm tek banja ku lexonte “burra”.

Por por….

Tani ujrat morën tjetër udhë, Myslimi nuk është më i zgjedhuri i Bashës (zgjedhjet e fundit per kryetar të PD-së në Lushnje e vërtetuan) logjikisht nuk do jetë as minister i Bujqesisë (ashtu si ja kishte premtuar Basha).

Tani Myslimi nuk e can më kokën as po i shave Salijanin, nuk flet më as për policinë, as për korrupsionin.

Tani Myslimi flet për komunistët e PD-së.

Tani Myslimi nuk i do ata, pra ata janë e keqia e PD-së.

Pra duke parë këto ngjarje, Myslimi nuk e ka problem të shkojë tek banja që lexon unisex.

Ky lloj larvëzimi tregon se cfarë politikanësh kemi, qoftë tek ata të pushtetit, qoftë tek ata të opozitës.

Të paktën Myslimi e tregoj se është një politikan unisex.

Ndoshta është frymëzuar nga Basha dhe Salijani.

1 komente në “Myslim Murrizi si deputet unisex!”

  1. Jimi says:

    Ilir! E konsideroj ofeze te merrem e te shkruaj, apo lexoj gjithcka qe ka te bej me Mysylymin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje