Të gjithë drejt Shqipërisë: Zviceranët do të popullojnë plazhet shqiptare në 2019

17 Dhjetor 2018, 10:44Turizëm TEMA

Zviceranët pritet të mbushin plazhet shqiptare vitin e ardhshëm. Lajmin e jep një ndër mediat zvicerane më të njohura, Tagesanzeiger.

Arsyet, sipas tyre, lidhen me faktin se operatorët turistikë kanë shtuar si destinacion Shqipërinë në programin veror 2019 dhe shpresojnë që të ketë sa më shumë rezervime.

Nuk është për t’u befasuar që Shqipëria, është një destinacion për vitin 2019 dhe operatorët e kanë vënë në katalogët e tyre.

Dikur një vend i izoluar në kohën e komunizmit, tashmë vendi po lulëzon nga turizmi. Kështu thotë edhe Nicole Pfammatter, përgjegjës për pushimet në “Hotelplan Suisse”.

Sipas tij, plazhet janë shumë të bukura, çmimet janë të mira në bazë të standardit dhe shqiptarët i presin shumë mirë turistët. Në Durrës dhe Sarandë, dy vendpushimet e mëdha bregdetare, ka hotele me 3 dhe 4 yje.

Por kujdes! Ai gjithashtu kërkon mirëkuptim nëse shërbimi nuk është edhe aq cilësor. Por, ai e pranon se Shqipëria është përfshirë në katalogët e tyre, për shkak se Edelweiss dhe Germania fluturojnë në Tiranë dhe garantojnë një sasi të caktuar vizitorësh.

Artikulli me shkurtime:

Alpinistët dhe udhëtarët në autobusë u kthyen me entuziazëm. Nuk është çudi që tani operatorët më të mëdhenj turistikë kanë vënë Shqipërinë nën shënjestër: Nga vera 2019 ata do të nisin të organizojnë pushimet në plazhet shqiptare në Ballkan, ku diktatori Enver Hoxha ka praktikuar një formë të çuditshme të komunizmit dhe e kaloi ‘perandorinë e tij’ duke ndërtuar bunkerë, nga frika pushtimin e NATO-s ose ‘të jashtëtokësorëve’. Shqipëria ka mbetur terren i paeksploruar, ku turizmi po nis të lulëzojë.

Nicole Pfammatter, përgjegjës i Hotelplan Suisse konfirmoi: “Plazhet janë shumë të bukur, jemi të habitur nga raporti çmim-performancë, dhe shqiptarët janë shumë të mikpritës. Hotelet në Durrës dhe Sarandë, janë thuajse të gjithë me standarde me tre dhe katër yje.

“Bëjeni një sy qorr qoftë se shërbimi nuk është shumë i mirë”, thotë kështu Nicole Pfammatter Shqipërinë, duke u kërkuar mirëkuptimin turistëve nga ky vend i vogël.

Shqipëria është përfshirë në programet e pushimit për plazhe sepse Edelweiss dhe Germania fluturojnë në Tiranë dhe garantojnë një udhëtim komod.

Durrësi është 45 minuta nga aeroporti dhe krenohet me një plazh 12 kilometërsh. Saranda ka karakteristika mesdhetare.

Vendpushimi në Shqipërinë e Jugut arrihet më mirë me traget nga Korfuzi. Ishulli grek, nga ana e tij, duhet të bëhet destinacioni tjetër i trendit të verës së ardhshme, flasim përfaqësuesit e agjencive turistike..

“Ne e kemi zgjeruar programin tonë duke i shtuar Rivierës Shqiptare edhe Korfuzin”, konfirmon Dieter Zümpel, CEO i DER Touristik Suisse dhe mjeshtër i markave Kuoni dhe Helvetic Tours. “Shumë kanë investuar në industrinë e hoteleve në Korfuz. Natyra dhe plazhet plotësojnë standardet e larta”

Me Shqipërinë, një nga pikat e fundit të bardha në hartën turistike zvicerane, agjencitë mendojnë se kanë ezauruar alternativat e reja. Dhe me Turqinë, një nga lojtarët e mëdhenj mendohet se zviceranët do të udhëtojnë shumë vitin e ardhshëm.(monitor)

1 komente në “Të gjithë drejt Shqipërisë: Zviceranët do të popullojnë plazhet shqiptare në 2019”

  1. Al paci says:

    Po ca flisni se lat kokrren e namit, gjeni na nje shkrim neper gazetat evropiane dhe na i nxirni si arritje. Kur raliteti eshte krejte ndryshe ne gjermani ku eshte tregu me i mathe i turisteve te plazhit ne evrope ne kater qytete te mbedha qe shkova shikoja zyra te mbedha turistike qe kishin oferta nga cdo an e globit kurse shqipria nuk ekzistonte fare ne menyne e tyre, dhe kur i pyesje ngelnin si te habiitur qe po kerkonte dikush te shkonte ne shqiperi. Te mbajm forte kosovare shqiptaret e maqedonise dhe emigrantet qe na i varin se po te jete per zvicerjanet dhe evropiano verioret falimenton turizmi shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje