Ervin, digje mandatin!

18 Dhjetor 2018, 16:13Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Ervini sërish ka dalë flamurtari i nismave dhe ideve “inovatore” brënda PD, duke propozuar së fundi por pa sukses “djegjen e mandateve e bashkimin me protestën e studentëve”. Madje Ervini i i ka dalë kundër edhe Doktorit, pasi ky i fundit kërkoi rikthimin në Parlament. Digje mandatin Ervin, nise nga mandati yt, sepse ndoshta do të korrigjosh diçka të rëndësishme brënda vehtes.

Por druaj se pa mandatin e deputetit, ti dhe shokët e tu do të mbeteni si “shkopinj të thatë”, do të mbeteni të vetmuar, tek dera e kryetarit duke u jargavitur pas tij, në pritjen e gjatë për të gjetur një vend në listat e reja të 2021. Digje mandatin Ervin, për ti treguar Lulzimit dhe demokratëve sa vlen, kush je, dhe çfarë je në gjendje të bësh ti për “kauzën e madhe të opozitës”, por mos u bëj lodra e kryetarit tënd.

Ti dhe Ervinët e tjerë të Lulzimit, nuk keni këllqe të digjni mandate, nuk keni kurajo dhe moral të digjni mandate, sepse e di fare mirë ti, se nuk mund ti fitoni më kurrë ato, plus kostove të tjera. Digje mandatin ti i pari Ervin, sepse duhej ta kishe “djegur” kur dështove dhe u diskreditove me Babalen, kur u denoncove për “kallëzimin e rremë” , apo edhe për të tjera “ndodhira” të pakëndshme brënda partisë, asaj PD-je që katranose ti dhe kryetari yt. Digje mandatin ti i pari Ervin, dhe pas teje shpresoj të vijnë Ervinët e tjerë, ata me të cilët ke 1 vit e gjysëm që merresh me montazhe CD, video-përgjimesh, ata me të cilët ti, po luan cingllash me partinë e lirive dhe atyre mijëra demokratëve që u zhgënjyen nga prurjet si ti, të kryetarit tënd.

Digje mandatin Ervin, dhe mos e humb shpresën dhe kurajon, se ndoshta Lulzimi, në listat e reja mund të të gjejë një vend për ty, edhe në 2021. Digje mandatin Ervin, për të treguar sa e do ti “PD, opozitën Astirin dhe studentët”, por mos u largo shumë nga partia sepse je “zbulimi dhe resursi më i rrallë” i saj. Digje mandatin Ervin, por rikthehu, bëj një xhiro tek zona tënde elektorale në Korçë, atje ku edhe e “fitove” atë, dhe shpjegohu atyre gjithçka ke bërë sa ishe deputet, duke e nisur nga përgjegjësitë e pambajtura nga ti dhe kryetari yt, nga premtimet e (pa) mbajtura, nga videopërgjimet që diskredituan PD, dhe deri tek gjoja sherret me kryeministrin në foltoren e Parlamentit.

Digje mandatin Ervin dhe bëhu njëherë burrë , për ti treguar Korçës dhe Lulzimit se “ti nuk luan me parimet e demokracisë dhe idealin e saj”. Digje mandatin ti i pari Ervin, për ti treguar kryetarit, dhe atyre që e mbajnë mëndjen tek rroga edhe pse kanë miliona, për ti treguar edhe aleatëve të partisë tënde, sa vlejnë ata dhe partia që mbajnë për hir të siglës duke blerë vota në fushata. Digje mandatin ti i pari Ervin, por mendoj se, qysh të nesërmen do të të mbyllet dera e SHQUPI-t, madje edhe dera e zyrës ku montuat CD e Babales, dhe atëhere do të zhgënjehesh edhe ti nga Lulzimi, pasi do të jesh thjesht një i pavlerë për të.

11 komente në “Ervin, digje mandatin!”

  1. votren says:

    Edhe ky gazetari duhet te kete qene i pire me sa duket.Te merresh kaq gjate me nje kalama eshte e tepert dhe humbje kohe.

  2. Johani says:

    Te lumt zoti Ajazi pot kujt i drejtohesh nje te djeguri e te pavleri si salianji qe ska qenef pos PD-s dhe pastruesit te saj lul bashes,prandaj zoti Ajazi jam i sigurt se qenefi pos eres salianji nuk merr vesh gje tjeter, lere salianjin ku e ke gjetur veten se me djegie apo pa ai eshte tersisht i djegur dhe i terur qe çdo shqiptar ia ka nuhatur eren prandaj kudo qe te shkoi salianji era qenef do ti vie.

  3. Pede sali anusi diten e enjte e siguron edhe 6 muaj rrogen qyl nga ky popull koti

  4. Bledi says:

    Ky djeg vetëm rondelen e Grides

  5. Monitor says:

    Pse budalla eshte Ervini!

  6. salianji pederast says:

    Qe te mirresh me kete pederast haleje eshte me skandaloze ne kete bote.Ky pederast eshte nje kermill haleje me kete babale pederaste mos ja shikoni fytyren,ky pederast eshte bere dhe trim i hales,karkadhiu i miut.

  7. Eftipidhi says:

    Ky vetem se e ben kurazi me Lulin, se per Griden nuk ka sume ky. Grida do sume, sume tamomce jo bythelepuri.

  8. alma tirane says:

    bravoooo— nje shkrim qe e prinin te gjithe per keto fytyra te ndryra.

  9. rexha 10 says:

    KUSHE KA ME SHUME TRU TI APO AI QE KE NE DORE?
    JENI BERE SI MANIKIN ,.VLENE TE SHKOSHE TEKE DYQANET KU SHITEN ::RROBA PER GRA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje